Skandali në Barbullinjë të Lushnjes , ka tronditur gjithë vendin, ku gjyshi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij 13-vjeçare. Ka qenë nëna e vajës e cila ka denoncuar ngjarjen e rëndë, ku vjehrri i saj Rifat C. bënte veprime të turpshme. Gazetari i emisionit “Shqipëria Live” ka shkuar në fshat për të mësuar më shumë në lidhje me ngjarjen, ku ka takuar dy prej fqinjëve të tij. Ata thonë se ai pinte alkool, rrinte i dehur dhe ishte njeri me probleme mendore. “Ka probleme mendore, ka qenë i pirë, ka tentuar, por e kanë vizituar vajzën dhe…
Author: tirana
Miliona persona në Londër, Eseks, Jork dhe zona tjera përballen me kategorinë e dytë të masave kufizuese kundër koronavirusit nga dita e shtunë, ka thënë Sekretari britanik për Shëndetësi, Matt Hancock. Kjo nënkupton që më shumë se gjysma e popullsisë së Anglisë do të jetojë me kufizime tejet të rrepta, me qëllim të parandalimit të sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus. Kategoria e dytë e masave kufizuese parasheh ndalesë të takimeve brenda ambienteve shtëpiake, duke përfshirë baret dhe restorantet. Ndërkohë autoritetet janë duke shqyrtuar mundësitë që edhe zona e Mançesterit të shtrëngojë masat. Teksa ka bërë të ditur vendimin, Sekretari…
Nga sot, mbajtja e maskës në Shqipëri është bërë me detyrim edhe në rrugë. Në të kundërt, gjobiteni. Por rrjeti e sheh me ironi këtë masë, për shkak se maska është bërë me detyrim në rrugë, por në kafe dhe restorante nuk duhet mbajtur.
Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshti tek gratë. Ai mund të gjendet në çdo moshë, por shumica e rasteve gjendet në gratë në moshë mbi 50 vjeç. Kanceri i gjirit mund të gjendet dhe tek burrat por është shumë i rrallë. Por ka një shpresë se kanceri i gjirit mund të zbulohet në faza të hershme dhe të trajtohet. Në një intervistë për Tirananews.al, pikërisht në muajin e luftës kundër kancerit të gjirit mjekja onkologe Anila Pema tregon se cilët janë faktorët e riskut, si të kontrollohemi para se të prekemi nga kjo sëmundje, por edhe si ta…
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur ‘flakë për flakë’ akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha të hedhura në drejtim të qeverisë së tij. Përmes disa postimeve në Twitter, Rama e ka ironizuar Bashën dhe ia ka bërë të qartë se më 25 prill do të mërzitet shumë se shqiptarë nuk kthehen më tek plehrat e Lulit. “Po ç’është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat o Lulëzim?!Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndërr i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i…
Grupi organizator bën me dije se Panairi i Librit i parashikuar për më 12-15 nëntor 2020 nuk do të mbahet. Kjo, për shkak se Ministria e Shëndetësisë ka kthyer përgjigje negative, nëse mund të mbahet ky event. MSH shprehet se përgjigja është negative “për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi”. Njoftimi i grupit organizator: Të dashur kolegë botues, librarë, ekspozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës, ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23…
Fotoja që po shikoni tregon fletën e gjobës, që nga nesër çdo efektiv policie do ta ketë me vete, për të ndëshkuar qytetarët, që do të guxojnë të dalin në rrugë, pa vendosur maskën anti-covid. Fleta e gjobës, do të plotësohet me të dhënat tuaja dhe me vlerën e gjobës, në varësi të herës apo përsëritjes së shkeljes dhe do të shtohet në faturën e energjisë elektrikë, për t’ju ardhur në shtëpi, në fund të muajit.
Siç e dimë të gjithë, stresi mund të jetë mjaft i rrezikshëm, veçanërisht për ndikimin që mund të ketë tek ne. Në shoqërinë moderne, koha e lirë për veten tonë është gjithnjë e më e vogël dhe stresi është gjithmonë pranë, i gatshëm të na sulmojë. Është i pashmangshëm, herët a vonë të gjithë e përjetojmë, ose për një ngjarje negative, ose për një ndryshim të madh në jetën tonë, ose për një përgjegjësi të re të marrë. Me siguri stresi afatshkurtër, ai që zgjat disa ditë, është thelbësor për rritjen tonë, por nëse bëhet afatgjatë, mund të na krijojë…
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi se ka informacione të sakta se kush do të jetë trashëgimtari i Partisë Socialiste, pas largimit të kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për FaxNews, kryemadhi tha se pas Ramës, drejtimin e PS-së do ta marrë Erion Veliaj, Taulant Balla ose ndonjë grua. Për këtë të fundit, Kryemadhi nuk dha asnjë emër. Pjesë nga Intervista Bejdo Male: Ka zëra që më shumë shqetësim i Edi Ramës është Erion Veliaj, sepse nëse fiton mandat të tretë Edi Rama, Erion Veliaj duke ju konsumuar dy mandate del jashtë PS-së, kur ai e ka shpallur veten trashëgimtar të…
Rikthehet në Francë gjendja e emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë së koronavirusit, me anë të një dekreti që u miratua nga këshilli i ministrave. Ky vendim tashmë i jep mundësinë qeverisë të vendosë masa urgjente për të parandaluar përhapjen e pandemisë, duke përfshirë këtu dhe lëvizjen e qytetarëve. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi nga ora 21:00 deri në 06:00 në Paris dhe tetë qytete të tjerë për të kontrolluar përhapjen e shpejtë të koronavirusit në vend. Rregulli do të hyjë në fuqi nga e Shtuna dhe do të zgjasë për të…
Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se ai si mjek i qëndron versionit të tij të parë, se maska në ambientet publike nuk duhet vendosur, pasi njerëzit nuk infektohen nga ajri i jashtëm i pastër. I ftuar në “Open”, Pipero tha se maska, sipas tij, duhet vendosur në ambiente të mbyllura dhe në momentet që ka grumbull njerëzish. Pjesë nga biseda Pëllumb Pipero: I qëndroj versionit tim të parë. Për mendimin tim, masak duhet vënë në momentin që je në grumbull njerzish, në ambiente të brendshem, etj. Virusi qarkullon me qytetarët, me ne, jo jashtë nesh. ajri i jashtëm është i…
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë bën me dije se ditën e nesërme, më datë 15 tetor 2020, Zyra Konsullore e saj do të pezullojë përkohësisht të gjitha shërbimet. Shkak për këtë është bërë identifikimi i një rasti pozitiv me Covid-19 në këtë institucion. Ambasada shqiptare thekson se po merren të gjitha masat për dezinfektimin e të gjitha mjediseve. “Mbetemi në pritje të rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, për të gjithë punonjësit e Ambasadës në Romë, në mënyrë që të rifillojmë shërbimin sa më parë dhe me masat e nevojshme të sigurisë”, thuhet në njoftimin e saj.…