Nga Ben Andoni Kjo ndodhi pak vite më parë, kur Partia Socialiste i hapi udhë futjes së personazheve, propozuar nga Partia Demokrate në qeveri. Sesi vajti aliazhi politik, që inicioi atë mes maji qepalla e kryetarëve të PS dhe PD-së, Rama-Basha dihet mirë. Shefat e dikastereve, propozuar nga opozita, pothuaj nuk e takuan asnjëherë kryeministrin socialist, kurse qeveria funksionoi si mund të shkojë në vend një strukturë e tillë, ku ministri i PD-së kish tagër territorial vetëm në zyrën e tij. Por rasti i Kosovës ishte edhe më interesant. “Vetëvendosja” e Majtë u fut në një marrëdhënie me LDK-në e Djathtë. Krejt…
Author: tirana
Anëtari i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka folur për propozimin për “listat preferenciale” për zgjedhjen e deputetëve. Ai tha se kjo formulë funksionon me parimin e korrigjimit edhe për vetë partitë. “Partia paraqet një ofertë politike. Partitë janë institucione politike, dhe jo organizata që janë krijuar të çastit. Drejtimi i partisë del me një ekip, i cili mund të mos jetë perfekt, por ka edhe probleme. Që ti të demonstrosh se ke peshë elektorale, duhet të marrësh vota seç tradicionalisht merr partia për shkak të një mandati pasi ti po konkurron edhe me devidentin politik. Nëse t’i…
Nga 26 nëntori, dita kur vendi u godit nga tërmeti i përmasave shkatërrimtare, duke shkaktuar 51 viktima dhe mijëra të plagosur, në Shqipëri nuk kanë reshtur lëkundjet sizmike. Kreu i shërbimit sizmologjike në Tiranë, Rrapo Ormeni tha se prej 26 nëntorit janë regjistruar rreth 3 mijë lëkundje tërmetesh. “Që nga 21 shtator, tërmeti që shkaktoi jo pak pasoja pati shoqërim me pasgoditje. Pas 3 tetorit pati qetësi deri në 26 nëntor, kur u shënua më pas tërmeti i fortë me pasoja të rënda”, tha eksperti për Tch.
I dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell pas takimit me Presidentin dhe kryeministrin e Kosovës gjatë vizitës që po zhvillon në Prishtinë u shpreh në një konferencë për mediat se Presidenti Trump i kishte kërkuar që të shkonte dhe të ndiqte zbatimin e paktit që u firmos në Shtëpinë e Bardhë. “Përshëndetje nga presidenti Trump. Jam i bashkangjitur nga shumë kolegë. E shikoni këtë prapa meje, ai është njeriu i parave ai e ka sjellë një cek të madh. Në fakt ende jo por do ta sjellë. Shumë premtime janë dhënë në të kaluarën dhe ajo se…
Një granatë është gjetur në afërsi të murit të shtëpisë së një ish komandanti të FNSH-së. Granata është gjetur pranë murit të një banese në rrugën Dritan Hoxha në drejtim të Spitalit ushtarak.
Pamjet e Jurgen Klopp të egërsuar me stolin e tij të Liverpool për festimin e kartonit të kuq ndaj Andreas Christensen në fitoren e tyre ndaj Chelsea të dielën janë bërë virale në internet. Bosi i Liverpoolit nuk u tregua dashamirës ndaj një anëtari të stafit të tij duke duartrokitur dhe brohoritur kur kartoni i verdhë i qendërmbrojtësit të Chelsea për tërheqjen e Sadio Mane në pjesën e gjysmë të kohës u bë i kuq nga VAR. Në video duket se si Klopp i kthehet stafit dhe i bërtet: ‘A jeni i çmendur? Ne kurrë s’i bëjmë këto gjëra, ok?…
Pjesë e emisionit Rudina në Tv Klan, është bërë edhe blogeria Ina Pojani, motra e aktores Megi Pojani, ku ka rrëfyer për eksperiencën e saj në përballje me Covid-19. Ajo shprehet se ka patur dhimbje të forta kokë për disa ditë e kjo gjë e bëri të dyshojë se mund të jetë e infektuar. Ina qëndroi e izoluar për 3 javë e gjysmë dhe më pas iu rikthye jetës së saj normale. Rudina Magjistari: Ina si ndodhi, si u infektove ti dhe çfarë simptomash kishe? Ina Pojani: Unë nuk e kam të qartë ku e kam marrë apo kur e…
Opozita e Bashkuar, me përfaqësues nga PD z.Oerd Bylykbashi dhe nga LSI me Petrit Vasilin, ka kërkuar që mbledhja e radhës e Këshillit Politik të zhvillohet nesër në orën 12:00. Ata i kanë dërguar një letër kolegëve të tyre, teksa pritet dhe konfirmimi i takimit nga përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri. Letra e opozitës Opozita e Bashkuar kërkon mbledhjen nesër të Këshillit Politik Te nderuar kolege, Ne vijim te mbledhjes se dites se premte, dt. 18.09.2020, kerkojme mbledhjen e Keshillit Politik per neser, e marte dt. 22.09.2020, per ne ora 12.00. Me respekt, Oerd Bylykbashi Petrit Vasili
Deputeti Gjetan Gjetani ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditë më parë në spitalin e Sanatoriumit, ku vjehrri i tij i prekur nga Covidi u hodh nga kati i katërt. Ai ka treguar se vjehrri i tij ka shfaqur probleme nervore në mëngjes dhe ato janë bërë shumë të dukshme gjatë ditës. “Unë kam qenë prezent, dëshmitar sepse e kam ndjekur sëmundjen e Hasanit që kur u sëmur e derisa vdiq, kam qenë brenda mureve të spitalit. Hasani u shtrua në spital në 1 shtator, një natë më para i ishtë rënduar frymëmarrja. Sëmundja i është…
Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, por që kanë punuar me kontribute në Shqipëri, mund të përfitojnë pension, edhe pse nuk i kanë plotësuar vitet e punës me kontribute. Të interesuarve duhet të sigurohen vullnetarisht për të marrë pagesën e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, apo familjar. Pensioni i plotë i pleqërisë përfitohet me 36 vite e 4 muaj punë të siguruar, ndërsa pensioni i pjesshëm kërkon minimalisht 15 vite punë me sigurime. Për të përfituar pension nga shteti shqiptar, emigrantët duhet të paguajnë një pagesë kontributi prej 5184 lekësh në muaj. “Nëse do të parapaguani në fillim të periudhave do…
Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, kohët e fundit është në qendër të mediave pas ndryshimit drastik të fizikut të saj. Këngëtarja, po ashtu ka folur dhe për jetën e saj private dhe ka thënë se është shumë e dashuruar. Ende nuk ka zbuluar se cili është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën, por sot ka befasuar të gjithë duke shprehur dëshirën për t’u bërë nënë. Në një postim në Instagram, teksa ka pubiluar foton e një bebeje thotë se dëshiron që të ketë shumë fëmijë. “Dua shumë të kem një fëmijë”, shkruan artistja krahas fotos të publikuar në…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e shtabit elektoral të Partisë Socialiste ka parapëlqyer të vijë me biçikletën e tij. Ai është fotografuar duke ikur në shtëpi me mjetin dyrrotak. . Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi kanë dalë bashkë të buzëqeshur nga mbledhja e shtabit, të dy të veshur me kostum blu e këmishë të bardhë. Ruçi njihet si një ndër politikanët shqiptarë që qesh shumë rrallë, por krah Ramës ai është parë duke buzëqeshur. Ndërsa Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri kanë diskutuar në mënyrë mjaft serioze gjatë daljes nga mbledhja. Eliosa Spiropali ka preferuar të veshë…