Author: tirana

Nëse mendoni se biçikletat tuaja janë të sigurta edhe në katin e fundit të pallatit ku banoni, jeni gabuar. Ka hajdutë të cilët mund të ngjiten dhe fare thjeshtë të zbresin biçikletën e shënjestruar nga shkallët. Shtimi i numrit të vjedhjeve, kryesisht të biçikletave, ka bërë që mjaft administratorë pallatesh të survejojnë ambientet e hyrjeve me kamera sigurie. Por, edhe pse këto masa janë shtuar, duket se nuk janë problem për hajdutët e biçikletave, të cilët, si banorë të zonës, futen në brendësi të pallatave të pamaskuar dhe të pashqetësuar nga askush. Ndonëse përherë e më shumë qytetarët po rikthehen…

Read More

Majlinda Angoni është prefektja e re e qarkut Shkodër. Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e tij të radhës mori vendimin për emërimin e Angonit në detyrën e Prefektes së Shkodrës, me propozimin e ministrit të Brendshëm. Duket se emërimi i saj ka gjetur mbështetjen edhe në radhët e demokratëve të cilët kanë kapërcyer dallimet politike. Nga një vëzhgim I bërë nga tirananews.al, rezulton se Prefektja e re ka marrë urimet dhe nga ish-Ministrja e Integrimit në qeverinë e Berishës, Arenca Trashani.

Read More

Partia Demokratike pritet të ketë gati emrat e kandidateve për deputetë dhe drejtuesit e qarqeve në fund të muajit shtator. Mark Marku, anëtari Komisionit te vlerësimit të kandidatëve për deputetë jep garanci se emrat që po filtrohen do të jenë gati në fund të muajit shtator. “Normalisht presioni i kohës është sepse praktikisht ka filluar fushata dhe Partia Demokratike besoj deri në fund të muajit do të ketë listën e përfaqësuesve të vetë dhe drejtuesve politikë. Ndonëse përcaktimi i emrave të drejtuesve politikë nuk është kompetencë e Komisionit”, sqaron anëtari i Komisionit të Vlerësimit. Krahas mijëra emrave të propozuar për…

Read More

Ndërsa rastet e pozitivitetit të koronavirusit vazhdojnë të rriten në shumë vende evropiane, të rriturit e rinj – në të njëzetat dhe të tridhjetat – po përfundojnë nën akuzë, pasi sipas politikanëve dhe zyrtarëve shëndetësorë ata, me sjelljen e tyre janë përgjegjës për rritjen e pjerrtësisë të kurbës së Covid. Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar Matt Hancock u drejtoi gishtin të rinjve që injorojnë masat e distancës sociale, duke thënë se ata janë përgjegjës për rritjen e rasteve në Mbretërinë e Bashkuar. Në fakt, shkalla e incidencës është më e lartë në këtë grupmoshë sesa në grupmoshat e…

Read More

Ndërkohë që Greqia përpiqet të gjejë më shumë aleatë duke patur në krah presidentin e Francës, Turqia ka forcuar pozicionet e saj në terren duke njoftuar dërgimin e anijeve ushtarake në brigjet e Qipros dhe Rodosit. Mediat greke njoftojnë sefundmi se marina turke ka njoftuar një stërvitje të gjerë ushtarake në brigjet e Qipros. Gjatë stërvitjes do të përdoret zjarr i vërtetë, gjë për të cilën turqit kanë paralajmëruar të gjitha anijet që lundrojnë në zonën në fjalë. Krahas kësaj, një numër i madh anijesh ushtarake turke gjenden në jug të Rodosit duke mbështetur anije kërkimore “Oruç Reis”, e cila…

Read More

Kryeministri Rama është ftuar në Greqi për të marrë pjesë, mes shumë personaliteteve të tjera të politikës, kryeministra e presidentë të vendeve të ndryshme, në Konferencën e organizuar nga revista prestigjioze The Economist. Burime nga kryeministria bëjnë me dije se Rama nuk do vizitojë Athinën për të diskutuar mbi çështjen e kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë, por për një arsye krejt tjetër. Më poshtë shihni agjendën.  Ndërkohë tirananews.al ka mësuar edhe programin e aktivitetit.

Read More

Kryeministri Rama është nisur papritur pasditen e sotme drejt Turqisë. Nuk dihet arsyeja e këtij udhëtimi të paparalajmëruar të kryeministrit, i cili paradite ka qenë në zonat e rindërtimit, të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Më herët, gjatë ditës sot mediat greke kanë zbuluar se kryeministri Rama do të jetë më datë 15 dhe 16 shtator në Athinë, atje ku do të takohet me homologun Kyriakos Mitsotakis. Mediat greke konfirmuan prezencën e Ramës në Athinë, në Grand Resort Lagonissi, ndërsa mendohet se prioritet do të jetë çështja e detit, e cila ka shkaktuar debat në Shqipëri dhe Greqi. Rama…

Read More

Shërbimi Meteorologjik bën me dije se edhe pse jemi në muajin Shtator, vendi ynë edhe për këtë fundjave do të vijojë të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike. “Një lajm i mirë ky për adhuruesit e plazhit dhe diellit. Në këtë mënyrë si për ditën e Shtunë ashtu dhe të Dielën moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore malore. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s (më tepër e ndjeshme përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore),…

Read More

Disave u mbyllet kariera ndërsa të tjerë zgjerojnë hapsirat. Edhe këtë vit sezoni i ri televiziv nuk vjen pa surprizat e zakonshme qe Lapsi.al i ka qëmtuar. Ndryshimin më të madh duket se e ka bërë Top Channel, i cili e ka kaluar “Open” të Eni Vasilit 4 herë në javë, në ora 21 00. Lëvizja është bërë për të shtuar konkurencën me Opinion-in e Fevziut, duke thithur të martën dhe të mërkurën audiencën një orë para TV Klan. Por, dëm kolateral i kësaj lëvizjeje ka qenë emisioni tradicional i Topit, “Top show” i Alban Dudushit, i cili është larguar…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Jeni duke jetuar një situatë paradoksale. Venusi do të ketë ndikim të favorshëm, por gjithsesi duket se nuk e gjeni veten në dashuri. Kujdes duhet të tregoni lidhur me agresivitetin, të cilin duhet ta mbani nën kontroll. Fundjava do të nisë me polemika të shumta. Demi Kjo e shtunë nuk do të jetë kritike për dashurinë, por me kalimin e orëve situata mund të tensionohet. Ndërsa në punë, më në fund do të nisë të…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi sot se janë 97 qytetarët, të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19 në 24 orët e fundit. Përmes një statusi në Facebook, ministrja ka postuar edhe foton e tre infermiereve në spitalet Covid që punojnë për shërimin e pacientëve. “Gjatë 24 orëve të fundit, 97 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”,- shkruan Manastirliu krahas fotos. Në total numri i pacientëve që janë shëruar nga Covid 19 shkon në 6443 persona në vendin tonë.

Read More