Author: tirana

Modelja Trejsi Sejdini ka vendosur që të mbulohet ditën e sotme në momentin që ka kaluar pranë një xhamie në qendrën e qytetit të Elbasanit. Në një video të postuar në Instastory tregon xhaminë në plan të parë me një këngë laike islame në sfond. Ndërsa në një video tjetër 20-vjeçarja nga Elbasani ka publikuar pamje ku në krah të shokut të saj. Ndërkohë që në këtë video plotësisht vëmendjen e merr shamia që Trejsi ka vendosur në kokë, duke respektuar rregullat e fesë islame pasi e premtja konsiderohet si ditë e shenjtë.

Read More

Drejtoria Vendore e ASHK-së Zonat e Stimuluara nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka njoftuar të gjithë qytetarët që posedojnë apartamente, njësi shërbimi apo vila në fshatrat turistikë të Golemit, Qerretit, Lalëzit apo në zona të tjera të stimuluara, të dorëzojnë dokumentacionin përkatës me qëllim përfundimin e procedurave të legalizimit dhe të kalimit të pronësisë së truallit. Dokumentacioni i cili duhet të depozitohet pranë drejtorisë është si më poshtë: Kontrata porosieKontratë sipërmarrjeKontratë premtim shitje apo kalimi pronësieKontratë shitjeKontratë shkëmbimi apo dhurimi me të tretët Qytetarët e interesuar mund të drejtohen pranë zyrave të kësaj drejtorie, në rast paqartësish ose të…

Read More

Sa herë në ditë është normale që të urinojmë? A të bën dëm nëse e mban? Nëse shkojmë në banjë edhe gjatë natës, a është kjo një shenjë që duhet të na shqetësojë? Përgjigjen e gjeni duke lexuar artikullin e mëposhtëm. Për specialistët, normalisht një i rritur urinon tre deri katër herë në ditë, po frekuenca varet gjithsesi nga disa faktorë. Madje jo vetëm nga sa pi por edhe se çfarë pi. Kafja dhe alkooli janë nxitës të urinimit. Ndërkohë që ka edhe individë që janë të prekur nga sindroma e “qeskës hiperaktive”, karakterizuar nga kontraksione të pavullnetshme të qeskës…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur nga Shtëpia e Bardhë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. Trump u shpreh se Kosova do të vendosë raporte me Izraelin, ndërsa shtoi se së afërmi do të vizitojë këta shtete. Donald Trump: Jam i kënaqur t’ju njoftoj se Kosova dhe Serbia janë dakordësuar për normalizim marrëdhëniesh, pas një historie tragjike. Administrata ime është përqendruar tek ekonomia, tek rritja ekonomike, bashkëpunimi në çështje ekonomike. Serbia dhe Kosova kanë njerëz të shkëlqyer në Amerikë dhe është gjë e mirë. Kosova dhe Izraeli kanë vendosur të normalizojnë marrëdhëniet diplomatike. Marrëveshja e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot nëpërmjet një postimi në Twitter kryeministrin kosovar Abdullah Hoti për nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Postimi Edi Rama shkruan: ASNJË TRADHËTI BURRA! Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër! Keqardhje që u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal,si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin europian të shteteve…

Read More

Ka përfunduar takimi mes deputetes Rudina Hajdari dhe presidentit Ilir Meta të cilët diskutuan për datën e zgjedhjeve që pritet të mbahen në vitin 2021. Rudina Hajdari ka propozuar datën 2 maj për zhvillimin e zgjedhjeve, megjithëse janë Pashkët otodokse. “Mbase mund të jenë më të pranueshme palët. Dy maji është vërtetë një festë ortodokse por ka ndodhur edhe më herët kjo gjë. Qytetarët mund edhe të votojnë, edhe të festojnë”, deklaroi Hajdari per gazetaret. Që prej mëngjesit të ditës së sotme presidenti Ilir Meta po zhvillon takime me palët politike në vend, për të caktuar një datë për zgjedhjet.…

Read More

Një njoftim vjen së fundmi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, “Nënë Tereza” për pasagjerët që udhëtojnë në Belgjikë dhe Gjermani. Postimi: 📌Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Belgjikë dhe Gjermani 🇦🇱🇧🇪🇩🇪 📌Njoftohen të gjithë pasagjerët që udhëtojnë për në Belgjikë dhe Gjermani, që në përpjekje për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në këto dy vende, janë të lutur të plotësojnë formularin e mëposhtëm përpara udhëtimit. Njoftimi vjen nga institucionet shëndetësore të Gjermanisë dhe Belgjikës. Ju faleminderit për bashkëpunimin.

Read More

I arrestuari për vrasjen e motrës së tij, Shkëlzen Buci ka qenë vrasës me pagesë dhe aktualisht ndodhet në burg. I riu, ndaj të cilit rëndon tanimë edhe vrasja e së motrës, u arrestua në vitin 2017 në kuadër të operacionit “Pagesa”, ndërsa në pranga ranë edhe porositësi dhe bashkëpunëtorët e tij. I riu do të vriste aktorin Mishel Prela, i cili mbeti i plagosur, kundrejt një shume prej 80 mijë eurosh. “Kemi zbardhur dhe dokumentuar tërë mekanizmin e ngjarjes, që është një vrasje me pagesë mbetur në tentativë nga një grup i strukturuar kriminal. U arrestuan të gjithë anëtarët…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Kosovën dhe Serbinë ka paralajmëruar vizitë në të dyja shtetet. Serbia dhe Kosova me ndërmjetësimin amerikan kanë normalizuar sot lidhjet ekonomike duke nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu, është bërë e ditur se Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Presidenti Trump e ka quajtur këtë moment historik. “Me të vërtetë, është historike”, tha Trump, duke qëndruar përkrah dy udhëheqësve në Zyrën Ovale. “Unë pres të shkoj në të dy vendet në një të ardhme jo shumë të largët”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan.

Read More

Marrëveshja e sotme Kosovë- Serbi e firmosura- në Uashington pritet t’i sjell Kosovës një nga njohjet më të rëndësishme, prej pavarësimit të saj. Izraeli, që është aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t’i bindet presidentit Donald Trump që ta njohë Kosovën. Kjo llogaritet të jetë “dhuratë” e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën, pas dakordimit për një marrëveshje me Serbinë, e cila formalisht njihet si marrëveshje ekonomike.

Read More

E dashura e re e Brad Pitt Nicole Poturalski është kthyer në qendër të vëmendjes pasi në fotot e reja ngjan më shumë se kurrë me ish-in e aktorit, Angelina Jolie. Pitt, 56 vjeç, ishte i martuar me Jolie, 45, nga viti 2014 derisa Jolie bëri kërkesë për divorc në 2016-n. 27-vjeçarja Poturalski  është romanca e parë publike e Pitt që nga ndarja e tij me Jolie, dhe fansat nuk mund të rrinë pa komentuar ngjashmërinë e saj të madhe me ish-partneren. Modelja gjermane ka publikuar së fundi disa foto ku shfaqet e veshur me një xhaketë gri dhe gjithçka…

Read More

Përmbyllet në mënyrë pozitive takimi historik i Uashingtonit. Presidenti amerikan, Donald Trump priti për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe homologun serb, Aleksandër Vuçiç. Më pas ai nënshkroi dy marrëveshje të rëndësishme me secilin shtet duke synuar rritjen e investimeve amerikane për të stimuluar bashkëpunimin ekonomik mes Prishtinës dhe Beogradit. Trump falenderoi Hotin dhe Vuçiç duke e konsideruar këtë raund negociatash tepër të suksesshëm. Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga Hoti u shpreh i kënaqur nga rezultati i tryezës së Uashingtonit. Kryeministri tha se hapi i radhës është njohja reciproke Kosovë-Serbi. Edhe presidenti…

Read More