Author: tirana

Detaje të reja janë mësuar ngaekzekutimi i 57-vjeçarit Gëzim Saraçi një ditë më parë në Gjirokastër. Mësohet se autori 33-vjeç Mihal Thimjo ishte muzikant nëpër dasma, ndërsa më herët kishte punuar edhe me mjete të tonazhit të rëndë. Mësohet se autori e ka pranuar krimin duke deklaruar se viktima i kishte thënë grek, shprehje të cilën ai e ka marrë si ofendim dhe më pas konflikti mes tyre ka marrë përmasa tragjike. Ata kishin pirë kafe së bashku dhe më pas gjatë rrugës së kthimit viktima e ka ofenduar autorin. “Greku m*tit, ke vënë pasuri, do bësh ligjin ti këtu”,…

Read More

Në 24 orët e fundit në Durrës janë konfirmuar 15 raste me koronavirus. Rastet e reja janë nga tre familje. Në një nga familjet, me katër anëtarë, virusin e ka marrë burri i cili punonte në AKU. Dy familjet e tjera janë me nga tre anëtarë. Ndërsa 5 rastet e tjera mësohet të jenë raste kontakti. Në bazë të të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në total numri i rasteve aktive në Durrës është 344. Po ashtu, nga gjashtë persona që humbën jetën sot, tre ishin nga Durrësi. Betejën me virusin e humbën një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe…

Read More

Mbyllja e jetës së natës dhe lokaleve të muzikës ‘live’ ka revoltuar mjaft artistë, mes të cilëve edhe vëllezërit Prifti. Endri Prifti u shpreh në një intervistë për emisionin “Ora Verore” se është shumë e vështirë që të qëndrojë pa punuar për kaq shumë muaj që nga izolimi në mars. “U mbyllëm 5 muaj, tani të mbyllemi edhe 6 të tjerë, është shumë e vështirë. Megjithatë do t’ia lëmë atij xhaxhi Ramës të vendosë për familjet tona, për të gjitha çfarë të bëjmë. Jemi të varur nga një njeri që bën çfarë t’i dojë qejfi”, u shpreh këngëtari. Ndërkohë, Stefi…

Read More

Futbollistët shqiptarë mbështesin vendimin e drejtuesve të klubeve të Superiorese për të mos filluar sezonin futbollistik më 12 shtator, derisa qeveria të rishikojë Ligjin për Sportin sipas disa kushteve që kanë vendosur aktorët e futbollit. Sindikata e Futbollistëve, edhe pse e ka cilësuar si të qëllimtë lënien jashtë mbledhjes së sotme nga ku doli ky vendim, është shprehur pozitivisht ndaj vendimit të presidentëve. Në reagimin e saj, theksohet se diçka e tillë ishte e paevitueshme, ndërsa uronte që ky vendim të mos kishte prapaskena politike duke mos pasur futbollin si prioritet. REAGIMI: Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë u njoh nga…

Read More

Përveç skemës mes kompanive, denoncimi i deputetëve të opozitës parlamentare për tenderin e uniformave të policisë hedh dritë edhe mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme për të ndikuar tek rezultati final i garës. Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK, ministri Sandër Lleshaj akuzohet për 5 vepra penale, duke nisur nga korrupsioni i funksionarëve të lartë shtetërorë. Fituese e tenderit u shpall kompania D&E shpk, me një oferte prej 26 milionë dollarësh 5 milionë dollarë më shumë se kompania turke Genç Taahhüt Giyim. Tenderi u zvarrit për gati një vit. Në denoncim thuhet se në fillim të…

Read More

Kryeqyteti libanez, Bejruti dy ditë më parë u trondit fuqishëm të pas një shpërthimi masiv i cili u ka marrë jetën të paktën 137 personave dhe ka plagosur 5 mijë të tjerë. Por Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan deklaron se mund të jenë më shumë sesa 5 mijë njerëz të plagosur, si dhe raportohet për njerëz të zhdukur. Zyrtari i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettaneh tha se po bëhen përpjekje për gjetjen dhe shpëtimin e njerëzve të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave dhe shtëpive që ndodheshin afër vendit të shpërthimit. Kujtojmë se shpërthimi tragjik ka ndodhur në zemër…

Read More

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 127 raste të reja dhe 6 humbje jete si pasojë e Covid-19, në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujton qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 të zbatojnë detyrimin e karantinimit dhe të kontaktojnë vazhdimisht me mjekun e tyre të familjes. Dr. Eugena Tomini Instituti i Shëndetit Publik Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të Covid19.Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 127 persona janë konfirmuar…

Read More

Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për shfrytëzim prostitucioni. Bëhet me dije se i riu kishte blerë një vajzë të re shiptare me 500 euro dhe e detyronte atë të postituonte veten. Vajzës i lejohej të dilte nga shtëpia vetëm kur të prostituonte në rrugë. Pjesën tjetër të kohës ajo qëndronte e mbyllur në shtëpi pa ushqim dhe flinte në një banjë të vogël. Arrestimi i tutorit 35-vjeçar, identitieti i të cilit nuk është bërë me dije, u krye gjatë një “Uti dominus”, ku u zbulua se shqiptari ishte pjesë e një grupi që rekrutonte gra…

Read More

Qendërmbrojtësi i Napolit, Kostas Manolas, beson se skuadra napolitane do të mundë ta ndalë yllin dhe kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin, nëse mbrohet si ekip të shtunën në Ligën e Kampionëve. Napoli udhëton drejt Barcelonës për t’u përballur të shtunën me gjigantin katalonas në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Camp Nou, pasi ndeshja e parë në Sao Paolo u përfundoi baras 1:1. Mbrojtësi grek shënoi gol dhe ishte heroi i Romës kur kjo e fundit e eliminoi në mënyrë të famshme Barcelonën nga kjo garë në sezonin 2017/18. Ai ka zbuluar se Francesco Totti e ka nxitur…

Read More

Një fenomen i frikshëm ndodhi në Palermo i ngjashëm me atë të një tornadoje dhe mori para pemë, çadra dhe çfarë kishte rrotull por fatmirësisht pa lënduar asnjë. Njerëzit që rastisën të ishin në zonë sapo panë ngjarjen nisën të vraponin të frikësuar siç duket dhe nga videoja më poshtë. Torndadoja që siç duket nis nga deti nis fuqishëm duke shkulur nga vendi edhe pemët aty afër, ndërsa shihet se si në fund e humb fuqinë fare. 

Read More

Pas më shumë se një muaji e shtruar, Blerta Josifi, e mbijetuara e vetme e familjes ka lënë ditën e djeshme ambientet e spitalit Psikiatrik të Tiranës, ku edhe kurohej që prej 2 korrikut. Gjendja e 34-vjeçares tani është e mirë dhe ajo është marrë për të jetuar nga të afërmit e saj.  Këta të fundit, premtuan se të renë do ta mbanin në shtëpinë e tyre, pasi sipas tyre ajo nuk mund të kthehej sërish të jetonte në banesën ku nëna dhe motra e saj ndërruan jetë. Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin…

Read More