Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga korriku me hyrjen në fuqi të vendimit biznesi i vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk paguan tatim fitim. Po ashtu ai thotë se bizneset me nën 10 milionë lekë te reja xhiro vjetore, nuk do të ketë as tatim fitim dhe as TVSH, dhe tashmë një shqiptar mund ta nisë nga zero dhe jo me taksa një biznes të ri të vogël. Rama e cilëson këtë masë agresive në mbështetje të biznesit të vogël, dhe unikale në Rajon. Ai kujton se në qeverinë e mëparshme bizneset e vogla…

Read More

Mbledhja e Këshilli Politik sapo ka përfunduar, deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për mediat, ku përsëriti edhe një herë apelin per të pasur lista të hapura. Deputetja Hajdari tha se anëtarët e Këshillit Politik, po luftojnë për interesat e ngushta të kryetarëve të partive. ‘Propozimi i opozitës parlamentare me opinionin publik është që listat të jenë të hapura 100% , të bëhet një listë me një rend politik, me një votë nominale dhe të shikojmë se kush nga kandidatët merr më shumë vota, që më pas të shkojnë në Parlament.  PS vazhdon i mëshon po të njëjtës proprozim, i bëjnë…

Read More

Pas testit të dytë të shtatzënisë, këngëtarja Fjolla Morina rezultoi se nuk ishte shtatzënë. Një mashtrim ky i përdorur nga këngëtarja për t’i shpëtuar ‘arrestit me burg’. Mirëpo menjëherë pasi testi i dytë tregoi se këngëtarja nuk ishte 2-muajshe shtatzënë sikur u pretendua, gjinekologu që kreu vizitën e parë është arratisur drejt Kosovës. Ai rrezikon të dënohet me burg për manipulim të të dhënave.

Read More

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i shoqëruar nga Vatë Staka kanë takuar drejtuesin e ri të KLSH, Arben Shehun. Ibrahimi ka uruar Shehun për detyrën duke theksuar se është e nevojshme rritja e cilësisë së kallëzimeve penale nga ana e KLSH. Po ashtu ai kërkon një rritje të përgjegjshmërisë së prokurorëve në hetimin e tyre. Në fund Ibrahimi siguroi Shehun për një bashkëpunim institucional KLP-KLSH në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi. Njoftimi nga KLP Gjatë paradites së sotme, z. Gent Ibrahimi i shoqëruar nga anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Vatë Staka…

Read More

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj dhe kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana i dha sot çelësat e shtëpisë të moshuarës Besnike, e cila jeton në Maminas. Të moshuarës iu dëmtua banesa nga tërmeti i vitit të kaluar. Para se t’i jepte çelësat të moshuarës Rama iu ka bërë një vërejtje inxhinerëve që kanë ndërtuar shtëpinë. Kreu i qeverisë iu ka thënë se ullukët nuk i kanë vendosur mirë në çati dhe se projektit i mungon një element, thyerja me ngjyrë. Biseda: Arbana: Zonja është e ve dhe invalide. Dhe duke ju referuar edhe…

Read More

Në 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka vlerësuar meritat e OKB-së, por ka kërkuar edhe reformimin e saj. Merkel mbështet zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Shumë shpesh Këshilli i Sigurimit është i bllokuar, kur vjen puna për të marrë vendime të qarta. Ne kemi nevojë për reforma”. Ky është thelbi i mesazhit me video që kancelarja Merkel ka dërguar me rasin e 75 vjetorit të krijimit të OKB-së në Nju Jork. “Kombet e Bashkuara mund të jenë aq të suksesshme, sa ç’ bien dakord vendet anëtare”, tha politikanja e CDU-së. Për…

Read More

Ishte mesnata e së premtes, ku ajo që nisi si një vizitë për fundjavë do të shndërrohej në një incident jo pak të vogël për këngëtaren Fjolla Morina. Teksa po kalonte kufirin me makinën e sapodhuruar nga i dashuri, ajo u kap me armë në çantë, çfarë solli edhe shoqërimin e saj në polici. Por duket se brunia seksi nuk është e vetmja artiste që ka pasur probleme me drejtësinë dhe ka provuar qelinë. Më poshtë po ju sjellim disa prej VIP-ave që janë përfshirë në ngjarje, që duhet thënë kanë lënë gjurmë në karrierën e tyre. Aleksandër Gjoka Këngëtari…

Read More

Paralelisht me debatin për Reformën Zgjedhor, Partia Demokratike duket se është pranë përzgjedhjes së emrave për kandidat në zgjedhjet e 25 Prillit 2020. Një prej garave më të rëndësishme brenda Partisë Demokratike është ajo në Qarkun e Durrësit, ku edhe janë mësuar emrat më të përfolur. Oerd Bylykbashi, i cili njihet nga bashkëpunëtorët e afër të Berishës dhe Bashës, do të drejtojë listën e deputetëve për kandidatët të PD në Qarkun Durrës. Emra të njohur të PD duket se do të jenë pjesë e listës, siç janë Igli Cara apo ish drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Vullnet Topalli. Por…

Read More

“Portokallia” kanë qenë në vëmendje të mediave së fundmi për largimet e bujshme nga ky spektakël. Një ndër to ishte largimi i i moderatores Xhemi Shehu. Pas largimit të Xhemit, kurioziteti ka qenë i madh se kush do e drejtojë spektaklin krah Salsanos. Burime për revista “Who” tregojnë se Eneda Tarifa do të jetë ajo që do të prezantojë këtë vit krah Salsanos. Ajo është parë ditët e fundit në ambientet e “Top Channel”, pranë stafit të “Portokalli”. Këngëtarja ka qenë edhe më parë prezantuese e këtij spektakli krah Salsanos dhe Xhemit e tashmë duket se është gati për t’ju…

Read More

Luis Suarez dhe Universiteti i Peruxhias akuzohen për mashtrim për shkak të provimit që ka kryer futbollisti i Barcelonës, me qëllimin për të marrë shtetësinë italiane. Hetimi është nisur nga Guardia di Finanza dhe Prokuroria Publike e Peruxhias, të cilat kanë konfiskuar dokumentat e universitetit. Thuhet se futbollisti dhe drejtuesit e Universitetit kishin rënë dakord më herët për pyetjet dhe se është kryer një provim fiktiv. Hetimi për çështjen në fjalë ka nisur në shkurt të 2020. ‘Nga aktivitet hetimore doli që temat e mbuluara nga provimi ishin dakorduar më parë me kandidatin dhe se rezultati ishte fiktiv pavarësisht se…

Read More

IKMT ka filluar aksionin në Valias të Kamzës për të shembur 12 pallate të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe për më tepër të pabanueshëm dhe të rrezikshëm për banorët. Kujdes! Maskat transparente dhe ato me valvul, të rrezikshme për përhapjen e coronavirusit, flasin ekspertët 5 pallate 2 katësh, 6 pallate 3 katësh dhe një pallat 4 katësh janë programuar për t’u shembur. IKMT thotë se ky aksion do i hapë rrugë ndërtimit të objekteve të reja për banorët e prekur. STATUSI NGA IKMT Të dëmtuar nga tërmeti, IKMT, prish 12 pallate në Valias Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së…

Read More

Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua ditën e shtunë me armë me vete në pikën kufitare të Morinës. Pas shtyrjes së seancës ditën e sotme, ka folur avokatja e saj, Aurora Guska e cila ka zbardhur edhe ngjarjen. Sipas saj, armët e gjetura në çantën e këngëtares nuk janë armë zjarr, por njëra është pistoletë që përdoret për të trembur qentë dhe tjetra çakmak. “Kjo pistoletë nuk është armë zjarri, por pistoletë që përdoret për të trembur qentë apo kafshët e egra dhe për të dhënë sinjal në rast rreziku pasi bën zhurmë dhe qëllimi i përdorimit është në sport dhe…

Read More