Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka konsideruar gjysmake masat e marra nga qeveria për fillimin e vitit të ri shkollor.Me anë të një postimi në Facebook, Basha thekson se “ruajtja e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve duhet të jetë parësore në situatën kur numri i të prekurve me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë”. Ai kërkon urgjentisht nga Rama të nisë testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor. “Shpreh dhe njëherë shqetësimin për masat gjysmake të marra nga qeveria për fillimin e vitit të ri shkollor. Ruajtja e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve duhet…
Author: tirana
Serie A përgatitet të rifillojë në fundjavën e ardhshme, teksa klubet mësuan para pak ditëve se është vendosur që të luhet sërish me stadium të boshatisura, të paktën deri më datën tetë tetor. Por, ajo që nuk dorëzohet në këtë pikë është Juventusi. Bardhezinjtë i kanë dorëzuar kërkesën e radhës Regjionit të Piemontes. Por, këtë herë në dëshirën e torinezëve ka një ndryshim pasi tashmë janë të kënaqur edhe me praninë e 1000 spektatorëve. Kërkesa e parë e bardhezinjve ishte për 8000 të pranishëm, mirëpo tashmë e rëndësishme për klubin është që në stadium të krijohet një atmosferë sado e…
22 mijë familje në fshat ende nuk kanë një certifikatë pronësie për tokën bujqësore. Për këtë mbetet edhe rreth dy muaj afat që të interesuarit të aplikojnë pranë bashkive. Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame deklaroi se javën e parë të nëntorit përfundon afati për aplikimin nga ana e qytetarëve për pajisjen me certifikatë “Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi” të tokës bujqësore. “Ligji 20/2020 i vënë kapakun përfundimtar këtij proçesi, duke i bërë një thirrje përfundimtare me afat 6 mujor këtyre familjeve. Duke pasur parasysh që ligji ka hyrë në fuqi në 07.05.2020, i bie që ky afat…
Policia e Kukësit ka arrestuar një 28-vjeçar për shkak se u kap pa patentë duke drejtuar mjetin e tij luksoz tip “Jaguar”. Burime zyrtare bëjnë me dije se të riut i ishte pezulluar patenta më parë, por ai nuk e ka marrë këtë fakt në konsideratë duke vijuar të drejtojë makinën pa leje drejtimi. Madje, gjatë kontrollit të dokumentacionit të makinës, ai ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë. “Arrestimi i tij u bë pasi, në qytetin e Kukësit, duke drejtuar automjetin tip “Jaguar”, është ndaluar nga Policia Rrugore dhe gjatë verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se shtetasit I.L. i…
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 872 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 164 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6494 që nga fillimi i epidemisë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër,nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje,8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste…
Gjykata e Qarkut në Landau të Gjermanisë e ka dënuar me burgim të përjetshëm një 32-vjeçar nga Kosova, i cili ka vrarë bashkëshorten e tij. Më 8 shkurt të këtij viti, ai vrau bashkëshorten teksa të dy po udhëtonin me makinë. Sipas mediave gjermane, vetëm pak metra më tutje Afrim R. u ndalua nga efektivët e Policisë dhe doli nga mjeti me pistoletë në dorë. Kur kuptoi që ishte i rrethuar e hodhi armën larg dhe iu dorëzuar efektiëve të Policisë. “Ajo po tallej me mua, më tradhëtoi dhe më mashtroi. Pasi më braktisi donte të më merrte dhe fëmijët,”-u…
Për herë të parë një derr i egër në Gjermani ka rezultuar pozitiv me ASP. Pse është kaq e rrezikshme sëmundja? Si përhapet virusi? A ndihmojnë gardhet? Çfarë duhet ditur nga fermerët? Murtaja afrikane e derrit, e cila është e padëmshme për njerëzit, por shumë ngjitëse dhe kryesisht vdekjeprurëse për derrat e butë dhe derrat e egër, ka arritur në Gjermani. Ministria Gjermane e Bujqësisë konfirmoi me 10 shtator 2020 rezultaltin pozitiv të një kadavre të një derri të egër. Kafsha u gjet në rrethin Spree-Neisse në Brandenburg, jo shumë larg nga kufiri polak. Gjetja nuk është e papritur. Që…
Situata vazhdon të jetë e tensionuar mes dy vendeve, Greqisë dhe Turqisë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ditën e sotme ka bërë sërish deklarata provokuese në lidhje me Greqinë dhe Francën. Në veçanti, Erdogan ka bërë kërcënime ndaj Presidentit francez, Emmanuel Macron duke thënë se ky i fundit do të ketë shumë probleme me të. Ai shton që ata nuk kanë një histori dhe as që e njohin vendin e tyre, prandaj duhen të tërhiqen. Erdogan u shpreh se , “Macron është shumë i zënë me mua. Macron, ju do të keni shumë probleme me mua, personalisht. Unë tashmë ju kam…
E mitura nga Pogradeci jetonte prej disa muajsh në shtëpinë e abuzuesit pasi ky i fundit ia kishte kërkuar familjarëve që të kujdesej për të. Në mënyrë të përsëritur ai e ka ngacmuar edhe më herët, ndërsa ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në fillim të muajit qershor. Vajza ka qenë mjaft e tronditur gjatë rrëfimit të saj para psikologes duke theksuar se nëse nuk do ta kishte denoncuar përdhunimin, mund të shkonte edhe drejt vetëvrasjes. “Sot e shtrydha të keqen time. Më përdhunonte çdo ditë në shtëpinë e tij. Fillimisht më mori duke i thënë babait se do të…
Një efektiv policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat ka rezultuar pozitiv me SarsCov-2. Ai kishte shfaqur shenja të infektimit disa ditë më parë dhe përgjigjia e tamponit të bërë, e mbërritur dje pranë DSHP-së Berat, ka rezultuar pozitiv. Efektivi i policisë është punonjës i Patrullës së Përgjithshme dhe kjo ka vënë në alarm shumë kolegë të tij, që patrrullonin me të çdo ditë gjatë shërbimit. Efektivi është karantinuar në banesën e tij, ndërkohë që gruaja se ndërpreu punën e saj si drejtoreshë çerdheje, me pretendimin se tamponi i parë i saj ka rezultuar negativ. Mbërritja e saj brenda ambienteve…
Sot u mbushën 22 vite nga vrasja e Azem Hajdarit. Për ta kujtuar Azemin, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka publikuar një foto ku qëndron mes Hajdarit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Por Topalli nuk ka hezituar të japë edhe mesazhin e radhës duke shkruar: “Kur kishim opozitë”, një ‘thumb’ që vjen pas deklaratës së bujshme që nuk do t’i bashkohet PD për aq kohë sa në krye të saj do të jetë Lulzim Basha.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD Luzlim Basha kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për 22-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit. Në këtë ceremoni nuk mund të mungonte as vajza e Azemit, Rudina e cila shoqërohej nga nëna, vëllai dhe kunata e saj. Gjatë ceremonisë u vu re një indiferentizëm i Rudinës ndaj Berishës dhe Bashës.