Author: tirana

Si sot 3 vite më parë Orinda Huta dhe Turjan Hysko kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disavjeçare, në një dasmë tepër të bukur dhe elegante që bëri xhiron e rrjetit aso kohe. Vitet kanë shumë shpejt e kjo ditë e veçantë nuk kishte si të kalonte pa u kujtuar nga vetë çifti. Ka qenë Turi ai që ka ndarë 2 foto mjaft të bukura nga 27 korriku i 2017, teksa ka shkruar edhe disa fjali tepër të ndjera dhe funny gjithashtu. Shkrimi që shoqëron postimin në Insagram 27/07/2017 Ja pra @orindahuta ka ardhur koha qe mos ta mbajme me…

Read More

Sipas Zodiakut ka disa shenja të cilat në ndryshim nga të tjerat, janë më romantike në aspektin sentimental. Vibee.it ka renditur shenjat që janë shumë detajiste, të ndjeshme dhe sigurisht romantike të lindura. Demi Ata që i përkasin kësaj shenje janë njerëz që duan ta tregojnë dashurinë e tyre. Përdorin fjalë të bukura, romantike si dhe flasin me veprime. Demi nuk i shfaq ndjenjat shpejt, por kur ndihet mjaft i sigurt me personin tjetër, ai e tregon gjithë dashurinë që mban në zemër. Gaforrja Personave të kësaj shenje iu pëlqen të tregojnë se ata kujdesen për partnerët e tyre. Ndihen…

Read More

Grimi në plazh duhet të jetë i lehtë, i pamundimshëm. Duam të dukemi natyrale, sikur s’kemi vendosur asgjë. Asnjëherë nuk i dihet çfarë ka rezervuar dita, prandaj na duhet një makeup i lehtë, i pastër, pa u ngarkuar shumë. Për të realizuar një look që nuk rrezikon t’ju shkrijë në diell, ju duhen: Ton sysh në ngjyrë bronxi në trajtën e bojrave të dhjamit Blush në ngjyrë rozë të lehtë ose koral Rozë e lehtë për buzët ose shkëlqyes Hapi i parë: Laj fytyrën dhe apliko kremin me SPF 30+ Hapi i dytë: Apliko pak korrektor për të fshehur rrathët…

Read More

Duke parë numrin e lartë të golave, ishte vërtet shumë e vështirë të mendoje Çiro Imobile jashtë garës sezonale për Këpucën e Artë dhe bomberi i Lacios, pasi u kalua nga Robert Levandovski, arriti të rifitojë kuotat duke iu bashkuar polakut në krye. Trofeu individual për numrin e rrjetave të shënuara ka hyrë në një fazë kulmore, e tani lojtari i Bajernit ka kërcënimin serioz nga serie A. Imobile ka barazuar Robert Levandovski por ky i fundit nuk ka më shanse për të shënuar pasi Bundesliga ka ezauruar të gjitha ndeshjet. Në kontrast me kampionatin gjerman, Serie A ofron 180…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, reagon pas lajmit të hidhur se shoferi i saj ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Në një mesazh prekës, ministrja shpreh tronditjen e thellë për largimin e tij nga jeta, duke thënë se “12 orë në ditë, për 1 vit e gjysëm, më shoqërove kudo, i duruar, i vëmendshëm, i kujdesshëm”. Mesazhi i Spiropalit: Kur komandanti i Gardës më solli jetëshkrimin me fotografinë tënde, e kuptova menjëherë që ishe i duhuri. Rrezatoje përkorësi, fisnikëri, mirësi. 12 orë në ditë, për 1 vit e gjysëm, më shoqërove kudo, i duruar, i vëmendshëm, i…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin final të Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Raporti është miratuar me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim. Raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor është tërhequr nga shkarkimi i Presidentit të Republikës, pas raportit të Komisionit të Venecias, i cili doli në përfundimin se Presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda sa për t’u shkrarkuar.

Read More

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 56 vjeçar i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare e sëmurë mendore. Policia thotë po ashtu se nga egzaminimet ka rezultuar se gruaja është 8 muajshe shtatzënë. Njoftimi i plotë Në datë 24.07.2020, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, ndaluan shtetasin E. B., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare e cila është e sëmurë mendore dhe nga egzaminimet ka rezultuar 8 muajshe shtatzënë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së…

Read More

Operacioni Forca e Ligjit vijon pa ndërprerë, ndërsa kësaj radhe ka shkuar në Durrës duke iu kërkuar burimet e pasurisë 4 të dënuarve: Nek (Skënder) Driza, Arjan Kapo, Arben Plaku, Eduart Myftari si dhe një tjetri në Korçë, shtetasit Kastriot Maksuti. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: K. M., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me burgim të…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha sot se Kuvendi nuk tërhiqet nga seanca e 30 Korrikut ku priten edhe ndryshimet kushtetuese. Duke iu drejtuar opozitës, Rama u shpreh se ’30 korriku është kry’! Ai u pati një mesazh edhe për presidentin Meta. “Mos u lodhni kot ta kundërshtoni 30 korrikun. Se thotë Ilir Meta për Kuvendin, nuk janë 82 vota… Pse kur u votua 5 qershori Kuvendi na qenka legjitim dhe i paska 82, kurse për 30 korrikun nuk qenka legjitim” – tha Rama.

Read More

Me siguri edhe ju keni në rrethin tuaj familjar dhe shoqëror një, ose disa persona që duan t’u dalë gjithmonë e vetja. Këto shenja janë aq të fiksuara dhe nuk heqin dorë në asnjë mënyrë nga ngulmimi i tyre. Demi: Të parët që kryesojnë listën e kokëfortëve janë personat e lindur në shenjën e Demit. Është e vështirë të bëni kompromis me të, pasi jo vetëm që s’do të nxirrni gjë në dritë, por ka shumë gjasa ta bëni nervoz/nervoze. Këmbëngulja e tyre mund të jetë aq intensive dhe nuk do të ndalen derisa të pranoni se është e drejtë.…

Read More

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë Alaudin Malaj ka paraqitur dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqsor. Burime bëjnë me dije se kjo lidhet me procesin e vetingut, që ende nuk kishte filluar për gjykatësin në fjalë. Malaj është pjesë e drejtësisë shqiptare që prej vitit 1993, ndërsa në total ka shërbyer prej një periudhe 27-vjeçare. Ai ka ushtruar profesionin e tij në disa gjykata, ndërsa kulmin e karrirës e ka patur kur mori drejtimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Read More

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative pronarin e një lokali, pasi ushtronte aktivitet me muzikë live. Pronari i lokalit me iniviale A. E., kishte lejuar që në ambientet e lokalit të tij të luhej muzikë live, në kundërshtim me aktin normativ. Shërbimet e policisë i kanë vendosur gjobë administrative 1.000.000 lekë. Policia e Durrësit u ka bërë thirrje subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Read More