Author: tirana

Që nga fillimi i pandemisë, 194 oficerë policie janë konfirmuar pozitiv me COVID -19 në të gjithë vendin. Aktualisht vijojnë të jenë të prekur me virusin e ri 46 efektivë. Numrin më të lartë të të prekurve e mban kryeqyteti. Të paktën 30 efektivë në të gjithë vendin janë izoluar në banesat e tyre, në prite të përgjigjes nëse janë ose jo mbartës së virusi. Tabela Efektivet e prekur me COVID- 19 194 policë të infektuar 46 policë janë aktiv 6 policë kanë humbur jetën

Read More

Partnerja e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, shkëlqeu me dy paraqitje të ndryshme në festivalin e Filmit në Venecia. Bukuroshja e Ronaldos kishte bërë zgjedhjen e duhur për të treguar fizikun e saj prefekt në sytë e gjithë botës, duke zgjedhur një emër të njohur të modës edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për stilisten Lia Stublla, e cila ishte krijuesja e fustanit të dytë të Georgina-s në festival. Mirëpo, vëmendjen e shkëlqimit të saj e mori një detaj i vogël i njërës prej veshjeve në Venecia. Bukuroshja u shfaq me etiketën e pahequr të rrobave që kishte veshur…

Read More

Ministria e Drejtësisë ka çelur garën për kandidatët që kanë interes të bëhen pjesë e bordit disiplinor të noterëve. Bordi Disiplinor përbëhet nga 5 anëtarë, nga të cilët: 2 anëtarë zgjidhen nga Ministri i Drejtësisë; 2 anëtarë zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme e Dhomës, nga radhët e noterëve; dhe 1 anëtar zgjidhet nga Këshilli Pedagogjik i Shkollës së Magjistraturës, nga radhët e stafit akademik që mbulon fushat e së drejtës civile. Detyrë e Bordit do të jetë pranimi i ankesave nga qytetarët e bizneseve, hetimi i shkeljeve dhe vendosja e masave ndëshkuese bazuar në rezultatet e hetimeve. Masat e dhenë…

Read More

Shumë shpejt pritet që Luana Vjollca të sjellë sërish në ekran emisionin argëtues dhe plot të ftuar “Shiko kush luan”.  Mirëpo duket se moderatorja dëshiron që pjesë e emisionit të parë të jetë Lori Hoxha. Kjo e fundit ka publikuar disa foto në “Instagram-in” e saj ku shkruan: “Dikush më tha që nëse komentoni dëshirën tuaj në këtë foto do bëhet realitet”. Luana nuk ka humbur kohë për t’i shprehur dëshirën për ta patur të ftuar speciale në emision. “E kryer”, i kthehet Lori duke treguar kështu se e pranon ftesën e saj. Epo na mbetet vetëm të presim për…

Read More

Edhe pse infeksioni ka kaluar ne transmetim komunitar, epidemiologët thonë se koronavirusi ka krijuar 5 vatra të nxehta në Tiranë. Krahas ish-Bllokut, zona Covid dhe me rrezik më të shtuar janë dhe “Komuna se Parisit”, “Kodra e Diellit”, zona e Astirit dhe Kamza. Përveç densitetit të shtuar në këto zona është vënë re frekuentim i lokaleve pa masa mbrojtëse, pjesëmarrje në festa dhe në ceremoni mortore. “Nëpërmjet referimeve të mjekëve të familjes dhe 127-s, shikojnë që nga këtu vijnë referimet më të shpeshta dhe pas marrjes së tamponit rezulton se pozitiviteti është më i përqendruar aty. Janë persona në marrëdhënie…

Read More

Dashi Ky është momenti që të lini mënjanë të gjitha mëritë dhe të shikoni para duke mos e kthyer kokën pas. Parashikohet që të bëni miqësi të reja dhe të zgjeroni horizontet. Demi Në këtë moment duhet të përshtateni me të gjitha ndryshimet që do ju ndodhin. Një person i cili ju gjendet zakonisht pranë nuk do të jetë, dhe kjo gjë do të bëjë që të mos ndiheni mirë. Binjakët Për ju do të nisë një faze e re në të gjitha aspektet e jetës, prandaj do të jeni disi të hutuar. Puna do të ecë më së miri…

Read More

Pasi ekipi i Kombëtares shqiptare zhvilloi një seancë stërvitore të lehtë paraditen e sotme për të qartësuar edhe idetë e trajnerit për formacionin dhe gjendjen e të gjithë lojtarëve duke qenë se mungesat në mbrojtje dhe problemet fizike apo mungesa e stërvitjes i ka sjellë shumë mëdyshje, duket se trajneri Reja ka gati formacionin final. Kështu: Strakosha në portë. Mbrojtja: Hysaj Dermaku, Gjimshiti, Veseli ,Trashi. Mesfushë do jetë Gjasula, Bare, Abrashi, Sulmi: Cikalleshi, Manaj.

Read More

Delegacioni i Kosovës nuk është nisur ende nga hoteli ku po qëndron drejt Shtëpisë së Bardhë, ku pritet të zhvillojnë takimin me Presidentin e SHVA-ve, Donald Trump. Berat Buzhala, në një lidhje live nga Amerika, bëri me dije, se brenda ekipit të Kosovës ka ndodhur një përplasje që pritet të zgjidhet. Shkak për këtë konflikt mes tyre mësphet se është bërë tërheqja e Ramush Haradinajt, pas pakënaqësive të AAK-së. “Por Shtëpia e Bardhë, është vetëm 30 sekonda larg me veturë, nga hoteli ku po qëndron delegacioni,” tha Buzhala ndër të tjera. Por vetëm pak minuta më vonë sikurse shkruan edhe…

Read More

Pas 17 vitesh në ‘Portokalli’, regjisori Altin Basha do të largohet nga spektakli i humorit. Prej ditësh në media aludohej për largimin e tij në një tjetër televizion me të cilin kishte lidhur kontratë. Një lajm i tillë ende nuk është konfirmuar nga regjisori, por konfirmohet nga burime për dritare.net. Ndërkohë mësohet se aktori i humorit Florian Binaj, i cili do të vazhdojë të qëndrojë në spektakël, do të mbajë një peshë me rëndësi dhe mund t’i besohet (ose i është besuar) gjysmë-drejtimi i ‘Portokallisë’. Emri i tij ende nuk është konfirmuar. Gjatë verës u mësua se edhe Xhemi Shehu…

Read More

Forcat e Armatosura i bashkohen nismës për dhurimin e gjakut duke treguar humanizmin e tyre me bashkatdhetarët në nevojë. “Kur bëhet fjalë për të shpëtuar jetë, Forcat e Armatosura janë të parët. Qendra e Transfuzionit nis fushatën për dhurimin e gjakut dhe Forcat e Armatosura janë të parët që i përgjigjen apelit. Efektivë dhe civilë nga të gjitha forcat treguan sërish humanizmin e tyre për bashkatdhetarët tanë më në nevojë”, shkruan ministrja Olta Xhaçka.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Berat dhe zona e Velabisht do të kenë ujësjellës të ri. Në vitin 2021, siç Rama premton Berati me Velabishtin do të kenë 24 orë ujë me cilësi sipas standardeve të monitoruara nga sistemi SCADA. Më tej ai paralajmëron se në Berat do të ketë dhe një investim madhor për një impiant për trajtimin biologjik të ujërave të ndotura, sipas parametrave dhe standardeve europiane. STATUSI NGA EDI RAMA 💧 KANTIERI I UJIT në BERAT dhe UJËSJELLËSI I VELABISHTIT janë një tjetër investim i rëndësishëm për furnizimin me ujë të pijshëm pa ndërprerje…

Read More