Ka nisur darka e kryeministrit Rama dhe atij grek Mitsotakis dhe ku mediat kanë mësuar edhe menynë e darkës. Kështu pjatë e parë kanë qenë meze të lehta me prodhime deti, pjatë e dytë ka qenë dental nga deti Jon me saçë vere, rozmarinë dhe baziliko, ndërsa për ëmbëlsirë Sorbeto dhe Mous çokollate ose krem parfe me akullore. Darka shoqërohet me verë të bardhë nga Santorini.
Author: tirana
Sezoni i ri i Interit fillon me një fitore të pastër 5-0 në miqësore. Siç është bërë e zakonshme, Interi ka luajtur sot kundër Luganos, duke mundur ekipin zviceran me shifrat 5-0, duke konfirmuar se skuadra është me ritmin e duhur edhe pas kësaj vere e shkëputje të pazakonte nga aktivitetet. Zikaltërit kanë ende kohë deri në debutimin e tyre në kampionat, por duket se po ecin në hapat e duhur, sidomos me prurjet e reja. Hakimi dha menjëherë sinjalet se është një lojtar që mund të bëjë diferencën, pasi në ndeshjen e sotme ishte ai që inicioi golin e…
Gazetari Artan Hoxha është shprehur se atentati ndaj Preng Gjinit te “Vasil Shanto” është kronikë e paralajmëruar, pasi hakmarrja e dy fiseve e nisur prej vitesh vijon që të lërë kufoma. Hoxha sqaroi se pikënisja dhe zanafilla e hakmarrjes mes dy fiseve ka nisur nga prishja e pazareve të drogës. “Është historia e disa atentateve në Shqipëri dhe jashtë saj, kryesisht në Mirditë, ku përfshihet ai me snajper ku u ekzekutua Kastriot Reçi. Kjo është seria e radhës e një seriali. Brenda këtij harku është vrasja e ish-drejtorit të OSHEE-së, më pas e Armando Gjinit, dhe nga krahu tjetër është…
Një përplasje me armë ka ndodhur në një ndër rrugët e Stambollit, një situatë e pazakontë që u fiksua nga kamerat e sigurisë. Dy grupe u përplasën fillimisht fizikisht me njeri-tjetrin në lagjen “Fatih” të Stambollit duke bërë që më pas të nxjerrin edhe armët. Ky moment është kapur edhe nga kamerat e sigurisë, ku duket se njëri nga personat e përfshirë fillimisht plagoset në këmbë nga kundërshtarët dhe ndërkohë që është i shtrirë, nxjerr pistoletën dhe qëllon disa herë në drejtim të tyre. Nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të plagosur dy persona, mes tyre një grua e cila ishte…
Rebani Jaupaj: Ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasësë. Është ngritur grupi i specialistëve. Po Kryejmë hetime për të përcvaktuar llojin e lëndëve shpërthyese. Kemi ngritur dhe pistat e hetimit. Nuk dua ta bëj me dije, po organizohemi për kontrolle. Ka pista për hakmarrje dhe disa qytetarëve të tjerë, jashtë Tiranës. Ka lidhje me Kastriot Reçin? Nuk e deklaroj dot tani. I dëmtuari është në sallën e operimit, kemi shpresa se do të përmirësohet. Kemi dhe një shtetas italian të dëmtuar lehtë.
Pamje të reja janë sigruruar nga makina, e cila u hodh në erë pasditen e sotme pranë “Vasil Shantos”. Siç duket edhe nga pamjet brenda në makinë dallohet një person i veshur me bluzë të bardhë, të mbuluar me gjak.
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e “Abc News” ka komentuar shpërthimin e ndodhur në zonën e “Vasil Shantos”. Gjatë fjalës së tij në studio, Hoxha hodhui dyshime se makina mund të jetë hedhur në erë me minë të komanduar. “Këto eksplozivë janë me mina të komanduara që aktivizohen në distancë. Nëse është aktivizuar, ka qenë minë me celular, që rastet më të shumta vijnë nga Mali i Zi, ku minat e telekomanduara futen në Shqipëri, apo është bërë montimi në Shqipëri. Dëmi është shumë i madh, eksploziv i përdorur është C4. Duket si akt terrorist se në atë…
Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në Malmo të Suedisë. Një grua, është goditur me një grusht të fuqishëm nga një 20-vjeçar dhe si pasojë ajo ka përfunduar e shtrirë përdhe. Nuk dihet se përse i riu e ka goditur gruan, por ky veprim i tij ka nxitur një protestë në rrjete sociale. Përdorues të shumtë janë të mendimit që i riu të arrestohet përjetë dhe ndaj tij mos të ketë lehtësira. Në lidhje me ngjarjen është informuar dhe policia, e cila menjëherë ka nisur një hetim për identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit.
Futbolli gjerman ka vendosur të hapë dyert për tifozët, por fillimisht vetëm për gjashtë javët e para. Bundesliga do të luhet me tifozë dhe ky është një lajm i mirë për futbollin, që pas Francës lejojnë një numër të konsideruar tifozësh në stadiume. Këshilli Shtetëror i Rajoneve të Gjermanisë miratoi propozimin për të lejuar në 6 javët e para të kampionatit që tifozët të futen në stadiume. Sipas këtij udhëzimi, klubet kanë të drejtë të mbushin stadiumet e tyre deri në 20 për qind të kapacitetit. Nëse nuk do të ketë shtim të personave të infektuar me coronavirus, atëherë autoritetet…
Shënjestra dhe personi që ka mbetur i plagosur rëndë në atentatin me tritol mbrëmjen e sotme në Tiranë, është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen. Atentati është realizuar me telekomandë, ndërkohë që lënda plasëse, ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, pikërisht në vendin ku ndodhej edhe vëllai i Gjinit, në automjetin e llojit “Golf”, ngjyrë gri.
Presidenti amerikan duket se do të mbajë premtimin për të realizuar vizitën e tij në Kosovë dhe Serbi. I dërguari special i tij për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se Trump është në kërkim të datave për një vizitë në Kosovë. Ai ka thënë se personalisht ka inkurajuar Trumpin që të vizitojë rajonin por që ende nuk është caktuar ndonjë datë e saktë. Ndërkohë Presidenti Trump ka komentuar marrëveshjen e 4 Shtatorit. Ka thënë se kjo marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi do t’i bëjë këto dy vende ashtu sikurse edhe Ballkanin e botën më të sigurta. Trump…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Tiranë. Bëhet me dije se një makine i është vendosur eksploziv. Dyshohet se si pasojë e shpërthimit ka dhe viktima. Ngjarja ka ndodhur tek “Vasil Shanto”.