Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Krijohet njësia ‘K’, të gjithë ata që i janë shmangur drejtësisë prej 30 vitesh dhe fshihen në Amerikë, duhet të ‘dridhen’

21:52 / September 3, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3026932e efd6 4f97 aed4 66bdd28398f9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka prezantuar sot nga Berati krijimin e njësisë së re Operacionale, e cila do të quhet ‘K’. Sipas Lleshajt, kjo njësi do të shërbejë për kapjen e personave në kërkim, që i janë shmangur drejtësisë prej më shumë se 30-vjetësh dhe që kanë shkuar të struken në Amerikë.

“Kemi 12 ekipet “Shqiponja” të reja në ҫdo Qark. Pastaj kemi shtuar Njësinë “E”, që është Njësia e luftës kundër krimit ekonomik, e cila ka për mision të përballojë ose të luftojë krimin në fushën ekonomike dhe financiare, duke u përqendruar tek pastrimi i parave, tek evazioni, tek figura të tjera të krimit. Pastaj një kapacitet tjetër shumë i rëndësishëm i shtuar së fundmi në Policinë e Shtetit është Njësia “K”, njësia që ka për mision kapjen e personave që i janë shmangur drejtësisë. Në harkun e 30 viteve të fundit, një numër jo i vogël keqbërësish dhe kriminelësh, i janë shmangur drejtësisë; përmes arratisjes, përmes largimit nga vendi, përmes fshehjes. Një pjesë e tyre kanë dalë edhe jashtë vëmendjes në harkun e këtyre viteve. Ndërkohë që me krijimin e kësaj njësie të re, ne kemi marrë përsipër të adresojmë këtë kategori. Kjo njësi është tashmë e anëtarësuar në rrjetin europian të njësive homologe që merren me kapjen e personave që i janë shmangur drejtësisë. Dhe në bashkëpunim me to, në kuadër të një programi të mirëmenduar dhe të mirëkoordinuar, po merret me kërkimin e personave, të cilët kanë llogari për të dhënë para drejtësisë shqiptare, por që ndërkohë janë strukur, janë fshehur, apo janë edhe hapur rrugëve të Europës, Amerikës e më gjerë, me synimin për t’i sjellë, për t’i ballafaquar me krimin e tyre dhe për t’i ballafaquar me drejtësinë në Shqipëri.

Duke dhënë kështu mesazhin që edhe mund të vonojë, por kurrë nuk do të harrojë dhe kushdo që ka llogari për të dhënë ose për të shlyer me drejtësinë do të duhet ta japë atë. Dhe rezultatet e kësaj njësie janë të dukshme. Kanë filluar tashmë që të dëgjojmë edhe raste kështu disi absurde, që një person i dënuar para 30 vitesh kapet tani. Dhe nga fotoja e një djali të ri, sot Policia e gjen në një moshë të thyer, pothuajse të thyer. Por gjithësesi është sinjali i duhur ndaj të gjithë atyre, të cilët ende nuk e kanë shlyer dënimin para drejtësisë. Një njësi tjetër është njësia “I“, njësia e ngarkuar me inteligjencën, me mbledhjen, përpunimin, analizën e informaconit policor në funksion të qëllimit për ta. Që nga viti 2013, numri i forcave të Policisë së Shtetit është rritur me 13 dhe kjo është përkthyer me rënie të ndjeshme të treguesve të kriminalitetit në vend dhe është përgjysmuar numri i vrasjeve në vend. Vetëm 2-vitet e fundit janë shtuar 700 efektivë të rinj në forcat e policisë dhe kemi 12 njësi operacionale,të shpërndara në cdo qark,”– tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.