Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit. Qytetarëve të këtyre vendeve, për të hyrë në Mal të Zi, u kërkohet testi për COVID-19 sipas metodës PCR dhe ai serologjik – Elisa ose ECLIA , jo më i vjetër se 72 orë. Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus. Sipas një njoftimi të qeverisë malazeze, lejohet hyrja – pa test – për qytetarët nga Rusia,…
Author: tirana
Këngëtarja Aurela Geçe ka publikuar këngën e re të titulluar “Lento lento” teksa ka ardhur me një version ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë deri më sot, dhe kjo është komentuar jo pak. Gazetari Aleksandër Çipa ka shprehur zhgënjimin e tij teksa vlerëson këngëtaren shqiptare si një artiste të përmasave të mëdha, por që me këngën e fundit thotë ai, ka rënë në varfërinë e së thjeshtës pa përmbajtje dhe me zhargon limpenik fjalësh. Çipa shprehet se nuk do donte ta gjente këtë variant tëk Aurela ndërsa pohon krizën e teksteve që ka hyrë në muzikën shqiptare së fundmi.…
Një burrë i armatosur ka marrë disa persona peng në një bankë në Normandi të Francës. Mediat vendase raportojnë se pengmarrësi është duke kërkuar që Izraeli të lirojë “ fëmijët palestinezë të burgosur padrejtësisht” dhe që palestinezët nën 40-vjeç të lejohen në xhaminë Al-Aqsa në Jerulazem. Dy kërkesat, i janë dhënë mediave, sipas RTL. Raportohet se oficerë të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe rrugët përreth janë mbyllur. Ndërkohë, raportime për të lënduar nuk ka. Tre persona janë liruar nga pengmarrësi, mëson agjencia Reuters duke cituar burime, ndërsa tre të tjerë mbeten ende brenda. Të tre thuhet të jenë…
Një zjarr i madh shpërtheu në katin e 27 të Kullës së Qendrës Botërore të Tregtisë në Bruksel. Kreu i zjarrfikësve Bert Brughemans tha se situata ishte shumë serioze, ndërsa tymi i zi i dendur pushtoi pjesën më të madhe të qytetit.Fatmirësisht nuk është raportuar për viktima ose të lënduar.Kulla aktualisht nuk është përdorur pasi është duke u rinovuar, dhe në kohën e zjarrit ishin të pranishëm vetëm disa punëtorë, të cilët arritën të evakuohen në kohë.
Greqia po përgatit një ligj të ri për të drejtën e azilit, për të menaxhuar më mirë fatin e dhjetëra mijëra imigrantëve, tashmë të pranishëm në vend dhe të atyre që vazhdojnë të mbërrijnë, njoftoi sot ministri i Shtetit, George Gerapetritis. “Këshilli i ministrave do të diskutojë të hënën një projektligj, të propozuar nga Ministria për Mbrojtjes e Qytetarëve që do të modernizojë, në përputhje me kriteret europiane, procedurat në lidhje me të drejtën e azilit”, deklaroi ai për stacionin televiziv Skai TV. Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për të pritur imigrantët në kampe ku kushtet e jetesës duhet të jenë…
Pensionistët që duan ta marrin pensionin në banesë duhet të plotësojnë ata vetë ose të afërmit e tyre, formularin përkatës dhe ta dorëzojnë atë pranë Postës Shqiptare, që t’u mundësohet ky shërbim. Posta Shqiptare njofton se, “mjafton të plotësoni formularin më poshtë me të dhënat e pensionistit dhe ta dorëzoni atë pranë zyrës postare”. “Pensioni në banesë është alternativa e duhur për çdo pensionist, për të shmangur radhët dhe temperaturat e larta të stinës, në këtë kohë të pazakontë pandemie.Printoni këtu formularin”, thuhet në njoftimin e Postës Shqiptare.
Konfliktet dhe hasmëria mes dy fiseve Llanaj-Xhaferaj në Vlorë, duket se qëndrojnë pas atentatit në Selenicë të Vlorës, ku një 50-vjeçar i quajtur Jetnor Xhaferaj është tentuar të vritet me armë zjarri. Xhaferaj ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën, ku po merr mjekim pas plagëve të marra nga atentati i dytë, dhe kërkesa e tij është të mos dal nga spitali pasi ka frikë. Ai bën apel për mbrojtje nga shteti. Në maj të këtij viti Xhaferri është qëlluar 30 herë, por fatmirësisht vetëm një plumb e ka kapur në dorë. Atentati tjetër ka ndodhur në datën 1…
Gjatë një debati në Senat mbi masat për të ekuilibruar numrin e femrave të përzgjedhura me atë të meshkujve, senatori Roberto Calderoli është shprehur se aty ku lejohen të dyja gjinitë të garojnë me njëra-tjetrën do të kishte favorizim të meshkujve. Sipas tij, një mashkull mund të ketë 4-5 dashnore, të cilat në fund të ditës përkthehen në vota, ndërsa një femër zakonisht nuk i ka. Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar ilaritet në sallë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që senatori Calderoli bën deklarata të tilla që shkaktojnë debate. Deklarata të tilla kemi patur edhe në Parlamentin…
Shkencëtarët nga Universiteti i Kansas kanë zbuluar “pikën e dobët” të virusit korona SARS-CoV-2. Portali Science Daily raporton se ekspertët testuan një agjent terapeutik kundër koronavirusit dhe zbuluan se 3CLpro (C30 endopeptidaza) është një enzimë thelbësore në zhvillimin e virusit SARS-CoV-2.Proteazat e koronavirus 3CL janë objektiva të fortë terapeutik pasi ato luajnë një rol jetësor në replikimin e koronavirusit. Rastin e përdorimit të inhibitorëve të gjetur të kësaj proteazë në minj laboratorë, rezultoi se ky preparat ndalon përsëritjen e virusit. Sipas shkencëtarëve, një ndikim i tillë në “pikën e dobët” të virusit bën të mundur bllokimin e riprodhimit jo vetëm…
Një mostër e vaksinës ka rezultuar efektive dhe është miratuar nga ekipi shkencor qeveritar i Kinës. Interesant është fakti se pas daljes së vaksinës në Wuhan është ngritur një fabrikë e dytë farmaceutike, për të prodhuar me qindra miliona të tjera, brenda pak muajsh. Media shtetërore kineze tha sot se vaksina joaktive COVID-19 në Pekin e ka kaluar me sukses inspektimin e biosigurisë dhe është kualifikuar për t’u përdorur, sipas Grupit Kombëtar Biotec të Kinës (CNBG). Për të nxjerrë vaksinën që besohet se kuron koronavirusin, puna nisi në prill me mbështetjen e qeverisë lokale të Pekinit, tha CNBG. Autoritetet shtetërore…
Sikur të mos mjaftonte krimi i rëndë i vrasjes së një 70-vjeçareje nga i biri me të meta mendore në Pogradec, ngjarja merr përmasa horror pas asaj që ka zbuluar policia dhe efektivët e parë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Nga raportimet në media mësohet se djali pasi e ka vrarë nënën e tij Firdes Çekiçi me thikë i ka prerë kokën dhe më pas e ka varur tek dera. Sipas informacioneve paraprake, 44-vjeçari Olsi Çekiçi ishte i kartelizuar, por nuk pranonte të merrte mjekim dhe për më tepër dyshohej se përdorte lëndë narkotike.
Greqia dhe Egjipti nënshkruan sot marrëveshjen për zonat detare. Pas një muaji bisedimesh të ethshme, Greqia dhe Egjipti kanë rënë dakord përfundimisht për një përcaktim të pjesshëm të zonave të tyre të detit gjatë një vizite të fshehtë rrufe në Kajro nga ministri grek i cili shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadori Themistoklis Demiris. Tirananews.al kontaktoi me Dr. Shk. Glevin Dervishi, një njohës i politikës së jashtme të Greqisë dhe si anëtar i ekipit shqiptar në negociatat dypalëshe, i cili analizoi efektet e kësaj marrëveshjeje në Egje dhe në tërë Mesdheun Lindor. Analiza: Pas…