Teksa Kuvendi diskuton sot për raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se Komisioni i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë Ilir Metën, por i nxori në pah të gjitha shkeljet. Pjesë nga fjalimi i Ramës: Zonjë apo zonjushë, mund t’ju informoj mbi raportin që nuk e keni lexuar se Komisioni i Venecias ka listuar jo një, por një sërë shkeljesh të Presidentit të Republikës. Sa për dijeninë tuaj që këndoni dhe nuk lexoni. Janë të shkruara e zeza mbi të…
Author: tirana
Prokuroria e Posaçme pritet të mblidhet sot në 14:00 për të vendosur mbi kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burime thanë se kandidatja e vetme që ka kaluar vetingun është Aida Veizaj Hajnaj. Po sipas të njëjtave burime tre kandidatët e tjerë Ervin Hoda, Idajet Faskaj dhe Artur Beu, janë skualifikuar nga ky proces. Si procedurë SPAK i kalon ka ndidaturën klp per votim, që do të drejtojë për 5 vite Byronë e Hetimit. BKH do të jetë Policia Gjyqësore e Prokurorisë së Posaçme, e cila do të kryejë të gjitha veprimet hetimore. Të gjithë oficerët e kësaj strukture do…
Ka përfunduar takimi i ambasadores së SHBA Yuri Kim dhe ambasadorit të BE Luigi Soreca, me kryeministrin Edi Rama, të cilët i kanë shkuar në zyrë ditën e sotme. Ambasadorët e SHBA dhe BE reaguan pas takimit me kryeministrin Rama. Në një reagim nga ambasada amerikane, thuhet: “Ambasadorja Yuri Kim dhe ambasadori Luigi Soreca u takuan me kryeministrin sot për pak më shumë se 1 orë. Ambasadorja Kim e falenderoi kryeministrin për udhëheqësinë e tij në sigurimin e miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit dhe mirëpriti vazhdimin e diskutimeve të ndërsjella në Këshillin Politik në lidhje me masat shtesë. Siç kemi…
Gjykata e Tiranës dënon futbollistin Klodian Duro me katër muaj burgim. Por, “Përsa kohe ai ka qenë arrest shtëpie, ky dënim i shuhet” urdhëroi gjyqtari Arben Micko. Duro u shpall fajtor për dhunë në familje dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.43-vjeçari siç është raportuar më parë nga policia u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila kërkoi ndihmën e policisë që të ndërhynte. Mësohet se Duro ishte divorcuar me partneren dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, teksa ajo kishte marrë një urdhër mbrojtje së fundmi.
Seanca e sotme e Kuvendit ka vetëm një pikë “të nxehtë”. Bëhet fjalë për raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ulsi Manja, ne cilësinë e Kreut të Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit njoftoi deputetët për konkluzionet e raportit me 44 faqe. Ai tha se presidenti e ka shkelur dy herë Kushtetutën si në rastin e zhdekretimit të zgjedhjeve, ashtu edhe në rastin e emërimit të Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese. Megjithatë, Manja tha se shkeljet e tij nuk çojnë detyrimisht në shkarkimin e Kreut të Shtetit. “Për herë të parë në 30 vjet diskutohet raporti…
Kryeministri Edi Rama ka uruar kapitetin legjendat të kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana për ditëlindje. Pasi përshkruan rrugën që ka ndjekur Cana në elitën e futbollit, Rama shprehet se kingu kosovar që ka pasion historinë do të jetë në të ardhmen ne stolin e kombëtares mbarëshqiptare të kuqezinjve. Postimi i plotë i Ramës: Lorik Cana është ndoshta i vetmi bartës i fanellës kuqezi apo të paktën i vetmi që unë njoh, që fushën e blertë të futbollit dhe fushën e historisë së shqiptarëve, i ka jetuar si dy gjysmat e së njëjtës fushë të pasionit të tij. I dhënë…
Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, si dhe raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama për të mos bërë veprime të njëanshme me ndryshimin e kushtetutës dhe heqjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore sipas vullnetit të partive. Duke iu referuar lajmit më të hershëm të marrëveshjes mes partive politike, bazuar në dakordësinë e 5 Qershorit, ish ministri në qeverinë e kancelares Merkel, e konsideron atë një sukses të madh që forcon demokracinë në Shqipëri. “Partia Socialiste po tenton ndryshime jashtë marrëveshjes: heqjen nga Kushtetuta të së drejtës…
Është shtyrë në KPA seanca ndaj ish-drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Prela ndodhet në KPA pasi komisionieri publik kërkoi shkarkimin e saj, pavarësisht se kaloi me sukses provën e parë të vettingut. Seanca e parashikuar për ditën e sotme u shty me kërkesë të prokurores Prela, e cila paraqiti një raport dy javor, ndërsa shprehej se e kishte të pamundur të paraqitej në këtë seancë për arsye shëndetësore.Pas kërkesës së prokurores Prela, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës më 5 shtator ora 15:00. Ndërkohë Rezarta Shuls do të zëvendësoje Luan Dacin si pjesë e trupit gjykuesi pasi ndaj…
Dy nënkryetarët e bashkisë së Lezhës kane rezultuar pozitiv me covid 19. Mësohet se ata janë të vetë izoluar në shtëpi dhe gjendje e tyre shëndetësore paraqitet e mirë. Ndërkohë Bashkia e Lezhës vijon punën normalisht edhe pas konfirmimit të rasteve. Kujtojmë se më herët edhe kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda është vetëkarantinuar në shtëpi pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Të dielën Florida u bë shteti i dytë pas Kalifornisë që tejkalon për nga numri i të infektuarve Nju Jorkun shtetin që u godit më rëndë nga pandemia në fillimin e shpërthimit të koronavirusit. Sipas agjencisë “Reuters” rastet me COVID-19 në Florida u rritën të dielën me 9,300 të infektuar duke e çuar totalin e përgjithshëm në 423,855 vetë duke u renditur pas Kalifornisë që udhëheq tashmë përsa i takon numrit të infeksioneve me 448.497 raste. Nju Jorkut renditet i treti me 415.827 raste. Megjithatë Nju Jorku vazhdon të ketë numrin më të madh të vdekjeve në rang vendi me…
Mësuesi i matematikës në Medresenë e Shkodrës Gazjon Rusi ndërron jetë nga Covid-19. Prej disa ditësh mësuesi 39 vjeçar, dhe babai i tre vajzave ishte në gjendje të rëndë në spitalin Shefqet Ndroqi, ndërsa për kurimin e tij ishin hapur disa donacione që ai të dërgohej në Turqi. Për Gazjonin ishte hapur një donacion online nga Medreseja pasi atij i duheshin 55 mijë euro që të dërgohej në Turqi për tu trajtuar me aparaturën e quajtur ECMO, e cila fut oksigjen direkt në gjak dhe nxjerr dioksidin e karbonit.Edhe filantropi Elvis Naçi i ishte bashkuar kësaj nisme duke dhuruar 5…
Policia e Vlorës arreston personin që një ditë më parë qëlloi me armë në drejtim të një karburanti. Sipas policisë shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë ka qenë në gjendje të dehur kur ka qëlluar më armë. NJOFTIMI I PLOTË Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër, në lokalin pranë një karburanti. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur prangosjen e autorit të…