Përveç gjenetikës, ka shumë faktorë që ndikojnë për t’ju treguar më të moshur se sa jeni në të vërtetë Më poshtë do ju përcjellim 10 zakone të përditshme nga të cilat duhet të hiqni dorë për t’u dukur më të rinj. Pa pasur nevojë për botoks apo kirurgji kozmetike. 1.Mbani dietë me pak yndyrë Për të parandaluar rrudhat është e domosdoshme të konsumoni acide yndyrore omega-3 që ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë. Një dietë me pak yndyrë ju privon nga ky përbërës, duke shkaktuar plakje të parakohshme të lëkurës. 2. Pini me anë të një pipëze Kur pini…
Author: tirana
Balerina e njohur Joli Agolli Pararisto e cila prej 27 vitesh jeton në Amerikë ka qenë e ftuar në emisionin Rudina e cila ka folur për rolin e saj të famshëm, në filmin “Edhe kështu edhe ashtu”. Joli ka treguar se ka qenë një ndër të paktat vajza që ngiste motor në vitet ’80 dhe ishte tabu. Rudina Magjistari: T’i jepje motorit ishte tabu në atë kohë apo jo? Si reagonin njerëzit kur të shikonin me motor? Joli Agolli Pararisto: Habitshëm, por kishte dhe një lloj simpatie sepse njerëzit e Tiranës janë gjithmonë simpatizantë të gjërave të reja, të paktën…
Forca të shumta policie janë mbledhur pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë ku një pako e dyshimtë ka rrethuar ambientet. Ka qenë një celular i mbështjellë, por akoma nuk ka një të dhënë se çfarë përmban kjo pako, e cila është gjetur në shesh pranë një peme. Sipas policisë sasia e dyshuar e eksplozivit është pranë një peme dhe afër vendbanimeve në zonën në afërsi të portit. Dyshohet se është një lëndë plasëse e lidhur me telefon.
Dihet që shenjat e horoskopit kanë momentet e tyre kur janë në pikun e tyre dhe momente të tjera kur gjërat nuk shkojnë siç duhet. Këto do të jenë tre shenjat që do të kenë më shumë ndryshime muajt e fundit të vitit. Demi Shenja e parë që do të përballet me ndryshime do të jetë Demi. Këtë periudhë personat që i përkasin kësaj shenje do të kalojnë një periudhë stresuese, por në fund ndryshimet do të jenë pozitive. Luani Personat që i përkasin shenjës së Luanit do të kalojnë një periudhë reflektimi dhe do të arrijnë një gjë që…
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish për situatën e kanabisit në vend. Në rrjetin social “Facebook” Hoxha publikoi pamje të procesit të kultivimit të kanabisit. “Bujqësi e blegtori”,- shkruan Hoxha, ndërsa shprehet se të ndërthurura bashkë krijojnë brand-in më të ri sipas tij të njohur “Made in Albania” në Bashkimin Evropian. Hoxha thekson se tashmë nuk ka nevojë fare për subvencione nga shteti dhe as për pagë lufte.
Këngëtari italian Luciano Ligabue ka folur rreth një foto, ku mendohej se ishte ai bashke me një burrë tjetër që po putheshin, duke e përgënjeshtruar lajmin. Ai në postimin e tij ka akuzuar mediat italiane që kanë gënjyer publikun. “Nuk jam unë. Ajo që unë dua t’u bëj të ditur të gjithëve është se dëmi që lajmet e rreme shkaktojnë nuk është vetëm ndaj atyre që fusin në mes, por edhe ndaj atyre që i lexojnë, të cilët do të përfundojnë duke kuptuar gjithnjë e më pak se ku mbaron e vërteta dhe ku fillon gënjeshtra. Unë ju këshilloj që…
Koronavirusi ka depërtuar edhe në institucionet arsimore të vendit. Së fundmi, dy mësuese në një shkollë në Kajan të Belshit kanë rezultuar të prekura me Covid-19. Pas konfirmimit, 10 nxënës të shkollës “Jashar Dunga” janë karantinuar. Edhe pse kishin bërë tamponin, mësueset kishin frekuentuar rregullisht orët e mësimit. Ditën e sotme, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, u regjistruan 182 raste të reja me Covid-19 dhe 5 viktima. Aktualisht në qarkun e Elbasanit numërohet 238 raste aktive me koronavirus.
Një nga çështjet që po diskutohet më shumë në publik së fundmi është urdhri që do të hyjë në fuqi nga e enjtja, mbajtja e maskës me detyrim në çdo ambient publik në vendin tonë. Në lidhje me këtë ka folur edhe Julian Deda në intervistën e tij të fundit në Radio Nrg, në emision “You & Me”. I pyetur nëse do ta respektojë vendimin e marrë nga qeveria, Juli tha se nuk do ta mbajë maskën në publik, për dy arsye. Fillimisht sepse nuk e di se kujt urdhri të kryeministrit duhet t’i bindet, atij të marsit kur tha…
Një modele e vetëkrijuar në rrjetin Instagram, e famshme për mollëzat më të mëdha në botë, pretendon se ato janë ende të vogla dhe shton se nuk mban mend sa operacione ka kryer. 30 vjeçarja Anastasia Pokreshchuk, nga Kiev, në Ukrainë, bëri mbushjet e para të fytyrës kur ishte 26 vjeçe dhe prej atëhere nuk i ndaluar injeksionet. Ajo thotë se ka shpenzuar më shumë se 3000 euro për operacionet dhe nuk ka në plan të ndalojë së shpejti. Anastasia ankohet: “Ju mund të mendoni se ato janë shumë të mëdha por në fakt nuk janë mjaftueshëm të mëdha, më…
Joli Agolli Paparisto është një ndër balerinat dhe koreografet shqiptare që prej 27 vitesh është larguar nga Shqipëria duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Miçigan, vend ku ka vijuar profesionin e saj dhe ka mbajtur traditën e folklorit shqiptar, valleve popullore duke themeluar dhe drejtuar Ansamblin e valleve “Gjergj Kastrioti”. Por, jo vetëm, ajo ka qenë një ndër vajzat e para në Tiranë që shëtiste me motor. E për këtë, ajo ka luajtur në filmin shqiptar “Edhe kështu, edhe ashtu” të regjisorit Bujar Kapexhiu, e njohur në këtë rol si vajza me motor. Joli ka qenë e…
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte këngëtarja e njohur, Rovena Stefa. Para tre javësh, këngëtarja ka bërë një ndërhyrje në hundë dhe në studio tregoi rezultatin. Këngëtarja tha se operacioni shkoi shumë mirë. Ndër të tjera u shpreh se artistët janë një bashkësi stinësh dhe shpesh eksperimentojnë me pamjen e tyre. “E di si jemi ne vajzat, por ta kem këtë kështu atë ashtu, nuk kënaqemi 100%. Unë jam e lumtur me atë që më ka bërë Zoti dhe prindërit e mi. Është moda, e njëjta hundë, e njëjta pamje, thashë hajde ta ndërroj pak. Është…
Fotografia e cila është publikuar nga revista italiane në vitin 1962 ka bërë shumë zhurmë këtë peridhë. Pasi në foton e ilustruar shihen njerëz të cilët udhëtojnë vetëm dhe të izoluar nga njerëzit e tjerë. Kjo fotografi është interpretuar sikur revista ka parashikuar atë çfarë do të ndodhte në vitin 2022 për shkak të Covid-19, ku njerëzit po detyrohen të respektojnë distancimin social. Foto virale ishte botuar në një gazetë javore italiane La Domenica del Corriere, i cili filloi nga 1899 deri në 1989. Imazhi u shfaq në kopertinën e pasme të gazetës në botimin e 16 dhjetorit 1962 me…