sh-kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe Flori Mumajesi do të bëhen bashkë dhe arsyeja është bërë eventi Miss Universe Albania. Ka qenë producenti Eduart Dema që ka zbuluar surprizat e spektaklit i ftuar në ABC e Mëngjesit. Ai ka zbuluar se prezantues do të jetë Alaudin Hamitaj dhe dy ish-misset Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi. Sakaq, ka treguar se këngëtarët që do performojnë do të jenë më “IN-ët” e momentit, si dhe do të ketë një intervistë ekskluzive me Jozefina Topallin, lidhur konkretisht me forcën që atë e karakterizon në një vend maskilist si Shqipëria. “Spektakli do të prezantohet në Vizion+ dhe…
Author: tirana
Edlira Haxhiymeri, pedagoge në Universitetin e Tiranës, dhe ish-deputete e PS-së, ka reaguar për ndryshimet në Ministrinë e Arsimit. Në një shënim të publikuar në rrjetet sociale, Haxhiymeri shprehet se Besa Shahini duhet të kishte ikur më herët. Ajo shprehet se Kosova dhe Shqipëria kanë mijëra djem dhe vajza me të aftë sesa Shahini, të cilët do të kishin shkëlqyer në krye të arsimit. “Nuk të pranuam pêr gegnishten tênde!!!! Jo jo, mos u fsheh pas helmit të ‘racizmit kombëtar’. Nuk të pranuam për padijen, dashakeqësinê dhe lëpirjen tënde! Bëhu trimëreshë dhe pranoje se ishe kot aty ku ishe. Sa…
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim kanë inspektuar punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë për depot e municionit në batalinon Xhenio, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes. Xhaçka në një postim në rrjetin social nënvizon se Shqipëria është krah për krah me SHBA në fushën e Sigurisë. “Krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës 🇺🇸për rritjen e sigurisë në fushën e mbrojtjes. Me ambasadoren Yuri Kim sot inspektuam punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë, për depot e municionit në Batalionin…
Një ndër sherret më të mëdha në estradën shqiptare është ai mes grupit OTR dhe Babastars. Pas shumë thashethemeve, Noizy ka zgjedhur të përgjigjet dhe të tregojë njëherë e mirë, zanafillën e mosmarrëveshjeve mes grupeve të njohura të repit në Shqipëri-Kosovë. Noizy është shprehur se labeli i Babstarsave është munduar t’i ndalojë muzikën të luhet në vende e media të ndryshme dhe po ashtu, shtoi se ka patur përpjekje që edhe modelet mos të marrin pjesë në videoklipet e tij. “Të gjithë e dimë se ata i kanë blloku shumë artista me ec përpara. Kreshën për shembull, Mc Kreshën! Ose…
Këshilli Politik nuk arriti ditën e djeshme të gjente një konsensus për reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor. Çdo vonesë e këtij këshilli për të miratuar ndryshimet për koalicionet dhe listat e hapura për Denar Bibën do të çojë në mosrealizimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Biba shprehet se nëse neni 64, pika 3 në Kushtetuese nuk bëhet e zbatueshme me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, KQZ dhe strukturat e tjera ligjzbatuese te interesuara për zgjedhjet e 25 prillit do ta kenë të pamundur realizimin e tyre. Sipas Denar Bibës logjika bazë e do që opozita të bëjë gjithçka që këto…
Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina, ka marrë një surprizë mbrëmjen e kaluar. Asaj i kanë dhuruar një makinë mjaft luksoze të tipit “Audi Q7”, që ka një vlerë marramendëse. Këtë gjë, këngëtarja e bëri të ditur me anë të disa videove që i postoi në Instagram, teksa shihet se si mbeti pa fjalë në momentin që sheh veturën. O Zot, surprizë”, ka shkruar Fjolla në një prej videove të publikuara. Megjithatë mbetet mister se kush ja ka dhuruar Fjollës këtë dhuratë kaq të shtrenjtë.
Ajo që u raportua nga policia dy ditë më parë, si dhunë ndaj vjehrrit duket të jetë tërësisht ndryshe, të paktën sipas protagonistes së ngjarjes. Nusja e kësaj familje Valentina Pemaj ka zgjedhur të flasë duke treguar variantin e saj të ngjarjes. Sipas saj vjehrri i saj është një dhunues sistematik në familje që ka ngritur dorë edhe ndaj saj, dhe se prej vitesh dhunon të shoqen. Ajo thotë se mes tyre ka pasur një konfrontim, por ai më pas ka lënë shenja mbi veten në mënyrë që të ngrejë padi ndaj saj, ndërsa shprehet se të njëjtën gjë ka…
Bëhuni gati për komedinë më romantike të të gjitha kohërave që ka bërë bashkë dy emrat e dashur për të gjithë, Jennifer Lopez dhe Maluma. Pamjet e para për filmin e ri të Universal Pictures, “Marry Me” janë publikuar nga vetë aktorja protagoniste, JLo, e cila së bashku me aktorin e famshëm Owen Wilson luajnë rolin e dy të dashuruarve në filmin e ri. “Marry Me” tregon historinë e Kat Valdez (Lopez), një super yll muzikor që do të martohet me të fejuarin e saj, yllin e rokut Bastian (Maluma) në Madison Square Garden. Kur zbulohet disa minuta para ceremonisë…
Trojka e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe zhvilluan një takim në selinë e PD. Takimi ka zgjatur një orë, 15:00-16:00, ku të pranishëm në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha kanë qenë zëvendësambasadorja e SHBA-ve, Leyla Moses Ones, ambasadori i BE, Luigi Soreca, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman. Po kështu burimet pohuan se në takim kanë qenë të pranishëm edhe anëtarët e Këshillit Politik të opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi. Takimi u bë pas zhvillimeve politike ku mazhoranca po synon të zhbëjë gjithçka nga marrëveshja si dhe të ndryshojë krejt rregullat e lojës kur…
Strahinja Stojanovic, 30 vjeç, i cili është akuzuar për vrasjen e avokatit Dragoslav Misha Ognjanovic, u vra dje rreth mesditës në Beograd pas shpërthimit të një bombe që ishte vendosur në makinën e tij BMW X5, raporton Kurir. Në shpërthimin e tmerrshëm, i cili ndodhi në rrugën Omladinskih, Stojanović dyshohet se humbi të dy këmbët dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve ai nuk mundi të mbijetonte. Sonja Suarez Gomez (45) nga Kolumbia e cila ndodhej në makinë në momentin e shpërthimit, pësoi vetëm disa lëndime të lehta. Shpërthimi ishte i tmerrshëm, kishte shumë makina në atë kohë afër X5 që digjej…
Gaz Paja dhe Ira Seferi janë treguar gjithmonë shumë të rezervuar kur vjen puna tek postimet për vogëlushin e tyre, Dardin. Ata përpiqen që ta ekspozojnë sa më pak në rrjete sociale, duke e ruajtur deri në fund privatësinë. Mirëpo sot Ira e ka lëshuar pak dorën dhe ka publikuar si rrallëherë një video të vogëlushit. Shihet se Dardi është rritur shumë, sepse brenda pak javësh ai do të festojë edhe 1-vjetorin e lindjes. Në imazhin e publikuar nga Ira, i vogli shfaqet duke parë nga dritarja dhe belbëzuar, ndërkohë që portreti i tij nuk mund të dallohet. Siç duket…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Keni kaluar një periudhë të mbushur me tensione, të cilat do të jenë të pranishme edhe gjatë kësaj të mërkure në dashuri. Mundohuni që të ruani qetësinë, pasi ka ardhur momenti për të bërë disa zgjedhje me rëndësi në punë dhe në jetë. Sa i takon punës, yjet nuk do të jenë në anën tuaj dhe parashikohet një krizë. Nuk duhet të pretendoni që të zgjidhni gjithçka menjëherë, pasi ka nevojë për reflektim. Demi Në…