Author: tirana

Ergi Dini do të festonte ditën e sotme 26-vjetorin e lindjes nëse do të ishte ende në këtë botë. Artistit të ndjerë ju pre jeta në mes në lule të rinisë në vitin 2016-të pas një aksidenti tragjik me motor. Ergi kishte një lidhje shumë të ngushtë me motrën e tij, Barbanën, e cila sot i ka bërë një dedikim vëllait, me të cilin na theu zemrat të gjithëve. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një fotografi të Ergit dhe fjalët që i ka kushtuar janë shumë prekëse. “Sot është dita jote e lindjes! Sa dhimbje e madhe është të kesh…

Read More

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri janë kryer 1398 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 257 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.   Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:83 raste në Tiranë,29 në Fier,27 në Durrës,20 në Shkodër,14 në Korçë,12 në Berat,11 në Elbasan,8 në Mirditë,7 në Lushnje,6 në Tropojë,nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë,3 në Kukës, Kavajënga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër,…

Read More

Në 19 tetor festojnë ditëlindjen dy personazhe të njohur, Lori Hoxha dhe Valdrin Sahiti. Siç duket për këtë vit ata të dy kanë bërë plane të mëdha dhe kanë paralajmëruar fansat të përgatiten për një festë. Valdrini ka publikuar në Instagram një foto të tij dhe ka zbuluar se bashkë me Lorin kanë menduar të organizojnë një festë për ditën e tyre më të rëndësishme. “Sikur kishim në plan një festë”, ka shkruar Valdrini duke përmendur në postim Lorin. Kjo e fundit ka ndarë postimin e tij në adresën e saj dhe i është përgjigjur: “Gati më ke”. Dyshja nuk…

Read More

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka kujtuar me një foto të atin e ndjerë. Ajo shfaqet në foto me babain e saj në ditën e dasmës. Ajola në postimin e saj shprehet se ai ishte një njeri i mrekullueshëm dhe se i mungon. “Mendje e mahnitshme dhe shpirti më i mirë. Më mungon,” shkruan Ajola në postimin e saj. Kujtojmë se publicisti i njohur Arben Xoxa u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin.

Read More

Kryeministri Edi Rama prezanton platformën “deputetët që duam”. Ai nuk ka nguruar që të flasë edhe për vendimin për vendosjen e maskës me detyrim, ku ka zbuluar porosinë për Policinë e Shtetit. Por tërheqjes së vëmendjes nga Rama për vendosjen e maskës nuk i ka shpëtuar as Taulant Balla. Ai ka refuzuar që t’i përgjigjet pyetjes së gazetares, deri në momentin që Balla do të vendosë maskën. “Sa të vërë Taulanti maskën do të kthejë përgjigje”, tha Rama. Balla pas këtij reagimi nga kryeministri ka vendosur maskën.

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social për zbatimin e vendimit të qeverisë për mbajtjen e maskave edhe në ambientet e hapura. Rama shkruan se është shumë i kënaqur me të gjithë, duke i falenderuar përzemërsisht. Ligjit i është bindur edhe djali i kryeminitrit, Greg Rama, i cili ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet me maskë në makinë. Vihet re që maska e tij është e frikshme dhe ndryshe nga të tjerat. 

Read More

Stresi është bërë pak nostalgjik ditën e sotme pasi ka ndarë në Instagram një foto të vjetër në rrugët e lagjes. Mirëpo, nëse menduat se edhe kjo i përket kohës kur ai sillej me ‘naçut’, na falni por këtë herë po ju zhgënjejmë…për mirë. Reperi i dashur ka rikujtuar sot kohët kur ngacmonte Keisin, pikërisht në lagjen e tyre, duke shkuar shumë kohë pas, pikërisht në fillesat e lidhjes. “Koha kur ngacmoja Keisin!”- ka shkruar reperi me nota humori.

Read More

Një nga pasojat më të dhimbshme që solli pandemia është mbyllja e kufijve dhe heqja e mundësisë për të udhëtuar. Na e merr mendja se ndër personat që po e vuajnë më shumë këtë gjë janë Marina dhe Getoari që arratiseshin shpesh në cepe të ndryshme të botës. Por, pritjes i ka ardhur fundi dhe pas kaq shumë muajsh çifti simpatik i është rikthyer udhëtimeve. Ditën e djeshme ata ndanë disa postime me fansat ku shiheshin në aeroplan, por pa na e zbuluar destinacionin. Megjithatë, moderatorja na ka treguar sot se ndodhen në Milano. Ata po qëndrojnë në një nga…

Read More

Duket se kryeministri Rama tashmë e ka bërë rrugë që t’i drejtohet gazetareve me togfjalshin “vdeksha unë për ty”. Ditën e somte ai i është drejtuar gazetarës së Syri.net me të njëjtat fjalë që ia drejtoi gazetares së A2 Cnn, ku u shpreh “Vdeksha unë për ty dhe Bashën”. Rama shquhet për batutat që i hedh ndonjëherë gazetarëve.

Read More

Një tjetër nënsekretar amerikan, këtë herë përgjegjës për kulturën dhe edukimin, trokiti në zyrën e Edi Ramës, që vetëm pak ditë më parë kishte pritur një prej përfaqësuesve më të lartë të Uashingtonit për çështjet e energjisë. Marie Royce njoftoi kryeministrin se ajo nuk do të ishte e fundit. “Programet e shkëmbimit janë mënyra më e mirë për shqiptaret dhe amerikanët për të mësuar kultura të tjera, për të bërë miqësi dhe zhvilluar aftësitë, ju do të shihni shumë amerikanë këtu në Shqipëri, ju garantoj”, deklaroi nënsekretarja. Rama pranoi se shqiptarët ishin mësuar të shikonin Amerikën si superfuqi në…

Read More

Për rreth 20 minuta pilotët e avionit ku gjendej ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias qëndroi duke u rrotulluar në ajër për shkak se autoritetet e Turqisë nuk i dhanë leje që të kalojë në hapësirën e tyre ajrore. Greqia pritet të lëshojë një notë proteste lidhur me këtë ngjarje, ndërsa nga ana tjetër Turqia mohon që mos dhënia e lejes të ketë ardhur qëllimisht. Në një deklaratë të fundit, Hami Aksoy, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke, u përgjigj se nuk ishte e vërtetë që avioni i Dendias u vonua qëllimisht. Përkundrazi, siç thotë ai, ata ishin të interesuar…

Read More

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të PS ka prezantuar nga selia rozë plaftormën dixhitale online ‘’Deputeti që duam’’. Kjo platformë do të nxjerrë një vlerësim për çdo deputet të PS të mandatit të fundit për performancën e tij në këto 4 vite. Vlerësimi do të jetë nga 1-5 teksa ndahet në 3 faza, nëntor, janar dhe shkurt teksa deputetët do të kenë mundësi të përmirësojnë vlerësimet. Në këtë platformë mund të votojnë si anëtarët e PS dhe qytetarët. Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama, ftoi të gjithë ata persona që kishin ide, dëshirë dhe pasion për të qenë…

Read More