Ministria e Shëndetësisë informoi sot se janë kryer 857 testime për COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 123 persona kanë rezultuar pozitivë. Fatkeqësisht 5 pacientë nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën. Njofimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5882 që nga fillimi i epidemisë. Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv…
Author: tirana
Gjykata e Apelit të Tiranës vendos që nuk do ketë Kolegj Civil dhe Penal dhe çështjet do të ndahen tek të gjithë gjyqtarët. Apeli i Tiranës ishte i ndarë në dy sektorë në civilë dhe penalë për gjykimin e çështjeve por për shkak të fluksit të madh të dosjeve që presin të shqyrtohen, ndërkohë që numri i gjyqtarëve sa vjen dhe ulet për shkak të vettingut, është marrë vendimi për shkrirjen e këtyre sektorëve. Pra, një gjyqtar që më parë ka shqyrtuar vetëm çështje civile, tashmë do të shqyrtojë dhe ato penale. Fluksi i dosjeve në Apel ka shkuar në…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur në një postim në ‘Facebook’ se 150 persona kanë mundur të fitojnë betejën kundër COVID-19. Manastirliu shkruan se gjatë 24 orëve, 150 qytetarë janë shëruar nga virusi, duke ulur ndjeshëm kështu numrin e personave të prekur. Kjo është një shifër njësoj si e djeshmja ku kishte po 150 të shëruar nga virusi. ‘Gjatë 24 orëve të fundit, 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!’– shkruan ministrja në ‘Facebook’.
Gjyqtari i Apelit Tiranë, Artur Gaxha, këtë të premte ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për vetting. Sipas ILDKP, deklarimi është i saktë dhe nuk ka konstatuar asnjë fshehje pasurie dhe konflikt interesash. Apartament 124,8 m2 blerë 1 milion lekë në bashkëpronësi me bashkëshorten, legalizuar në vitin 2011. Subjekti ka deklaruar se apartamenti ka qenë me qira prej tij nga viti 1998. Në 2004 kjo pasuri i është blerë babait të bashkëshortes së tij. Nga hetimi i KPK rezultoi se në janar 1998 babai i bashkëshortes ka blerë aparament 110 m2 në vlerën 2 milionë lekë. Në…
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 13.910 raste nga 53.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 551 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 187 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është…
Dritan Abazoviç, shqiptari i Malit të Zi i cili arriti rezultate të habitshme në zgjedhjet atje është kritikuar nga shqiptarët lidhur me deklaratën e tij se nëna e Skënderbeut ishte serbe. Pavarësisht se kërkoi falje për këtë deklarata të keqinterpretuar sipas tij, Abazoviç humbi mjaft pikë mes shqiptarëve. Nga profilet e rrjeteve sociale të tij shihet se ai është një ndjekës i ministres Elisa Spiropali nga politika shqiptare. Më herët Abazoviç ka qenë në grupimin Mali i Zi, pozitiv, por pas përçarjes së partisë u largua prej andej. Gjatë kohës kur ka qenë deputet, Dritan Abazovic ishte një nga zërat…
Mjekja e QSUT, Entela Kolovani, foli në një lidhje për “News24” mbi situatën e paraqitur te Spitali Infektiv Covid-1, ku po trajtohen pacientët me koronavirus. Mjekja Kolovani tha se situata në ditët e shtatorit vijon të jetë e ngjeshur si në muajin gusht, me shumë pacientë të shtruar, rreth 100 vetëm te Covid-1. Sipas saj, sëmundja e koronavirusit është me plot të papritura dhe gjendja e çdo pacienti mund të ndryshojë në çdo moment, duke shtuar se mjekët kanë mësuar shumë në këto muaj dhe tani janë më të shkathët dhe me të thelluar mbi patologjinë. Pjesë nga intervista: Cila…
Teksa paralajmëroi në deklaratat e mëparshme se shqiptarët duhet të kishin lëvizje të reja politike, duke nënkuptuar se një plan të tillë kishte dhe vetë, tashmë duket se deputetja Rudina Hajdari e ka vendosur. ‘BalkaWeb’ shkruan se deputetja Hajdari do të bëhet pjesë e nismës Thurje, për të krijuar një lëvizje të re. Kujtojmë se Rudina Hajdari nuk është më pjesë e Partisë Demokratike, pasi nuk vendosi që të djegë mandatet si kolegët e saj opozitarë, duke qëndruar në Kuvend.
Ish-deputeti i PS, Shkëlqim Selami iu është përgjigjur akuzave të PD, se kryeministri Rama u shfaq në Lungomaren e Vlorës i shoqëruar nga persona të inkriminuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Partia Demokratike e quajti takimin e Ramës me ish -eputetin e PS-së Shkëlqim Selami si një sfidë ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim e cila më herët kishte bërë thirrje kryetarëve të partive për të lënë jashtë listave personat e inkriminuar. Ditën e sotme nuk ka munguar as reagimi i Selamit i cili ka publikuar të gjitha dokumentet e institucioneve italiane dhe shqiptare që vërtetojnë pafajësinë e tij.…
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është e pafalshme kur njerëzit nuk shqetësohen për viktimat e shkaktuar nga koroanvirusi, vetëm sepse ata janë të moshuar. “Nuk është normale të thuash, janë të vjetër. Sot nuk ka më moral. Çfarëdo moshe qoftë, i vjetër apo i ri, jeta është e çmuar, dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ta shpëtuar atë. Jeta e një njeriu vlen përtej moshës.”-ka thënë Adhanom Ghebreyesus. Në bazë të të dhënave nga OBSH-ja, tregohet se 88% e të gjitha vdekjeve në Evropë ishin midis njerëzve të moshës 65-vjeç e…
Rozana Radi pak kohë më parë mori vendimin për të mos ndjekur asnjë person në llogarinë e saj pesonale në Instagram. Këngëtarja dhe moderatorja e njohur është shumë aktive në rrjete sociale, por mesa duket ka vendosur që të “kopjojë” disi VIP-a të jashtëm të cilët vendosin të mos ndjekin asnjë ose shumë pak persona në Instagram. Radi ka vendosur që të ndjek një person në Instagram, dhe ajo është motra e saj, Andeta Radi. Nga ana tjetër, atë e ndjekin jo pak, por 337 mijë fansa.
Çfarë shenje je ti? Po partnerja jote? Hidhu një sy atyre që kanë nën kontroll këdo dhe gjithçka, për të ditur ç`të pret. Gruaja Bricjap Ato kanë një personalitet shumë të vendosur. Kjo është përparësia e shenjës së tyre. Vështirë se dëgjojnë mendimin e të tjerëve, sepse janë të bindura që e vërteta e tyre është absolute. Në këtë mënyrë çdo lloj konfrontimi bëhet i padobishëm, sepse ato nuk do ta pranojnë kurrë që e kanë gabim. Gruaja Virgjëreshë Ato janë shoqet e gruas Bricjap. Ato përpiqen për përsosmëri absolute dhe besojnë se mund të arrijnë gjithçka. Nuk hezitojnë të…