Sipas dy studimeve të fundit vonesat në referimet e pacientëve që vuajnë nga kanceri të shkaktuar nga pandemia Covid-19, do të çojnë në mijëra vdekje shtesë dhe dhjetëra mijëra vite të humbura të jetës. Kjo gjendje është e përhapur në të gjithë botën e për pasojë as vendi ynë nuk do të shpëtonte nga një fenomen i tillë. Rreth 2 muaj më parë mjekja proktologe në Spitalin amerikan Lindita Shosha i tha gazetës “Si” se ishte rritur ndjeshëm numri i personave me tumor sepse pacientët shkojnë në spital në stadet e fundit. “Të paktën rastet që kam konsultuar personalisht ,…
Author: tirana
Është e vështirë të zbulosh se çfarë ndodh brenda mureve të një qendre masazhi. Pala që kërkon “masazh” nuk flet. As ofruesit. Një nga dosjet tregon se ka një mënyrë për t’i nxjerrë në dritë të fshehtat. Bëhet me dije se pas regjistrimit të hetimeve ndaj tre qendra masazhi dhe estetike në kryeqytet, prokuroria është detyruar të autorizojë një agjent që do të kryente veprime stimuluese. Gjithë ç’duhet të bënte agjenti me inicialet A.H. ishte regjistrimi i bisedës, thuhet në aktet e procedimit numër 1789. Në dosjen që gazeta “Si” disponon, ku pronari i një qendre masazhi përfundoi nën akuzë së…
Një nga gjashtë të shoqëruarit e kësaj të hënë në aksionin e Reneas në Elbasan, është shprehur se e gjithë kjo është farsë për çështje konkurrence. Sipas dëshmisë së Bujar Dervishit, sa herë që ka një ngjarje kriminale në aksin Peqin-Elbasan, policia ka shoqëruar Seit Manahasa, është hera e tretë që ndodh një gjë e tillë. Dervishi është shprehur se në biznesin e Seit Manahasës është gjetur një armë, që duket se është vendosur qëllimisht, dhe kushdo qoftë i fshehur pas kësaj ngjarje do ta pësojë. Sipas tij të shoqëruarit nga policia për këtë ngjarje janë, Albert, Ymer dhe Seit Manahasa…
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi tha ‘Në Fokus’ se në rast se me 30 korrik miratohen ndryshimet kushtetuese atëherë do kthehemi në pikën zero. Më konkretisht ai deklaroi: ‘Nëse shkelen parimet kushtetuese nga këto ndryshime do kthehemi në pikën zero politikisht, ndërsa në aspektin teknik do jetë një kundërshtim me rekomandimet e ODHIR-it. Ato thonin që sistemi do thjeshtuar. Do komplikohet sistemi i zgjedhjeve në mënyrë shumë të madhe. Kjo ndikon edhe te procesi i numërimit, që është më i vështirë.’ Më tej Bylykbashi u tregua i qartë duke thënë se kushti i…
Një mjek kinez ka konfirmuar që zyrtarët e Wuhan-it kanë mbuluar shkallën e shpërthimit fillestar. Profesori Yuen Kwok-yung, i cili vizitoi ish-epiqendrën e koronavirusit në janar për të ndihmuar në diagnostikimin e rasteve, i tha BBC-së që autoritetet lokale shkatërruan provat fizike dhe siguruan përgjigje ‘të ngadaltë’ për gjetjet klinike. “Unë dyshoj se ata kanë bërë disa mbulime lokale në Wuhan.Zyrtarët lokalë që supozohet të transmetojnë menjëherë informacionin nuk e kanë lejuar që kjo të bëhet aq shpejt sa duhet”, tha ai për BBC.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, njëkohësisht Koordinator Kombëtar i Task Forcës për Burimet Njerezore Arben Gjata, ka qenë i ftuar pasditen e sotme në “Fax News”, ku ka folur për situatën e Covid-19 në vendin tonë. Gjata ka zbuluar dhe përgatitjet që po bëhen për përballimin e e situatës, teksa shifrat sa vijnë e rriten. Ai tha se po trajnohen infermierë të rinj për trajtimin dhe përkujdesjen për të sëmurët me Covid-19. Po ashtu shtoi se në fazën e fundit, i cili është edhe skenari i fundit, është se do të hapen pavione Covid-19 në qytetet e mëdha për të…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë të fuqizojë forcat e armatosura dhe po kërkon të blejë më shumë avionë ushtarakë në mesin e tensioneve në Ballkan. Vuçiç deklaroi se janë ndërmarrë “nisma të caktuara” për të blerë një flotë avionësh bombardues, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vende tjera perëndimore për armatosjen e fqinjëve të Serbisë që janë pjesë e NATO-s, përfshirë edhe Kosovën. “Amerikanët, turqit dhe gjermanët po kujdesen për fëmijën e tyre të dashur”, tha ai duke ju referuar Kosovës, duke shtuar se Uashingtoni kohët e fundit i ka dorëzuar një…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Të plagosurit janë shoferi i makinës së aksidentuar, N.XH 30-vjeç si dhe një pasagjer që udhëtonte me të. Makina me targat AA 135 BZ, mësohet të ketë dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe ka përfunduar duke u rrotulluar dhe më pas duke u përplasur me një shtyllë.
Një shqiptar, ndërsa ndodhej afër një bari në zonën industriale të Frosinone në Itali, u godit nga një plumb në kokë, nga një prej bashkatdhetarëve të tij, gjë që për pak i mori jetën. Pas këtij atentati në dhjetor fshihej një rrjet prostitucioni. Mediat e huaja shkruajnë se nisur nga ky hetim i cili ka përfunduar këtë mëngjes me ekzekutimin e gjashtë masave paraprake nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Frosinone: 5 burg, dhe një nën arrest shtëpiak Në grupin kriminal me shqiptarin e plagosur në krye, përfshihej edhe një grua. Grupi kriminal kishte si interes parësor shfrytëzimin e prostitucionit,…
Shtetet aziatik po përballen me valën e dytë të infeksioneve të koronavirusit dhe po mbyllen përsëri për të përmbajtur sëmundjen, ndërkohë që Australia ka regjistruar rritje rekord të rasteve dhe Vietnami ka mbyllur disa qytete. Kina po lufton me rikthimin më agresiv të Covid-19 në disa muaj, duke konfirmuar 57 raste të reja lokale dirën e Diel, që është niveli më i lartë që prej muajit Mars, nxitur nga infeksionet e reja në rajonin perëndimor Xinjiang. Në Verilindje, provinca e Liaoning raportoi ditën e pestë radhazi të infeksioneve të reja. Hong Kongu pritet të lajmërojë kufizime të tjera këtë Javë,…
Qeveria e Francës ka njoftuar masa të reja mjedisore, përfshirë ndalimin e ngrohjes për kafenet dhe baret. Ministrja e Ekologjisë Barbara Pompili tha se ngrohja e jashtme ose ajri i kondicionuar ishte një “shmangie ekologjike”. Sipas saj ky urdhër nuk do të hyjë në fuqi deri pas dimrit pasi restorantet janë goditur rëndë nga Covid-19. Të gjitha baret dhe restorantet me ngrohje ose me ajër të kondicionuar do të duhet të mbajnë dyert e tyre të mbyllura për të shmangur harxhimin e energjisë. Mediat e huaja kanë raportuar se më shumë se 75% e restoranteve dhe kafeneve në zonën e…
Avdulla Karalliu punon si kamarier në një nga lokalet e shumtë buzë detit në qytetin e Durrësit. Djalë i qeshur dhe i papërtuar, nga ata që “ta merr bakshishin me zor”, Avi, siç e thërrasin shkurt, nuk habitet kur e pyesim për emrin e tij të plotë. “Unë trashëgoj emrin e gjyshit,” tregon ai. Kur isha I vogël më dukej sikur talleshin me emrin tim dhe i thoja vetes “sa të rritem do ta ndërroj”. “Tani ndjehem rehat me emrin tim,” e mbyll bisedën djaloshi që sapo ka mbushur 22 vjeç, dhe vrapon drejt një tavoline tjetër me klientë. Pas…