Gjatë fundjavës, foto e aktorit të famshëm Chris Evans bëri xhiron e rrjeteve sociale. Ai doli pa dashje nudo në Instagram, por e fshiu foton menjëherë. Deri më tani vendosi të heshte, por duket se nuk ka rezistuar më dhe ka vendosur ta kthejë situatën në avantazh, duke dhënë një mesazh të rëndësishëm. “Tani që e kam vëmendjen tuaj… Voto më 3 nëntor!”, shkroi Evans në Twitter. Në nëntor zhvillohen zgjedhjet në SHBA dhe duket se aktori ka marrë mbêshtetjen e të gjithëve për deklaratën e tij.
Author: tirana
Një konflikt brenda familjes ka përfunduar me vrasjen e një gruaje. Sipas informacioneve, Agron Tanushi ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasani. Akoma nuk dihet nëse vëllai i autorit dhe bashkëshorti i viktimës ka qenë prezent në momentin e ngjarjes. Mësohet se pas vrasjes autori është larguar me shpejtësi dhe policia është vënë në ndjekje të tij. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të moralit, pasi mendohet se kunatit nuk i kanë pëlqyer disa sjellje të nuses së vëllait të tij.
Dy vite më parë në një ngjarje tronditëse ai vrau gruan, Valbona Markun si dhe vajzën 9-vjeçare Klarën. Gjykata Themelore në Gjakovë, pas rigjykimit e ka dënuar të hënën autorin e ngjarjes, Pjetër Ndrecaj, me vetëm 24 vjet e gjashtë muaj burg. Por vendimin e Gjykatës nuk po pajtohet familja Marku. Vëllai i të ndjerës, Shkëlzeni tha për ‘Objektiv’ se gjykata në Gjakovë është e korruptuar. Sipas Markut, drejtësia në Kosovë ka dështuar lidhur me rastin e motrës dhe mbesës së tij. Si mund të dënohet me 24 vjet, pa llogaritur uljet e mundshme të dënimit, autori i një vrasje…
Turistë të etur për të fluturuar sërish do ta konsiderojnë si destinacionin të tyre të ardhshëm Italinë. Aeroporti Fiumicino i Romës është bërë aeroporti i parë në botë që fiton vlerësimin – Aeroport me pesë anti Covid-19″ nga Skytrax, një organ vlerësues i industrisë ndërkombëtare të aeroportit, raporton CNN. Megjithëse Skytrax është më i njohur për renditjen vjetore të aeroporteve më të mira në botë, kriza globale Covid-19 e nxiti organizatën të dalë me një vlerësim të higjienës së aeroporteve, transmeton Telegrafi. Sipas një njoftimi nga Skytrax, organizata e bazoi vlerësimin e saj në “një kombinim të kontrolleve të efikasitetit…
Një person është vrarë mbrëmjen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Bathore, në një nga fshatrat e Tiranës. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për vrasje brenda familjes, por ende nuk janë të qarta rrethanat.
Damian Gjiknuri i PS refuzon ftesën e opozitës për të organizuar një mbledhje të Këshillit Politik ditën e nesërme. Sipas tij, ky Këshill e ka pasur dhe do ta ketë gjithnjë në vëmendje ekspertizën e OSBE/ODIHR, të cilën opozita e Bashskuar tha se do ta prezantonte pikërisht nesër. Por kjo për mazhorancën lexohet si taktikë e përdorur nga opozita për zvarritjen e punës.Gjiknuri i fton kolegët e opozitës që të mblidhen të premten në orën 10:30 dhe të diskutojnë për të nxjerrë produkte konkrete. GJiknuri shprehet se: “Taktikat e pengimit, zvarritjes, bllokimit dhe konfliktualitetit artificial nuk pijnë më ujë. Unë…
Gazetarja Aida Shtino ka bërë në deklaratë të fortë ndaj deputetes Rudina Hajdari duke e quajtur edhe të paaftë.
Farat e lulediellit janë ndër farat më të shëndetshme për njeriun. Nga ana tjetër, ato përmbajnë yndyrë dhe kalori, gjë që ngre pikëpyetje nëse këto fara janë aleat i yni në përpjekjet për të humbur kilogramët e tepërt. Farat e lulediellit janë ndër farat më të shëndetshme për njeriun. Ato janë tepër të pasura me proteinë, fibër, yndyrna të shëndetshme dhe shumë vitamina e minerale. Nga ana tjetër, ato përmbajnë yndyrë dhe kalori, gjë që ngre pikëpyetje nëse këto fara janë aleat i yni në përpjekjet për të humbur kilogramët e tepërt. Ndonëse studimet mbi këtë aspekt të farave janë…
Mjeku Tritan Kalo, që është bërë shumë popullor gjatë pandemisë, ka sjellë një histori të përjetuar vetë, ndërkohë që shprehet i revoltuar me politikën shqipstare. “Dita Ndërkombëtare e Demokracisë dhe “Poema jonë migjeniane e varfërisë”… Demokracia është sistemi i shanseve te barabarta, sistemi i zbutjes së dallimeve shoqërore, sistemi ku ekzistenca e sigurisë së jetës, e strehimit, e punësimit, e shkollimit, e përkujdesit shëndetsor, i drejtësisë për të gjithë janë të garantuara…. A është demokratik sistemi ynë??…. Lexojeni sy dhe veshë hapur ju “Rollinghillasat dhe Gjirëlalistat” tanë, ju autorët pusht-shtetarë të demon-kracisë “Made in Albania”…. Jeni ju dhe sëra e…
Demi dhe Peshorja Të dy janë zjarr dhe pasion i pastër. Demi është energjik dhe Peshorja është plot romancë. Ky çift do të zgjasë shumë, deri në përjetësi nëse askush nuk i pengon. Ata janë një nga çiftet më të pasionuar në zodiak. Akrepi dhe Gaforrja Ky çift i pasionuar mund të mbështetet në një ekuilibër të fortë midis punës së palodhur dhe aventurës. Akrepi sjell besnikëri në çift dhe Gaforrja e vlerëson atë shumë. Nga ana e vet, Gaforrja ndihmon në mbajtjen e gjërave të freskëta dhe të paparashikueshme. Dashi dhe Binjakët Ky është një çift tjetër i ekuilibruar.…
Bar Refaeli, e cila ka qenë modele e Victoria’s Secret e Chanel – si dhe nëna e saj janë dënuar për evazion fiskal nga një gjykatë në Izrael. Bukuroshja 35-vjecare Refaeli u dënua me nëntë muaj shërbim komunitar dhe një gjobë të rëndë, përveç shumës së munguar të taksave për të kthyer. Nëna e saj Zipi, është dënuar me 16 muaj burg për evazionin fiskal në një total prej $10 milionë, në një çështje kriminal të nisur prej korrikut. Dyshja duhet gjithashtu të paguajnë një gjobë prej $720,000 si dhe të kthejnë $2.3 million taksa të papaguara. Zipi nis javës…
Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në shkollën 9-vjeçare të Vorës. Teksa ka parë punën që po bëhet në këtë terren, kryeministrit i ka bërë përshtypje fakti se dera e shkollës nuk ishte në ballë, sikurse në çdo shkollë, pasi kishte para një ndërtesë ku jetonin disa familje. Kështu Rama ka kërkuar që ajo ndërtesë të shembet, me argumentin se “dera e shkollës nuk mund të jetë msheftas” dhe ka kërkuar që banorët që jetojnë në atë objekt të transferohen tek pallatet e reja që po bëhen. Rama: Çfarë është kjo këtu? Ndonjë terren i shkollës këtu?…