Author: tirana

Operacioni Forca e Ligjit vazhdon me të njëjtin intensitet nëë të gjithë territorrin e Republikës. Këtë herë, OFL ka shkuar në qarkun e Gjirokastrës dhe kërkon që të plotësohet formulari i deklarimit të pasurisë nga 5 të dënuarit. Njoftimi i OFL-së: OFL, 7 gusht Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve…

Read More

Futja e planetit Afërdita në shenjën e Gaforres duket se do të sjellë shpresë për të gjithë. Gaforrja shenjë e atdheut, familjes, detit por edhe e kujtimeve të fëmijërisë do kërkojë shume dashuri dhe marrëdhënie familjare të ngrohta. Do dëgjojmë martesa dhe lidhje më të forta familjare. Biznese familjare që lidhen me detin, ushqimin, gatimin, do marrin përparësi dhe pozitivitet. PARASHIKIMI NGA MERI SHEHU: Dashi Nga sot fillon nje periudhe me e bukur ne marredheniet familjare dhe aty do gjeni me shume mbeshtetje dhe perparesi. Do keni takime romantike ne ambjentin e shtepise. Si te themi rruget ju kthejne ne…

Read More

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, e cila është e martuar me ish-Presidentin Barack Obama, tha se po përjeton ulje-ngritje emocionale për shkak të pandemisë së koronavisursit. Duke folur në podkastin e saj, Michelle tha: “E di që po luftoj me depresion të nivelit të ulët. Jo vetëm për shkak të karantinës, por për shkak të konflikteve racore dhe thjesht duke e parë këtë mënyrë administrimi, hipokrizinë e tij, nga njëra ditë në tjetrën, është dëshpëruese”.Ajo po vuan nga pagjumësia dhe nga pamundësia për t’u marrë me aktivitet fizik për shkak të gjendjes mendore në të cilën është. Michelle…

Read More

Autori Olsi Çekiçi që ishte përdorues u rregullt i lëndëve narkotike dhe mësohet se ishte i kartelizuar, por nuk ka pranuar të marrë mjekime asnjëherë, vrau nënën e tij Firdes Çekiçi, një skenë tipike e një filmi horror. Gjithçka ka nisur nga një konflikt verbal, e më pas autori ka marrë thikën e ka masakruar nënën e tij, 70 vjeçaren Firdes Çekiçi, e kokën ia ka varur tek porta e shtëpisë. I divorcuar nga bashkëshortja, ai jetonte me nënën e tij dhe vajzën e tij 15-vjeçe. Mësohet gjithashtu se me ta jetonte dhe vëllai tjetër i Olsi Çekiçit, gjithashtu me…

Read More

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. R., 56 vjeç dhe A. R., 21 vjeç me banim në Tiranë, babë e bir. Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në Radhimë, pasi në konflikt e sipër me njëri-tjetrin, 21-vjeçari i ka thyer xhamat e automjetit babait të tij 56-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, njofton policia.

Read More

Me videon e fundit në rrjetet sociale Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca kanë ngjallur shumë dyshime tek ndjekësit. Ka qenë aktori i humorit i cili ka treguar se ka takuar moderatoren duke ndarë disa momente plot të qeshura në ‘Instastory’. Nuk dihet nëse dyshen i ka bërë bashkë ndonjë projekt i përbashkët televiziv, apo janë takuar miqësisht. Kujtojmë se me nisjen e sezonit të ri televiziv, Vjollca do të rikthehet në ekran, por pa zbuluar projektin me të cilin do të vijë ‘Shiko Kush Luan’ apo ‘Take Me Out Albania’. Ndërsa Mamaqi prej disa kohësh është larguar nga ekrani, duke…

Read More

Mjeku Pëllumb Pipero shprehet se një lajm i mirë vjen nga kompanitë që po punojnë për vaksinën për Covid-19. Ai shpreson se në fund të këtij viti apo në fillim të tjetrit ajo do të jetë gati. Megjithatë Pipero bën thirrje nga qytetarët që të zbatojnë masat e thjeshta kundër koronavirusit pasi ato ulin në mënyrë drastike përhapjen e tij. “Një javë më parë OBSH “urdhëroi” të gjithë shkencëtarët për të zbuluar origjinën e këtij virusi, pasi ende nuk dihet kjo gjë. Evidencat të çojnë në Wuhan, por origjinën ende nuk e dimë. Që të shpiket një medikament anti-Covid duhen…

Read More

Mbrëmjen e sotme në Sarandë janë regjistruar të shtëna me armë zjarri. Mësohet se ngjarja është regjistruar pranë një lokali. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një shkëmbim zjarri mes dy grupeve kriminale. Gjatë shkëmbimit të zjarrit është përdorur pistoletë dhe kallashnikov. Por policia ka hedhur poshtë idenë e përplasjes mes dy grupeve. Përmes njoftimit zyrtar, Policia e Sarandës, bëri me dije se rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Njoftimi i policisë Informacion paraprak Rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në…

Read More

Norma e papunësisë në Greqi u rrit në 17% në muajin Maj, nga 15.7% në Prill, sipas të dhënave nga zyra e Statistikave në vend, ELSTAT. Ky ishte treguesi më i lartë i papunësisë në 9 muaj. Të dhënat e përshtatura ndaj efekteve sezonale treguan se numri i të papunëve qëndroi në 764,912 njerëz, me ata deri në moshën 24-vjeç që mbajnë pjesën më të madhe. Tek personat e rinj në moshën 15-24-vjeç, norma e papunësisë u rrit në 37.5% nga 32.2% në të njëjtën periudhë një vit më parë. Papunësia në Greqi, që shënoi një nivel rekord të lartë…

Read More

Olsi Çekiçi, 44-vjeçari me probleme të shëndetit mendor që i preu kokën të ëmës me thikë u vu në pranga teksa ishte i përlyqer me gjak. Në momentin që policia ka ‘zbarkuar’ në Buçimas, në shtëpinë e familjes Çekiçi ku ndodhi dhe krimi i rëndë, Olsi u ka thënë efketivëve të mos afroheshin. Ai nuk ka bërë rezitencë gjatë arrestimit, ndërsa policëve që panë edhe trupin e nënës së Olsit të ndarë nga koka, u ka thënë që të mos afroheshin tek gjaku, pasi kishte magji. “Nuk pendohem. Kjo gjë do të ndodhte një ditë, amanet vajzën dhe vëllanë,”- mësohet…

Read More

Rikthimi i grabitjeve në portin e Barit në Itali, kryesisht ndaj shtetasve shqiptarë, të cilët kthehen në Shqipëri është kthyer sërish në një problematikë dhe vëmendjen e autoritete policore. Disa persona që veprojnë në port duke mashtruar dhe grabitur paratë apo objektet, që shqiptarët apo shtetas të tjerë, kanë brenda në automjet ka sjellë reagimin e Konsullatës në Bari duke apeluar që shtetasit shqiptarë të tregohen të kujdesshëm. Kjo situatë ka qenë problematike edhe më parë dhe duket se është rikthyer sërish ku në tre ditë janë raportuar 3 vjedhje të shtetasve shqiptarë. Çështja është bërë shqetësuese aq sa Konsullata…

Read More

Ky është horoskopi për ditën e premte 7 gusht 2020. Dashi Bëni kujdes nëse jeni në një lidhje, pasi partneri/ja, mund të mos i ketë idetë e qarta. Në punë, mund të ketë zhvillime pozitive, ndërsa sforcimet që duhet të bëni janë të shumta. Demi Një takim, një miqësi apo diçka e papritur mund të transformohet në dashuri. Kujdes duhet treguar me financat. Në punë, gjërat do të ecin ngadalë, ndaj mundohuni që ti shmangni investimet. Binjakët Kjo e premte nuk është dita ideale për dashurinë, por shumë shpejt gjërat do të përmirësohen. Ndërsa sa i takon punës, do keni…

Read More