Author: tirana

Pas tre mijë emrave të parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës u mblodh sot online për të miratuar pagesat ‘cash’ për 1566 familje, shtëpitë e të cilave pësuan dëme që mund të riparohen, të kategorisë DS1, DS2, DS3. Qytetarët do të duhet të kontrollojnë emrin e tyre në listat e afishuara pranë çdo njësie administrative dhe të nënshkruajnë menjëherë kontratën që u mundëson marrjen e pagesës në postë ose në bankë. Por, veç pagesave për 1566 familjet, Këshilli Bashkiak miratoi edhe rindërtimin e 150 banesave të reja individuale, të shpallura si të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit. Bëhet fjalë për shtëpitë…

Read More

REAGIMI I PLOTË Duke kujtuar 1-vjetorin e “Luanit të Artë” të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij. POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ! PO AFRON ORA QË TË RIMARRË TËRËSISHT SOVRANITETIN NË DUART E TIJ: – Deputetët 100% nga Populli.– President i Republikës nga Populli.– Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet. POPULLI I 2 MARSIT është garancia më e mirë. POPULLI nuk ka ikur nga…

Read More

Moderatorja Eva Murati mezi po pret që të rikthehet në ekran. Pas izolimit nga koronavirusi, ajo do rikthehet në televizion për të prezantuar emisionin për Champions League. Me zor po e pres këtë momentin e kthimit në ekran. Më ka marrë malli, tani që po vijë këtu e ndjeva adrenalinën të live-it. Po ndihesha mirë me këtë adrenalinë. Më ka marrë malli. Me 7 gusht rikthehem, fillojmë zyrtarisht sezonin e Champions League, më të lumtur se kurrë. Prapë do rikthehem me sport,”- tha ajo e ftuar në emisionin “ABC e mëngjesit”. “Të pëlqen sporti?”- u pyet ajo nga moderator i emisionit. Më…

Read More

Siç zërat kanë folur lart e poshtë këto ditë, këngëtarja Ronela Hajati është në punë e sipër të një projekti të ri muzikor. Disa ditë më parë në rrjete sociale qarkulluan disa pamje ku Ronela shfaqej në njërin prej lokaleve të Tiranës së bashku me këngëtarin e njohur latin, Jay Santos. Të gjithë po presin një bashkëpunim të cilin më në fund Ronela e ka konfirmuar! Teksa i përgjigjej ndjekësve në InstaStory, këngëtarja tregoi se do të kenë një projekt së bashku, por nuk dihet saktësisht se kur. Duket se ky projekt do të vonojë pak, por me shumë mundësi…

Read More

Si asnjëherë më parë, klubet janë të kyçura dhe muzika është e ulur në jug, një vendim ky i fundit i qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID që ende nuk e ka mbështetjen e operatorëve turistikë dhe biznesmenëve, madje kundërshtia, arriti deri në protesta. Por kjo duket se nuk i ka ndaluar të rinjtë që “të shthuren” dhe të harrojnë koronavirusin. Në fotot e mëposhtme të cilat janë kapur në një resort Jalë, do te shikoni se si të rinjtë shpërfillin këshillat e mjekëve për distancimin social duke na krijuar iluzionin se Covid-19 nuk ekziston dhe çdo gjë është…

Read More

Anëtarët e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i kanë shkruar sërish deputetit të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit. Në një e-mail drejtuar anëtarit të maxhorancës në KP, Vasili dhe Bylykbashi shprehen se PS është kundër dialogut dhe kërkon të bëjë ndryshime pa konsensus. Dy përfaqësuesit e opozitës shkruan se propozimi i PS është i njëanshëm dhe e bën fakt të kryer: Mundësinë që hapja e listës të jetë vetëm për 2/3 e saj dhe jo 100 % e listës. o ashtu shprehet se hiqen dhe koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, siç janë të garantuara sot…

Read More

Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Artan Shkreli me profesion arkitekt ka kundërshtuar ndryshimin e emrit të Urës Vajgurore në Dimal. Disa ditë më parë këshilli bashkiak i Urës Vajgurore ndryshoi emrin pas zbulimit të rrënojave antike të qytetit ilir Dimal. Por sipas Shkrelit, Dimal nuk gjendet nën Urën Vajgurore, teksa kjo e fundit e ka marrë emërtesën fillimisht ”Ura” pasi ndodhej një urë prej druri, më pas ura prej guri që e ndërtoi beu i zonës dhe u quajt ”Ura Hasan Beut” dhe më pas me zhvillimin e industrisë së naftës në rajon i mbeti ”Ura Vajgurore. Por Shkreli…

Read More

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se tentoi të përdhunonte një 35-vjeçare. Ngjarja është regjistruar në Kombinat. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.N., i cili ishte shpallur në kërkim prej dy ditësh për ngjarjen e ndodhur në 25 korrik. Mësohet se 40-vjeçari, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë, ndiqte në rrugë një 35-vjeçare. Gjatë asaj dite, pasi e ka ndjekur vajzën, ai është futur me forcë në banesën e kësaj të fundit dhe ka tentuar që…

Read More

Forcat RENEA po zhvillojnë një aksion të madh në qytetin Elbasanit, ku është arrestuar një person që dyshohet të ketë rrezikshmëri të lartë. Personi i arrestuar ka lidhje me ngjarjet e fundit kriminale në këtë qytet, ku vetëm para pak ditësh u vra pranë shtëpisë një shpërndarës droge, 39-vjeçari Emiljano Ramazani, i njohur ndryshe si “Rrahmani”. Në këto momente edhe drejtuesit e policisë së shtetit janë nisur me urgjencë drejt Elbasan. Vijon…

Read More

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka reaguar pas zgjedhjes së Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në një reagim në mediat sociale, Kim shkruan se përzgjedhja e Hajnaj është një tjetër hap në vijim të Reformës në Drejtësi. Ajo shton se tani është radha e trajnimeve me FBI-në dhe përdor një shprehje shqiptare: Gur mbi gur bëhet mur. “Një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi pasi Komiteti i Përzgjedhjes së Drejtorit FBI dërgon emrin për Aida Hajnaj në KLP për miratim. Ndalesa tjetër: Trajnimi i FBI me më të mirët…

Read More

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli në Komisionin e ligjeve ka deklaruar se shumica e infeksioneve është marrë në ambientet e mbyllura bar/ restorante. Rakacolli bën apel që të merren masa parandaluese në mungesë të kurimit. “Në këtë periudhë kemi shtim të të rinjve të infektuar, në spitale, nga 20- 40 vjeç. Dua të theksoj se shumica e të rinjve nuk vuajnë nga sëmundje bashkëshoqëruese. Janë të shkaktuara vetëm nga COVID-19. Kjo situatë nuk është vetëm në Shqipëri, por gjithë botën. Kosova ka shumë numra, Maqedonia ka shumë, mos flasim për Serbinë. Ka probleme dhe në SHBA apo…

Read More

Shtëpia e Bardhë konfirmoi lajmin se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien u testua pozitiv me COVID-19. Kjo e bën ata zyrtarin më të të lartë të administratës Trump që infektohet nga virusi. Zoti O’Brien ka simptoma të lehta dhe ndodhet në vetëizolim ndërkohë që po punon nga një vendndodhje e sigurt jashtë Shtëpisë së Bardhë. Në njoftimin për shtyp të Shtëpisë së Bardhë thuhet gjithashtu se nuk ka rrezik për ekspozimin ndaj tij, të Presidentit Trump apo Nënpresidentit Pence. Puna e Këshillit të Sigurisë Kombëtare vazhdon pa ndërprerë, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. /VOA

Read More