Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se ka refuzuar pikën për njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës. Ai beson se ajo nuk do të përfshihet në dokumentin që quhet “normalizim ekonomik”. Lideri serb ka insistuar se gjatë bisedimeve duhet të ofrohet një “letër e mirë, përndryshe nuk do ta nënshkruajë. Vuçiç ka treguar se si amerikanët kanë hapur dokumentin ku thotë se është kërkuar njohja. “Le ta dinë njerëzit si funksionon kjo, pala amerikane na e ndau dokumentin që nuk e ka parë asnjëra palë, ose pala jonë nuk e ka pa me siguri, ishte një “non paper” si…
Author: tirana
Persona të maskuar kanë grabitur 1 milion euro në shtëpinë e një biznesmeni në Greqi. Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të grabitjes në Selanik. Nga pamjet shihet se autorët janë të maskuar, ndërsa para se të mbërrinin në shtëpinë e biznesmenit ata kishin vjedhur më parë një automjet në një tjetër banesë, në zonën e Thermi. Me xhipin luksoz që kishin vjedhur më parë, ata iu afruan shtëpisë së biznesmenit. Në momentin e grabitjes biznesmeni dhe familja e tij ishin me pushime. Nga pamjet e kamera të sigurisë, shihet se një prej autorëve hap derën e ballkonit duke përdorur…
Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit URA dhe lider i koalicionit “E Zeza mbi të Bardhë“ thotë për DW se nuk do të ketë ndryshime në politikën e jashtme malazeze. DW: Zoti Abazoviç, si e shihni rezultatin e zgjedhjeve në Mal të Zi? A është kjo fitore e demokracisë, apo kthim djathtas, në drejtim të largimit nga BE dhe NATO? Dritan Abazoviç: Në Malin e Zi ka ndodhur një tronditje tektonike, diçka që për shumë vite dhe për shumë breza ka qenë e pabesueshme. Ne jemi vendi i parë në Evropë, që deri dje nuk ka pasur ndërrim demokratik të pushtetit.…
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, foli për media në përfundim të takimit me Presidentin Ilir Meta, ku u ndal kryesisht te çështja e kufirit detar me Greqinë. Idrizi tha se i ka shprehur shqetësimin Presidentit lidhur me këtë çështje, duke theksuar se Shqipëria nuk ka çfarë deklaron me Greqinë për ujërat territoriale, por vetëm për zonat ekonomike. Sipas tij, nëse Greqia vijon të kërkojë zgjerimin me 12 milje në ujërat shqiptare, Shqipëria duhet të kërkojë Çamërinë. “I shpreha shqetësimin Presidentit për faktin që duhet të ketë vëmendjen qeveria shqiptare për zonat ekskluzive ekonomike, sepse në këtë marrëveshje dy ishujt kanë…
Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka kërkuar pjesëmarrjen në zgjedhjet elektorale të ardhshme. Përmes një letre zyrtare, i ka bërë kërkesë presidentit Meta, ministrit Majko dhe KQZ që të sigurohet edhe vota e emigrantëve. Ajo kërkon të jetë pjesë e konsultimeve në KQZ, si dhe të jetën pjesë monitoruese në zgjedhje. “Ju rikujtojmë se mundësimi i këtij votimi ka qenë pjesë e premtimeve gjatë e pas fushatave elektorale dhe politika shqiptare ka pasur një kohë mëse të mjaftueshme për ta bërë realitet votën e emigrantëve për zgjedhjet e 2021. Mosmbajtja e këtij premtimi nga ana e aktorëve të rëndësishëm politikë,…
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një person është hedhur nga kati i shtatë i pallatit duke gjetur vdekjen. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 08:00, në lagjen nr.1, Durrës. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banon, i moshuari V.N., 75 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Pas kafes së drekës, duket se para ndeshjes Presidenti i FSHF-së bashkë me disa presidentë klubesh të Superiores kanë vendosur ta djegin në lokalet e natës në Bjellorusi. Sikurse shihni dhe nga kjo video e siguruar nga tirananews, në sfond janë dhe balerina që kërcejnë.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët socialistë për t’u dhënë porosi në lidhje me organizimin në prag të fushatës zgjedhore. Vendi i mbledhjes ishte një nga komplekset më të mëdhenj në Elbasan që është në pronësi të biznesmenit Gjergj Luca, i biri i artistit të madh Ndrek Luca. Tirananews.al ka mundur që të sigurojë edhe fotot ku u zhvillua takimi i sotëm pa praninë e kamerave. Ajo që bie në sy në një sallë të veçantë, është portreti i babait të pronarit të këtij kompleksi, artistit Ndrek Luca si dhe portreti i kryeministrit Edi Rama. /tirananews.al
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë përfunduar takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë. Mediat në Kosovë, shprehen se Hoti në një konferencë para media në Washington ka thënë se nesër pritet të finalizohet diskutimi që kanë pasur delegacionet e shteteve gjatë dialogut në Uashington. “Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot”, është shprehur Hoti. Hoti u shpreh i bindur se nuk ka marrëveshje të dëmshme që propozohet nga Shtëpia e Bardhë. “Një gjë mund t’iu them që marrëveshje…
Është zhbllokuar takimi mes Gjermanisë dhe Spanjës, me Timo Werner që ka kaluar i pari në avantazh “Pancerat” e Joachim Low. Bomberi i Chelsea shënoi në minutën e 52-të të takimit. Ishte Gosens ai që krosoi nga e majta dhe Werner arrin ta kontrollojë sferën në hyrje të zonës. Pasi driblon dy mbrojtës spanjollë, bomberi gjerman gjuan me saktësi tokazi, duke lënë të palëvizur portierin De Gea. Timo Werner scores for Germany to put them 1-0 up against Spain 🔥🔵pic.twitter.com/u6vCGkxGUE— LDN (@LDNFootbalI) September 3, 2020
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka prezantuar sot nga Berati krijimin e njësisë së re Operacionale, e cila do të quhet ‘K’. Sipas Lleshajt, kjo njësi do të shërbejë për kapjen e personave në kërkim, që i janë shmangur drejtësisë prej më shumë se 30-vjetësh dhe që kanë shkuar të struken në Amerikë. “Kemi 12 ekipet “Shqiponja” të reja në ҫdo Qark. Pastaj kemi shtuar Njësinë “E”, që është Njësia e luftës kundër krimit ekonomik, e cila ka për mision të përballojë ose të luftojë krimin në fushën ekonomike dhe financiare, duke u përqendruar tek pastrimi i parave, tek evazioni,…
Ideologu i Serbisë së Madhe, akademik Atija Beçkoviç, tha se opozita demokratike e bashkuar malazeze ka një përgjegjësi historike të jetë e denjë pas fitores në zgjedhje dhe të “kthejë Malin e Zi nga rruga anësore në të cilën ishte mbërthyer”. Ai bëri një deklaratë shumë domethënëse për Dritan Abazoviçin, politikanin e ri me origjinë shqiptare, i cili është shndërruar në figurën simbol të zgjedhjeve malazeze, pasi me katër mandatet e tij po u lëshon udhën drejt pushtetit forcave pro-serbe. Ai shtoi se nëse Dritan Abazoviç, udhëheqësi i koalicionit URA, mbërrinte nesër në Beograd, “të rinjtë serbë do ta mbanin…