Author: tirana

Më datën 4 gusht të viti 2020, shteti shqiptar ka humbur një tjetër gjyq në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut e njohur ndryshe si Gjykata e Strasburgut. Ka qenë shtetësja Dh. TËRSHANA e cila ka ҫuar në Gjykatën e Strasburgut shtetin shqiptar, gjyq ky që është fituar nga qytetarja. Për ҫfarë bëhet fjalë? Ankuesi pretendoi se autoritetet nuk kishin arritur të mbronin jetën e saj dhe të drejtën e saj për jetën private në bazë të Neneve 2, 3, 8, 13 dhe 14 të Konventës. Ajo më tej u ankua për dështimin e autoriteteve për të kryer një hetim…

Read More

Policia e Shtetit informon rreth orareve të lëvizjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë. Në njoftim thuhet se: 🔵 Autoritetet policore greke👮, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣ deri në orën 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë 🛂🚧 nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët 🧍♂️ dhe automjetet 🚗 si në hyrje edhe në dalje të Greqisë🇬🇷. 🔵 Pikat e kalimit🛂 do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣ deri në 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣. 🔵 Policia e Shtetit👮 🇦🇱 fton qytetarët…

Read More

Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Prej disa vitesh Shërbimi Informativ Shtetëror ka nisur dhe riorganizimin e tij, ndërkohë që ka filluar edhe blerjen qoftë të autometeve të reja, ashtu dhe të pajisjeve. Tirananews.al ka mundur të mësojë se ky shërbim kërkon që të blejë edhe 7 automjete luksoze të tipit fuoristrada 4×4. Mësohet se shuma e vendosur në dispozicion nga SHISH është 167 milionë lekë për këto automjete. SPECIFIKIMET TEKNIKE Për automjete të kalushmërisë së lartë , (fuoristrada4x4 me benzinë) Karakteristikat e motorit: numri i cilindrave në linjë 4(katër)karburanti: benzinëcilindrata e motorit: 1.5 litër deri 2.0 litërfuqia e motorit të…

Read More

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa është kapur në doganën e Bllatës. Burime bëjnë me dije lënda narkotike mbi 200 kg është gjetur në një kamion me logot e një mobilierie. Kamioni me targa AA 450 YE drejtohej nga Florian Alimani nga fshati Gjoricë, me banim në Durrës, i cili eshte arrestuar nga Policia. Kamioni po ikte drejt Maqedonisë së Veriut dhe droga dyshohet të mos jetë ngarkuar në Dibër. Mësohet se kamioni ishte i përshtatur dhe sasia e kanabisit ishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e kamionit.

Read More

Për policët çastet kur zbulohen sende të ndaluara dhe të paligjshme janë momente të lumtura. Por ka nga ato aksione që rezultojnë të trishta. I tillë është një nga rezultatet e një pike kontrolli në kryeqytet, kur sapo policët i kanë ngritur tabelën një automjeti, gjatë kontrollit ata panë shtatë pistoleta në bagazh. Sipas një raport shërbimi, patrulla që po kontrollonte automjetin tip mercedez ka kërkuar menjëherë në radio përforcime. Por me gjithë këtë raportim pas këqyrjeve të mjetit nën pronësi të shtetasit B. C përshkrimi e më pas përfundimi i tyre në lodra rrezikon të kthehet në një barsoletë…

Read More

Një infermier shqiptar në Itali ka vjedhur 6 mijë euro nga llogaria e një pacienti që kishte humbur jetën nga Covid-19 . Sipas mediave italiane, 41-vjeçari në bashkëpunim me të fejuarën e tij, vodhi kartën bankare dhe më pas i ka zbrazur të gjithë llogarinë. Kjo ngjarje është vënë re nga familjarët e viktimës, të cilët kanë denoncuar se nga 16 marsi në llogarinë e tij vazhdonin të iknin lekë.

Read More

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur gazetarit Frrok Çupi, pas shkrimit të këtij të fundit në portalin e Fred Pezës, ku akuzonte këshilltarët e Presidentit Meta se kastile kanë publikuar poezitë e Havzi Nelës, poetit të varur me firmën edhe të Kristaq Ramës, babait të Edi Ramës, pikërisht në ditët e fundit të nënës së tij që ndërroi jetë disa ditë më parë. Blushi e quan një fëlliqësirë mediatike në shërbim të kahmotshëm të UDB-së, gazetarin Çupi, i cili sipas tij mashtron qëllimisht opinionin publik me farsa të tilla. ‘Një fëlliqësirë mediatike në shërbim të kahmotshëm të…

Read More

Avokati Altin Goxhaj i është kthyer ashpër kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Bratajt. Brataj ka nxitur revoltën e Goxhajt, në një shkrim ku kërkon ndëshkimin e personave që flasin për pandeminë si mashtrim. Goxhaj e ironizon duke u shprehur se Brataj është i specializuar vetëm për fryrje gjoksesh e buzësh. Statusi i plotë i avokat Altin Goxhajt: Padi drejtuar mjekut specialist për fryrje gjoksesh dhe buzësh Skënder Brataj O Skënder Brataj, erdhe vetë si Cjapi te Kasapi vetë te Thertorja ime Ligjore se mbetën shqiptarët e shkretë duke ardh me këmbët e veta te Thertorja juaj e PLANdemisë së e-Diktaturës …

Read More

Një i moshuar bëri një denoncim tronditës. Ai i tha se pleqtë i ka kapur frika të shkojnë në spital në Shqipëri se u bëjnë gjilpërën dhe iu thonë se keni koronavirus. Më pas ai tregon edhe një ngjarje shumë të dhimbshme se si ka ndërruar jetë komshia e tij që vuante nga zemra, por e mjekuan tek infektivi për COVID. “Të vjen frika të shkosh në spital. Të fusin tamponin, gjilpërën me koronavirus, ikën për lesh. Më vdiq komshia, vajti me zemër atje, jo me koronavirus. E çuan tek Infektivi, i pushoi zemra. Na futën tmerrin si popull me…

Read More

Afrimi i zgjdhjeve pritet që të sjellë edhe një rritje të aktiviteteve politike qoftë për forcta politike, ashtu edhe për Presidentin Meta, i cili ka treguar se ka qenë mjaft aktiv me daljet mediatike. Ndaj ky i fundit ka vendosur që një pjesë të buxhetit të institucionit t’ia kushtojë transmetimeve direkte që përdoren për Facebook. Nga dokumentet e siguruara nga tirananews.al, Presidenti Ilir Meta ka vendosur që të blejë sistem transmetimi audio video për mediat  në shumën 12 milionë lekë të vjetra.

Read More