Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19, MSH: 6 pacientë humbin jetën, 117 raste pozitive Mësohet se ka pasur një rritje të numrit të personave të shtruar në spital. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit. Ka vijuar rritja e rasteve të reja edhe gjatë javës që lamë pas. Mesatarja javore e rasteve të reja ka qenë rreth 96 raste në ditë. Vihet re se ka pasur një rritje të ndjeshme të shtrimeve në dy spitalet Covid. Situata paraqitet serioze pasi është rritur gjithashtu numri i pacientëve…
Author: tirana
Partia Demokratike ka reaguar pasi Parlamenti votoi raportin e Komisionit hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Maxhoranca u terhoq nga qëndrimi i saj, duke paraqitur një raport ndryshe nga opozita e re, nga ku konstatoi se shkeljet e Presidentit, Ilir Meta “janë të pamjaftueshmëri për të çuar në shkarkimin e tij”. Nënkryetari Edmond Spaho, përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se “u provua botërisht që Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën pikê për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisê kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit”. DEKLARATË E PATISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI EDMOND SPAHO Sot mori…
Dashi Yjet e mirë janë pozicionuar në anën tuaj dhe kjo do të thotë se nuk do t’ju mungojë mbështetja qiellore gjatë ditës së nesërme. Por nuk mjafton të prisni që gjithçka t’ju vijë nga qielli. Demi Me Mërkurin dhe Afërditën në sintoni të plotë do të keni një mundësi më shumë që në raportet ndërpersonale të riktheni harmoninë. Mos lini pas dore një punë tashmë të filluar. Binjakët Pozicioni i favorshëm i yjeve për ju do të plotësohet me hyrjen e Afërditës në shenjë, e cila do të ndikojë shumë pozitvisht në sektorin më delikat. Atë të dashurisë. Gaforrja…
Policia e Shtetit ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 19 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë apo që nuk respektonin protokollet e sigurisë. Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, në zbatim të Akteve Normative, gjatë fundjavës janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë, 19 administratorë lokalesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës 20.00 apo nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë. Behet fjale per 7 lokale në Tiranë, 4 në Durrës, 4 në Lezhë, 3 në Vlorë dhe 1 në Korçë. Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët e…
Katër persona janë arrestuar në kuadër të operacionit “Perimetri”, i nisur prej kohësh nga policia, për goditjen e trafikut të paligjshëm të emigrantëve. Ata janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm nga Devolli në drejtim të Tiranës. Tre të arrestuarit, M.L., Ç.B. dhe F.Q., ndodheshin brenda një mjeti tip “BMË”. Ndërsa i arrestuari tjetër M.Ç., po drejtonte makinën tip “Audi”, brenda të cilës ndodheshin edhe emigrantët. Ai nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar dhe në përpjekje për t’u arratisur u përplas me një furgon Mësohet se këta shtetas i kanë marrë emigrantëve 300 euro, për t’i kaluar…
Sipas studimeve të shumta është zbuluar se gjethet e dafinës zvogëlojnë sheqerin në gjak dhe parandalojnë diabetin e tipit 2 tek njerëzit të cilët kanë probleme shëndetësore. Ajo mundëson rritjen e flokëve, zvogëlimin e zbokthit dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Disa studime të tjera kanë zbuluar se gjethja e dafnës mund të shkatërrojë edhe qelizat e kancerit. E përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale, kjo barishte konsiderohet gjithashtu si një simbol i nderit. Grekët e Lashtë kurorëzonin heronjtë e tyre të luftës dhe Olimpët me një kurorë me gjethe dafine. Më poshtë janë janë disa nga arsyet pse ju duhet…
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, i përgjigjet anëtarit të PD në këshill, Oerd Bylykbashit, lidhur me propozimin e këtij të fundit për hapjen 100% të listave. Në e-mailin e tij drejtuar Bylykbashit, Gjiknuri thekson se mazhoranca është gati ta shqyrtojë këtë formulë, nëse ajo gjen pasqyrim në modelin e cilitdo shtet evropian që ka një sistem si yni dhe që ka adoptuar listat e hapura. “Sikurse sqaruam edhe në mbledhjen e fundit, kërkesa juaj për hapjen 100% të listave të kandidatëve është e adresuar si hapësirë e disponueshme në formulimin e kompromisit të draft-amendamenteve kushtetuese të cilat…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në kuadër të forcimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19, ka deklaruar nga Urgjenca Kombëtare se do të dyfishohen ekipet e terrenit për shërbimin në banesë për qytetarët e prekur nga COVID19. Duke kërkuar nga qytetarët t’i referohen strukturave shëndetësore, sipas sistemit të referimit, Manastirliu tha se Njësia e Koordinimit dhe ekipet e urgjencës kombëtare po përballojnë një fluks të konsiderueshëm te qytetarëve të prekur nga SARS COV2. “Janë mbi 500 thirrje në ditë janë vetëm për Covid19 në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Nga ana tjetër…
Ditën e sotme ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare feston ditëlindjen e 37-të dhe bukuroshja italiane e ka uruar nëpërmjet një Instastory, ku shkruan: “Urime jeta ime”, ka shkruar në shqip Monika teksa ka vijuar urimin në italisht duke e konsideruar si një person të ndershëm të durueshëm, teksa i thotë se e do e gjithë familja. Një urim të veçantë Loriku e ka marrë edhe nga kryeministri Edi Rama që i ka shkruar në Facebook fjalët më të bukura, duke mos e fshehur krenarinë dhe respektin ndaj tij. Urimi i Ramës #EDHE100💐 LORIK CANA është ndoshta i vetmi bartës i fanellës…
Një automjet është djegur mesditën e sotme në lagjen ‘5 Maj’ të qytetit të Elbasanit. Nga flakët është përfshirë një makinë e cila prej kohësh qëndronte aty në rrugë e palëvizur. Burime bëjnë me dije se ngjarja nuk ka qenë askidentale, por se djegia ka qenë e qëllimshme. Kjo me shumë mundësi është bërë nga banorët e zonës aty pranë pasi u kishte zënë hapësirën publike. Nga flakët makina është djegur plotësisht, por fatmirësisht ka vetëm dëmë materiale.
Fifi është një nga këngëtaret më të mira në industrinë e muzikës shqiptare. Mirëpo, ndër të tjera Fifi është komentuar edhe për format e saj trupore për të cilat nuk ka patur kurrë komplekse të flasë hapur dhe të përcjellë mesazhe mjaft domethënëse për të gjitha vajzat që mendojnë se dukja ka më tepër rëndësi se ajo çka ato zotërojnë me zemër e mendje. Megjithatë, kohët e fundit këngëtarja ka nisur rrugën e gjatë të ndryshimit, pasi ka vendosur të humbasë disa kilogramë. Ajo ka treguar në intervista të ndryshme se kilogramët e tepërt po i sillnin probleme serioze shëndetësore.…
Anëtari i bandës së Bajrajve në Shkodër, Safet Bajri, ka kallëzuar penalisht në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili. Kallëzimi vjen pas kërkesave të përsëritura të Bajrit për transferimin e tij në Burgun e Reçit, raporton BW.Aktualisht Safet Bajri, i dënuar për llogari të Belgjikës, është duke vuajtur dënimin në Burgun e Fierit. Siç mëson gazetarja Lala, Bajri e ka kallëzuar drejtorin Ismaili për “Shpërdorim detyre”, duke argumentuar mes të tjerash se qëndrimi i mëtejshëm në Burgun e Fierit i rrezikon jetën nga persona të tjerë të dënuar aty.