Author: tirana

Disa emra të njohur të muzikës dhe ekranit kanë kaluar disa ditë pushimesh me njëri-tjetrin në jug të Shqipërisë dhe këto ditë i kanë kujtuar me disa video në rrjete sociale. Këngëtarët Rovena Dilo, Mariza Ikonomi dhe Sinan Hoxha ishin të shoqëruar nga Eraldo Rexho dhe Renato Mekolli. Rovena ka shpërndarë videon ku shfaqen duke kënduar tekstin e “Mirëmrama i Zoti i shpisë” duke thënë se nuk e imagjinon dot jetën pa miqtë dhe këto pamje i sjellin ndërmend kujtime të bukura. “Ja keshtu na pret, me këngë e me këmbë të mbarë,për një verë sa më me bereqet, futemi…

Read More

Gjendja e ish-deputetit socialist Fatmir Toçi është rënduar dje dhe mjekët janë detyruar që ta dërgojnë në Reanimacion. Një ditë më parë Toçi me anë të një statusi në Facebook i bënte thirrje qytetarëve që të merrnin masat dhe të ruheshin nga Covid. “Mirënjohje dhe dashuri të pafund për personelin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, mjekë, specialistë e infermierë, profesionalizmi, kujdesi dhe humanizmi i të cilëve janë shfaqja më dinjitoze e misionit që kanë marrë përsipër dhe i kanë kushtuar jetën e tyre. Çfarë të them për Prof. Perlat Kapisyzin, drejtorin e institucionit?! Disa njerëz janë lindur e formuar për…

Read More

Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson janë tashmë zyrtarisht shtetas grekë. Në një foto të postuar në Instagram nga kryeministri i Greqisë Qirjako Miçotaqis, çifti i Hollwoodit, Tom Hanks dhe Rita Wilson mbajnë me krenari në dorë pasaportat e tyre të reja greke. Ditën e djeshme kryeministri ia dorëzoi në dorë pasaportat e tyre të reja. “Tom dhe Rita janë zyrtarisht nënshtetas grekë“- shkruan në postimin e tij kryeministri i Greqisë.

Read More

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj herë pas here ndajnë momente të ëmbla nga përditshmëria e tyre me ndjekësit në rrjetet sociale, duke shkaktuar jo pak të qeshura. Ditët e fundit, Jonida Maliqi ka dhënë një intervistë, ku ka folur për shumë gjëra private që ishim tepër kuriozë t’i mësonim, siç është për shembull marrëdhënia që ajo ka me prindërit e Romeos. E ftuar në “Ora e Tiranës”, Jonida ka treguar se kanë një raport shumë solid dhe me vjehrrën ruan një raport shumë të mirë, teksa shprehu vlerësimet e saj për prindërit e partnerit. “Me të ëmën e Romeos e…

Read More

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i Policisë për zbardhjen e vrasjes së Emiliano Ramazanit. Forcat e rendit janë shoqëruar tre persona, ku një prej tyre është Selim Menahasa. Po ashtu mësohet se të shoqëruarit “kanë dorë” dhe dhe në dy ngjarje të tjera kriminale të ndodhur në Elbasan dhe Durrës.

Read More

Europa duhet të përmirësojë më tej logjistikën e saj, sidomos nëpërmjet ndërtimit të rrjeteve moderne hekurudhore me shpejtësi të lartë, të cilët do të realizojnë një komunikimin të shpejtë dhe me më pak kosto në mjedis. Forumi i Ekonomik i Vjenës i rekomandoi Komisionit Europian të financojnë ndërtimin e linjave hekurudhore të shpjeta, njëra prej të cilëve propozohet të kalojnë edhe në Shqipëri. Linja që propozohet të prekë Shqipërinë do të nisë në Berlin, Çeki, Austri, Kroaci, Bosnjë, Mal i Zi, Shqipëri, Kosovë, Bullgari, Serbi, Rumani, Hungari. Një degëzim i kësaj linje propozohet të shtrihet nga Sofja, në Maqedoni, pastaj…

Read More

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj bën thirrje për parandalim të përhapjes së infeksionit të koronavirusit. Brataj i kërkon personave të infektuar me Covid-19 të mos dalin nga shtëpia, duke listuar një kategori personash që duhet të qëndrojnë të izoluar. Ai përsërit masat e vendosura për parandalim të Covid-19 si distanca, mbajtja e maskës dhe higjiena. “Të jesh apo të mos jesh!! To be or not to be!! Sot më shumë se kurrë duhet bashkëpunimi juaj!!Të zgjedhësh me dëshirë të jetosh!Të zgjedhësh me dëshirë të dënosh të tjerët me vdekje!Të zgjedhësh të fitosh jetën!Parandalimi është çelsi i fitimit të betejës…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihmojnë sërish Shqipërinë për të luftuar koronavirusin. Ambasada Amerikane njofton se janë dorëzuar 29. 000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik. “USAID/Albania dorëzoi 29,000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik, si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, në përgjigje të pandemisë së COVID-19. Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihmë nëpërmjet Departamentit të Shtetit dhe USAID, posaçërisht me qëllimin për të luftuar pandeminë”, shkruan Ambasada Amerikane.

Read More

Një zjarr masiv ka përfshirë një banesë në katin e dytë të një pallati në Korçë, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Fatmirësisht çifti i bashkëshortëve që jetonin aty kanë dalë nga apartamenti pa u dëmtuar. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme te mëdha materiale ne banesë. Bombola ka qenë në ballkonin e apartamentit, aty ka ndodhur edhe shpërthimi duke rrezikuar kështu edhe banesat e tjera pranë.

Read More

Djali i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha ka rrëfyer amanetin e fundit që i dha babai i tij 9 ditë para se të vdiste. Në një intervistë të dhënë për “Panorama”, Sokol Hoxha, burri i Lilianës tregon se ende nuk e di pse ishte i preferuari i të atit. Sokol Hoxha thotë: Nuk di ta them me saktësi. Ndoshta për zgjedhjet e drejta që kisha bërë në jetë, gjë që ma ka thënë disa herë. Më vjen keq që nuk i jam hapur, madje kur ai më është hapur, unë i jam mbyllur”. Po ashtu, Sokoli thotë se Enveri kishte pikë…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në të gjithë vendin janë konfirmuar edhe 117 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë bëhet me dije se një prej rasteve është në Sarandë, që ka lidhje me të infektuarit e pak ditëve më parë. Sipas informacioneve mësohet se bëhet fjalë për një fëmijë 3-muajsh i një 25-vjeçareje, e cila rezultoi pozitive pak ditë më parë. Ndërkohë mësohet se nënë e bij janë nisur drejt spitalit Infektiv të Tiranës, pasi kanë shfaqur shenja të sëmundjeve.

Read More

Një 24-vjeçar me prejardhje nga Kosova, të dielën në mëngjes me veturë ka goditur 6 persona, në Berlin. Mësohet se R.A. ka qenë nën ndikimin e alkoolit. R.A. është me leje qëndrimi në Gjermani, ndërkaq vetura me të cilën ka bërë incidentin ka qenë më targa të Estonisë. Ngjarja ka ndodhur në stacionin e metros “Banhof Zoo”. Raportohet se tre nga të lënduarit ishin të pastrehë.

Read More