Të gjithë mendojmë se djemtë nuk janë të kujdesshëm kur vjen puna tek rregulli në shtëpi. Ndoshta jo për fajin tonë, por mashkulli shqiptar nuk shquhet për pastrim, pasi këto “janë punë grash”. Ndonëse në pamje të parë ky stereotip nuk duket i dëmshëm, në fakt është! Këtë e ka treguar sot edhe moderatorja e njohur, Dojna Mema. Në një postim në Instastory, ajo ka publikuar foton e një njoftimi për shtëpi me qira, që jemi mësuar të shohim zakonisht rrugëve në shtylla apo në mure. Por, qiradhënësit kishin një kusht, pasi në njoftim shkruhej: Jepet me qira 3+1. Vetëm…
Author: tirana
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka komentuar sërish çështjen e nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi sa i takon normalizimit ekonomik. Në atë që e cilëson si “Shënim për një keqkuptim të madh”, Rama shkruan ndër të tjera: “Tani hajde ma thoni, si të mos më kujtohet mua që kur Aleksandër Vuqiqi erdhi në Durrës pas tërmetit, m’u turrën e më bënë Esad Pashë që nxorra Serbinë në det, ndërsa sot që “Minishengeni” në tokë, det dhe ajër është bekuar në Shtëpinë e Bardhë, shumica e damkosësve përshëndesin marrëveshjen, madje edhe vetë puseta digjitale sb nuk bëzan(?)“.…
Turqia dhe Greqia janë në një rivalitet të fortë mes tyre në Mesdhe duke bërë që NATO të japë alarmin për një luftë të vërtetë mes dy anëtarëve të saj. Në këto kushte, kreu i NATO-s, Stolteberg ka filluar negociimin e një marrëveshjeje mes liderëve grekë dhe turq për të arritur në një pikë të përbashkët në lidhje me ishujt dhe pasuritë në detin Egje. Megjithatë, duke iu frikësuar një përballje ushtarake me Ankaranë, Athina ka vendosur të armatoset, duke blerë avionë, mjete ushtarake dhe armë. Më datë 12-13 shtator, krerët e shtetit grek pritet të shpalosin programin masiv të…
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informojnë se të gjithë tatimpaguesit dhe individët e regjistruar, se mund të pajisen online me fjalëkalimin e llogarisë së tyre të deklarimit elektronik. “Nëse keni humbur apo nuk mbani mend fjalëkalimin e llogarisë e-filing, tashmë ju nuk keni detyrimin për t’u paraqitur pranë zyrave të Shërbimit për Tatimpaguesit, por mund të aplikoni online dhe në kohë reale mund të pajiseni me fjalëkalim të ri. Rivendosja e fjalëkalimit, është shërbimi më i ri online, i cili i shtohet listës së shërbimeve online të DPT-së, tashmë të konsoliduara prej vitesh. Ky shërbim përfitohet vetëm nga tatimpaguesit apo…
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në Laç. Mësohet se janë përplasur një automjet dhe një motor, ku për pasojë ka humbur jetën një 65-vjeçar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore. Kurbin/Informacion paraprak Në qytet Laç, në afërsi të një karburanti, mjeti me drejtues shtetasin E.Gj.,27 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin P.P., 65 vjeç, banues në Laç, Kurbin i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Gj.., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime…
Punonjësja e një banke të nivelit të dytë në Sarandë, e cila ishte vetëhelmuar, ka ndërruar jetë rrugës teksa po transportohet me helikopter drejt spitalit Ushtarak në Tiranë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen nr.4 në Sarandë, por fatkeqësisht ekonomistja me iniciale E.D., 37-vjeç nuk mundi të mbijetonte. Shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë largimi drejt Italisë i vajzës së saj 12-vjeçare. Vajza është marrë nga ish-bashkëshorti në Itali, pasi me vendim Gjykate pas divorcit, i është caktuar atij kujdestaria.
Shkencëtarët ruse nxorën raportin e tyre të parë mbi vaksinën e koronavirusit duke thënë se testet e hershme treguan shenja të një përgjigjeje imune të organizmit. Raporti, i publikuar në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet”, thotë se çdo personi, të cilit iu administrua vaksina zhvilloi antitrupa për të luftuar virusin dhe nuk paraqiti asnjë efekt anësor serioz. Rusia e licencoi vaksinën për përdorim lokal në muajin gusht, duke u bërë vendi i parë që bënte diçka të tillë, që përpara se të dhënat të bëheshin publike. Ekspertët thonë se testet janë zhvilluar në shkallë shumë të vogël për të provuar…
Që nga futja e Barcelonës në krizë në aspektin politik të skuadrës, shumë yje lidhen me largimin, përfshirë edhe Lionel Messin e Luis Suarezin. Uruguaiani thuhet të jetë afër marrëveshjes personale me ‘Zonjën e vjetër’, por sipas ‘Gazzetta dello Sport’, vonesat po vijnë si pasojë e pasaportës së Suarez. Lojtari numërohej si qytetar i EU në Spanjë, për faktin se është i martuar me Sofia Balbi, por kjo nuk vlen në Itali. Kështu, lojtari nuk po afrohet tani, pasi Juve nuk dëshiron të zë vendin e një prej tre lojtarëve që nuk janë evropianë. Mbetet të shihet nëse Suarez dhe…
Një 63-vjeçar nga Tiranë, me detyrë infermier në Spitalin e Traumës nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19 dhe ka humbur jetën. Pëllumb Maletaj është mes 6 viktimave të raportuara sot nga Ministria e Shëndetësisë e cila deklaroi sot se ai vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese. Infermieri 63-vjeçar nuk është infektuar në spital. Kjo pasi, pavioni ku ai shërbente nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar e as të konfirmuar me COVID 19, qoftë mes stafit por edhe mes pacientëve.
Një 37-vjeçare me profesion ekonomiste është vetëhelmuar ditën e sotme në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar. 37-vjeçarja u nis fillimisht drejt spitalit të Sarandës por gjendja e rënduar shëndetësore bëri që ajo të transportohej me helikopter drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane. Burimet policore bëjnë me dije se shkak për ndërmarrjen e këtij akti nga ana e gruas është bërë largimi drejt Italisë i vajzës së saj 12-vjeçare. Kjo e fundit është marrë nga ish-bashkëshorti në Itali, pasi me vendim Gjykatës pas divorcit i është caktuar atij kujdestaria.
Ky është horoskopi për ditën e diel 6 shtator 2020. Dashi Venusi është në anën tuaj dhe kjo gjë ju ndihmon sa i takon sferës sentimentale. Në dashuri mundësitë nuk do të mungojnë. Edhe në punë do të ketë zhvillime të reja, ku mund të merrni një propozim premtues. Demi Keni debatuar me dikë dhe mund të jeni përballur me situata të pakëndshme. Edhe në dashuri mund të ketë luhatje dhe dyshime. Në punë diçka do të ndryshojë dhe për këtë arsye ndonjë projekt mund të ketë nevojë që tu riparë. Binjakët Mërkuri dhe Venusi do të jenë në anën…
Fatkeqësitë në familjen Buci me origjinë nga Dibra nuk kanë fund. Pas zbulimit të ngjarjes makabre ku babai dhe vëllai kanë vrarë para 8 vitesh, 23 vjeçaren Eglantina Buci, mësohet se disa vite më parë në këtë familje ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë ku vjehrra ndryshe gjyshja e të resë kishte vrarë nusen e djalit. nëna e Faikut vite më parë ka vrarë nusen e djalit tjetër, Bashkimit i cili ishte emigrant në Itali. Sipas informacioneve të siguruara mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 23:00 të mbrëmjes, në momentin që reja me vjehrrën po shikonin…