Në javën e tretë të shtatorit qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të mblidhen në Shkodër, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të përbashkëta. Në këtë takim disa nga marrëveshjet më të rëndësishme janë dogana e Kosovës në Durrës, hidrocentrali në territorin shqiptar dhe linja hekurudhore. Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherë edhe koordinatore për mbledhjet e dy qeverive, Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë se marrëveshjet do të jenë në interes të dy palëve. Kosova dhe Shqipëria kanë filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive më 11 janar të vitit 2014. Mbledhja e parë u mbaj në qytetin e…
Author: tirana
Në një përballje të gjatë me pyetje-përgjigje në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të premten, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Arjan Qafa u përpoq të shmangte përgjegjësinë për të vërtetuar 80 mijë euro cash, që sipas deklarimeve ishin zotëruar nga bashkëshorja para martese dhe kishin shërbyer për të krijuar rreth 7.4 milionë lekë të ardhura nga huatë. Kjo pasuri kishte shërbyer, sipas asaj që u tha në seancë dëgjimore, për krijimin e pasurive të tjera të çiftit, përfshi dy apartamente. Qafa depozitoi në KPK një marrëveshje paramartesore, sipas së cilës çifti i kishte menaxhuar veç e veç pasuritë. Por…
Prej 6 muajsh BE vendosi që të mbyllë kufijtë dhe deri më tani nuk ka një datë të caktuar se kur do të hapen. Të dhënat e publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë dhanë shpresë për uljen e të infektuarve gjatë dy javëve të fundit. “Nga të dhënat epidemiologjike incidenca e dy javëve të fundit është 62.9 raste/ 100,000 banorë. Krahasuar me incidencën 2 javore të javëve pararendëse ka një ulje të lehtë, por ky është një moment i rëndësishëm për të kujtuar rëndësinë e respektimit të rregullave pasi hapja e shkolla mund të ketë impakt në situatën epidemiologjike”,…
Tre persona janë arrestuar këtë pasdite në Kukës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të akuzuar për kanosje të punonjësit të policisë. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se kishte ndaluar në aksin rrugor Krumë-Letaj drejtuesi e një kamioni pa targa që po transportonte krom. Punonjësit e Policisë i kanë kërkuar drejtuesit të mjetit shtetasit A. D., dokumentacionin e mjetit dhe të ngarkesës, por shtetasi A. D. i ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk ka dhënë asnjë dokument. Në këto kushte punonjësit e Policisë e kanë shoqëruar, për t’i bllokuar mjetin në ambientet e Komisariatit…
Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar falje homologut të tij serb Aleksandar Vuçiç për postimin e një zyrtares të lartë ruse në Facebook, që zemëroi Vuçiç. Zëdhënësja e m Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova postoi një foto të Vuçiç ulur përballë Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe poshtë saj një foto të këmbëve të aktores Sharon Stone. Vetë Zakharova kërkoi falje më herët. Skenografia provokuese e këmbëve të kryqëzuara erdhi nga filmi “Basic Instinct”, në një skenë ku personazhi i Sharon Stone ekspozon veten. Mesazhi i Zakharova ishet se më foto Vucic dukej sikur po merrej në…
Policia spanjolle ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës në spanjë. Mediat spanjolle raportojnë se në kuadër të operacionit të koduar “Olon”, ka vënë në pranga 18 persona të kombësive të ndryshme. Ata akuzohen se ishin pjesë e një grupi të dyshuar kriminal kushtuar trafikut të drogës dhe rrëmbimit në rajonin e Alicante të Vega Baja në Spanjë. Sipas Gardës Civile, dhjetë nga tetëmbëdhjetë të arrestuarit, midis 19 dhe 47 vjeç dhe me origjinë spanjolle, shqiptare, angleze, holandeze dhe argjentinase, janë prapa hekurave. Ndër të tjera nga hetimet janë zbuluar se dy anëtarë të…
Juristi Saimir Vishaj thotë se gjatë kësaj kohe nuk është bërë spastrim i drejtësisë, por thjeshtë një kalim i gjyqtarëve nga sistemi i drejtësisë në zyra avokatie. Ai shprehet se gjyqtarët nuk mund të dënojnë të shkarkuarit nga vettingu pasi vetëm disa kohë më parë kanë qenë kolegë. “Në këto momente që ne flasim, nuk mendoj që ne spastruam sistemin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët që kishin probleme me drejtësinë por ata i kthyem në një moment në avokatë. Kjo është anormale, situatë alarmante për të cilën ne kemi pasur të gjithë shqetësim që do të thotë që nuk…
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, nën cilësinë e kreut të OSBE, lidhur me krizën në Bjellorusi. Linde e ka cilësuar Ramën, një mik të dashur prej vitesh, ndërsa shton se ai si kryetar aktual i OSBE po koordinon punë me Suedinë e cila merr kryesinë e OSBE pas Shqipërisë lidhur me krizën aktuale në Bjellorusi. “Fola me mikun tim të dashur që prej shumë vitesh, Edi Rama. Si kryetar aktual i OSBE ne do të koordinojmë punën tonë në…
Ndonëse është mjaft aktive në rrjetet sociale, Jonida Maliqi na mungon të gjithëve në muzikë me projektet e reja. Kënga e fundit prej saj ishte “Ktheju tokës”, me të cilën na përfaqësojë denjësisht në Eurovision. Megjithatë, një gjë e themi me siguri, se Jonida mbetet një ikonë mode në vendin tonë dhe do e mbajë gjatë fronin.Nëse të gjithëve ju mungonte në televizion, na lejoni t’ju themi se Jonida po rikthehet.Ajo ka paralajmëruar me anë të një Instastory fansat se po përgatit një projekt televiziv që pritet të vijë së shpejti në ekran. Autorja e hitit “Jam bërë si ti”…
Deputeti Lefter Maliqi, i cili është pjesë e opozitës në parlament ka deklaruar në një intervistë se do të zgjidhte Ilir Metën si kryeministër para kreut të PD-së , Lulzim Basha. Ai është shprehur në një intervistë për Report Tv se e sheh veten si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme mes PD-së dhe LSI-së, ndërsa ka thënë se asnjë prej deputetëve të opozitës së re nuk i sheh si deputetë të ardhshëm.”Mes Bashës dhe Metës, unë zgjedh presidentin aktual si kryeministër. LSI është vendimtare për qeverisjen. Forcat e reja politike kanë shumë pak mundësi të marrin mandate. Për…
Partneri/ja ju fajëson gjithmonë juve Të rralla janë rastet kur është vetëm njëri prej jush që e ka fajin për problemet në çift. Fundja, duhen dy vetë për të kërcyer tango. Sipas ekspertëve, jeni në një rrugë pa krye nëse partneri/ja ju fajëson gjithmonë juve dhe nuk mundohet të gjejë një zgjidhje për problemet tuaja në çift. Nuk duket sikur gjërat do të përmirësohen Debatet dhe zënkat janë diçka e zakonshme në një lidhje, mos prisni të jetë gjatë gjithë kohës një fushë me lule. Por, nëse nuk shihni më dritë në fund të tunelit, atëherë ndoshta ka ardhur momenti…
Socialistët e Matit kanë ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Drejtuesja politike për Qarkun Dibër njëkohësisht edhe Ministre e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj diskutuan sot me të zgjedhurit në strukturat lokale të PS-së rreth masave organizative për një mandat të tretë qeverisës të së majtës në vend. “Socialistët e Matit marrin përgjegjësi për zgjedhjet e reja politike! Sëbashku me drejtuesen politike të Qarkut Dibër, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Kryetarin e Bashkisë Mat Agron Malaj diskutuam sot me të zgjedhurit në strukturat lokale të PS-së rreth masave që subjekti ynë politik do…