Greqia ka vendosur përdorimin e armëve me valë zanore në kufijtë e saj me Turqinë, për të ndaluar emigrantët e paligjshëm të kalojnë në Evropë. Arma me valë zanore, e krijuar fillimisht për komunikime në distanca të largëta, është menduar të përdoret si një metodë e duhur për të kontrolluar turmat e emigrantëve. Pajisjet tanimë janë vendosur në provincën greke të Alexandroupolis, përgjatë lumit Maritsa, i cili përshkon Ballkanin dhe Evropën Juglindore. Këto pajisje njihen si armë sepse mund të lëshojnë valë aq të fuqishme zanore sa të shkaktojnë dhimbje dhe tronditje në trupin e njeriut. Plani kryesor i Greqisë…
Author: tirana
Mariana Kondi ka treguar se si e ka ngacmuar bashkëshorti që ka sot, në rininë e saj. Teksa kishte me vete dhe bluzën me të cilën e njohu, Mariana tregoi historinë e famshme të xhiros nga Rruga e Durrësit, tek Korpusi. E ftuar në studion e emisionit ‘Rudina’, ajo tha se me atë bluzë, mbi të cilën shkruhet ‘Sega la legna’ (sharrojmë një drasë), ishte ngacmuar në fillimet e saj me të shoqin. Ky I fundit, e kishte ngacmuar me shprehjen që shkruante mbi bluzë duke i thënë: ua çfarë dërrase! Por, Kondi, kishte menduar se bazuar në këto shprehje,…
Polici, Timothy Brehmer ishte në lidhje intime të fshehtë me një infermiere. Ai tashmë është në gjyq për vrasjen e infermieres Claire Parry, nënë e dy fëmijëve, në një Citroen C1 gri, pasi ajo e kërcënoi se do të zbulonte lidhjen e tyre 10-vjeçare tek gruaja e tij, Martha. Pamjet e sigurisë kanë kapur momentin kur polici doli nga makina dhe u ul në një park makinash duke qarë, ndërsa ishte i rrethuar me ekipet e emergjencës. Brehmer më pas është marrë në pjesën e pasme të ambulancës, pasi dyshohet se ka goditur veten me thikë në krah. Gjykatës u…
Konflikti i armatosur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për të vënë nën kontroll Nagorno-Karabakh është përshkallëzuar duke i ka marrë jetën 500 personave. Farid Shafiyev, kreu i qendrës për analiza dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Baku, në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, tregon shkaqet e prishjes të armëpushimit arritur të shtunën me ndërmjetësimin e Moskës. Farid Shafiyev: Azerbajxhani është duke iu përgjigjur një operacioni ushtarak të Armenisë. Reagimi Azerbajxhanit është për një territor të njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Që në fillim të 1990-tës, Armenia pushtoi 20% të territorit të Azerbajxhanit dhe i mban këto territore nën kontroll. Tani që…
Shqipëria ka marrë një tjetër barazim pa gola në Ligën e Kombeve, këtë herë në transfertë ndaj Lituanisë, në një ndeshje të dominuar, por pa mundur të konkretizojë rastet që nuk munguan për shënim. Me emra të rinj në formacion, Reja nuk arriti sërish të ndërtojë një skuadër fituese. Në ndryshim nga ndeshja me Kazakistanin, kuqezinjtë tentuan menjëherë të gjenin golin, duke krijuar disa raste të mira në pjesën e parë, por pa mundur të realizojnë. Edhe në pjesën e dytë, Shqipëria vijoi sulmet, por Broja e Seferi gabuan raste flagrante përballë portierit lituan. Trajneri Reja aktivizoi në pjesën e…
Akademiku Artan Fuga, ka sqaruar pse femrat shqiptare martohen me meshkujt serbë. “Burrat serbë zgjedhin të qëndrojnë në fshat në tokat që zotëron familja e tyre, për t’u kujdesuar për tokën, bagëtinë dhe prindërit e moshuar. Gratë serbe kanë braktisur fshatrat për një jetë më të mirë drejt qyteteve, duke refuzuar martesën në zonat rurale. Me shumë pak gra të mbetura në fshatra duket tepër e vështirë që burrat të mund të gjejnë bashkëshorte për të formuar familje. Kërkesa e tyre për martesë ka çuar në krijimin e një “tregu martesor” midis këtyre dy vendeve. Po ashtu, edhe fshatrat në…
Gentian Zenelaj është mjaft aktiv në rrjete sociale, të cilat i përdor gjithmonë për të ndarë postime “funny” me ndjekësit e tij. Mirëpo së fundmi dikush e ka kritikuar për përdorimin e fjalëve të huaja, gjë e cila është kthyer në një fenomen vitet e fundit për shkak të globalizimit. Pavarësisht se kritika nuk i ka pëlqyer fare dhe aq më tepër mënyra se si e ka marrë, Genti e ka kaluar edhe këtë situatë me humor. “U bërët të gjithë italian! Sa shumë e keni qef ta humbasni gjuhën shqipe, kënaquni ju artistat, moderatorët etj. Sa keq për një…
Gazmend Halilaj, avokati që i shpëtoi atentatit me 11 plumba në Drenas, para shtëpisë së tij, ka rrëfyer momentet e tmerrit. I ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, Halilaj tregoi se zbulimi i dy skandaleve nga ana e tij, për rastin e 16-vjeçares së abuzuar seksualisht nga profesori i shkollës dhe rasti i zbulimit të vjedhjes së 1.4 milionë markave, para të destinuara për luftëtarët në luftë në vitin 1999. Halilaj tha se fillimisht shpëtoi pas përplasjes me makinë nga autorët pasi nuk u hap airbag-u i makinës që mund ta kishte bllokuar dhe ta kishte bërë shënjestër më…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar ditën e sotme numri i fëmijëve që do të vdesin nga kequshqyerja, si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19, do të rritet me 10 mijë në muaj. Reuters raporton se Tedros Adhanom Ghebreyesus tha që pritet një rritje prej 14% këtë vit në rastet e fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja. Kjo rritje është pasojë e pandemisë. Sipas kësaj shifre, i bie 6.7 milionë fëmijë shtesë të kequshqyer, shumica në Afrikën sub-Sahariane dhe në jug të Azisë. “Covid ka shkaktuar pengime serioze për shërbimet më esenciale, imunizimin, shërbimet e maternitetit, ushqimin e fëmijëve,…
Nesër hyn në fuqi akti normativ që u botua sot në Fletoren Zyrtare për vendosjen me detyrim të maskës jashtë ambjenteve të shtëpisë, me përjashtim të disa kategorive të ndyshme. Personat që nesër do të kapen pa maskë do të gjobiten 3 mijë lekë, ndërsa nëse e përsërisin masa administrative shkon 5 mijë lekë. Si do të ekzekutohet gjoba? Në aktin normativ theksohet se gjoba për shkelësit do të shkojë te fatura e dritave, por në këtë pikë ka shumë probleme që lindin, pasi shumë individë nuk kanë kontratë me OSHEE-në, pasi jetojnë me qira. Për të detajuar gjithçka, në…
Një shans i artë për Shqipërinë në minutën 24-të por topi është ndaluar me dorë nga ana e mbrojtësit lituanez. Gjuajtja e Taulant Seferit është mbyllur nga një mbrojtës, i cili si fillim e ka ndalur me këmbë dhe më pas ka shkuar në dorën e tij. Gjyqtari francez Abed nuk e ka konsideruar si faull dhe madje i ka dhënë një karton të verdhë Qazim Laçit për kontestim. Kontestime pati si nga lojtarët në fushë, por edhe nga stafi teknik.
Një politikan meksikan u zhvesh në parlament si protestë kundër korrupsionit në vend. Të paktën, ky është pretendimi në një mesazh të postuar në Facebook në Nigeri më 11 tetor 2020. Në foto shihet deputeti Antonio garcia Conejo, i veshur vetëm mbathjet e tij, duke qëndruar në një podium. Postimi është parë më shumë se 7.4 milion herë brenda vetëm disa ditësh. Kujtojmë se Parlamenti meksikan prej ditësh është përfshirë në debate të ashpra për shkak të miratimit të ligjeve për privatizimin e industrisë së energjisë. Deputeti i kahut të djathtë e ka cilësuar një vendim të tillë si shkelje…