Author: tirana

Të dhënat e fundit nga Zyra e Statistikave Kombëtare në Britaninë e Madhe bëjnë me dije se në javën e fundit, sëmundje si gripi dhe pneumonia kanë shkaktuar 10 herë më shumë vdekje sesa koronavirusi. Profesori Karol Sikora u shpreh se qeveria duhet të vihet në dijeni, se sëmundjet e tjera janë duke shkaktuar më shumë viktima. Zyra e Statistikave vë në dukje se 12.6% e vdekjeve në total janë shkaktuar nga gripi dhe pneumonia, përkundër 1.1% nga Covid-19. Të dhënat tregojnë se dhe numri i vdekjeve nga koronavirusi është ulur.

Read More

Kevin Cungu dhe Rexhep Xhekja ishin shokë dhe po pinin kafe në të njëjtën tavolinë të një lokali në fund të lagjes. Pas një sherri me fjalë kërkuan që të sqarohen jashtë. Aty ka ndodhur dhe plagosja, pasi Cungu nxorri pistoletën dhe e qëlloi në këmbë 30- vjeçarin. Për më tepër Policia ka shoqëruar disa persona që kanë dijeni për ngjarjen teksa Cungu vijon të jetë në kërkim.

Read More

Tri ditë përpara çeljes së shkollave, 5 mësues të shkollës 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në kryeqytet kanë rezultuar të infektuar me Covid. Tv Klan raportoi se të gjithë mësuesit e shkollës janë testuar për Covid dhe pritet dalja e analizave. Lidhur me këtë situatë, Ministria e Arsimit thotë se nuk ka ende një vendim zyrtar, por çështja po diskutohet nga ekspertët e ISHP dhe të arsimit. Në parim, sipas Ministrisë, mendohet se nuk do të ketë mbyllje të shkollës, por zëvendësim të mësuesve të infektuar. Sipas të njëjtave burime “në institucionet arsimore që ka një apo dy të prekur, do…

Read More

David Gabrieli, një shtetas francez që jeton në Sidnei është akuzuar për ngacmim seksual ndaj katër grave, me të cilat ai fliste në aplikacionet e njohura të takimeve RSVP dhe Bumble midis gushtit 2017 dhe janarit 2018. Mediat e huaja raportojnë se ai paraqitej në internet si një mjek që punonte në ambasadën zvicerane dhe përdorte disa fotografi të futbollistit shqiptar, Lorik Cana teksa përpiqej që të tërhiqte gratë dhe më pas t’i bindte ato që të vizitonin apartamentin e tij Maroubra. Të martën, gjykata dëgjoi një nga viktimat e tij, me të cilën kishte organizuar një takim për kafe pranë shtëpisë…

Read More

Gjykata e Tiranës i ka dhënë “dritë jeshile” kërkesës së autoriteteve holandeze të drejtësisë për të hetuar në Shqipëri mbi një krim monstruoz të ndodhur në Amsterdam në vitin 2011. Hetimi ka si qëllim identifikimin e autorit të një grabitjeje të dhunshme në banesën ndaj një 85 -vjeçareje. Përveçse ka tentuar të vrasë të moshuarën Hendrika Schellenberg, grabitësi e ka dhunuar seksualisht dhe fizikisht atë, duke i thyer një brinjë, dëmtime që i kanë shkaktuar vdekjen pas disa muajsh. Në deklarime e saj e moshuara ka rrëfyer se agresori ishte një burrë me ngjyrë. Sipas letërporosisë, hetuesit e Amsterdamit kanë…

Read More

Ditën e sotme është arrestuar bashkëpuntorja femër e grupit të grabitësve nëpër banesa duke finalizuar kështu operacionin policor të koduar “Sezoni”. Valbona Osmani po arratisej drejt Maqedonisë dhe është arrestuar në doganën e Bllatës. 33-vjeçarja u ka thënë policëve se po ngatërronin person mirëpo nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit. Valbona është pjesëtarja e 5-të e grupit dhe roli i saj në grup ishte të shiste bizhuteritë e vjedhura jashtë Shqipërisë. Ajo këmbente në vlera monetare varëse, ora, byzylykë e sende elektronike. Grupi ka arritur të vjedhë mbi 500 mijë €, sende me vlerë e bizhuteri e në 2 muaj…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga kantieri i ujit në Bathore, i cili është një investim për më shumë se 53 mijë banorë të Kamzës. Rama thotë se pavarësisht se për 30 vjet u kanë fyshkëllyer rubinetat kur i hapin për ujë, qytetarët e Kamëz kanë votuar për 30 vjet symbyllas për PD-në. Mesazhi i Ramës: Kantieri i ujit në Bathore – Frutikulture – Laknas -Zallmner, një investim për 53 372 banorë të Kamzës, që votuan symbyllur në shumicë për 30 vjet PD-në dhe prej 30 vjetësh iu fishkëllejnë rubinetat kur i hapin për ujë. Pas ndërhyrjeve në…

Read More

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa sot ka pranuar ftesë nga Gjykata në Bujanoc me arsyetimin se ka përdoruar flamurin kombëtarë shqiptar. Mustafa thotë se gjuha linçuese ndaj shqiptarëve që ka përdoruar Vulin nuk është marrë për bazë nga autoritetet serbe por tash ai paditet për përdorim të flamurit kombëtar shqiptar. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka thënë se Serbia edhe mund ta dënoj,  por nuk mund ta zmbraps nga beteja për drejtësi. Mustafa ka thënë se edhe Kushtetuta e Serbisë ja lejon përdorimin e flamurit kombëtar. Postimi i plotë: PADIA POLITIKE NDAJ MEJE PËR FLAMURIN, ME LIGJ DISKRIMINUES…

Read More

“Kryeministri shqiptar Edi Rama përshkroi shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje në Detin Jon si “absolutisht në përputhje” me ligjin ndërkombëtar në një intervistë televizive me rastin e trazirave në politikën shqiptare” Kështu hapet artikulli në mediat greke ditën e sotme, të cilat i kanë bërë jehonë deklaratës së djeshme të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e detit pas debateve të ndezura në politikën shqiptare pas zotimit të homologut grek për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Artikulli veçon citimin e Ramës i cili e shpjegon zgjerimin e Greqisë si një e drejtë sovrane e njohur nga Ligji…

Read More

Zemra e njeriut është aq e fortë, sa mund të rrahë edhe kur është e shkëputur nga trupi ynë. Për këtë arsye dhe shumë të tjera, është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin e saj. E dini se brenda 30 sekondave mund të kuptoni nëse keni ose jo një problem me zemrën? Ndiqni hapat më poshtë për të mësuar si. #Hapi i parë Në një pjatë të thellë hidhni ujë të ftohtë dhe sigurohuni që hapësira i nxë të dyja duart. Brenda në ujë, hidhni disa copa akulli. #Hapi i dytë Fusni duart brenda në pjatën bashkë me akujt dhe…

Read More

Mjeku Pëllumb Pipero u shpreh se nga fusha e prodhimit të vaksinës ka lajme të mira. Sipas tij, “bota për një vit ose një vit e gjysmë do çlirohet nga kjo pandemi”. Pipero tha se virusi tregoi gjatë verës se nuk është i ndjeshëm ndaj temperaturës, por tha se nga hemisfera jugore shfaqen shenja pozitive. “Në hemisferën jugore gjatë dimrit, qarkullimi i viruseve stinore ka qenë shumë i ulët. Siç duket, masat e marra për koronavirusin parandalojnë edhe gripin stinor. Shpresoj që edhe te ne, qarkullimi i viruseve do mbetet i ulët. Grupet e rrezikuara duhet të vaksinohen me përparësi,”…

Read More