E premtja shënon festën e Kurban Bajramit, e cila festohet nga qindra miliona myslimanë në të gjithë botën. Por festa ka nisur që të shtojë shqetësimet e ekspertëve të shëndetësisë në Turqi pasi me rastin e pushimit parashikohet që shumica e qytetarëve të shkojnë në vendin e tyre të lindjes për të vizituar të afërmit. Është pikërisht kjo lëvizje të cilës i druhen autoritetet në një kohë kur vendi kishte shënuar rënie të infeksioneve nga pandemia e COVID-19. Për të shmangur të gjitha “surprizat” me shifrat, u propozua një shtetrrethim vetëm për ditën e Bajramit, por propozimi u hodh poshtë…
Author: tirana
Kënga “Panorama” po bën hit jo vetëm në Shqipëri po në gjitha trojet shqiptare dhe në 2 javë nga lançimi ka arritur 13 milionë shikime. Duket se Xhensila fill pas këtij klipi kushtëzuar dhe nga moshapja e lokaleve të natës, ndalimi i koncerteve apo grumbullimeve ka filluar pushimet. Sot ajo ka pozuar në një krevat me një fustan të shkurtër të zi me pika të bardha dhe shkruan “Panorama” duke nënkuptuar panoramën që ofron vetë ajo.
Fundjava e fundit e Korrikut shënoi një bilanc pozitiv të turistëve në Vlorë. Administratorët në plazhe thonë pranojnë se situata nuk është si sezonin e kaluar por sërish turistët, kryesisht nga Kosova, por edhe të huaj nga Ukraina apo Bjellorusia kanë zgjedhur detin e kristaltë të Jonit për pushimet e tyre. Mungojnë këtë vit italianët. “Sivjet është pak më dobët, prej situatës. Pastërtia, distanca sipas rregullave të Bashkisë. Ka kosovarë maqedonas”. Impresionet pozitive, edhe pse në kushte aspak të zakonshme të krijuara nga Covid-19, i kanë dhënë dëshirën pushuesve nga Kosova të rikthehen sërish me pushime këtu. “Vlora mua më…
Avokati Altin Goxhaj ka hedhur sërish dyshime në lidhje me raportimin e shifrave të vdekjeve nga Covid-19 në vendin tonë. Goxhaj tha se nuk ka ende asnjë statistike sa persona kanë vdekur më Covid-19 në vendin tonë, ndërkohë që shtoi se gjatë muajve dhjetor, janar dhe shkurt të 2017 kanë humbur jetën nga gripi 2800 persona shifër kjo shumë herë me e lartë se Covid-19. Goxhaj tha po ashtu se nga të dhëna ende të pakonfirmuara, qeveria paguhet për çdo humbje jete të shënuar si vdekje nga Covid-19, rreth 16 deri në 18 mijë euro. “Qeveria ende nuk ka asnjë…
Dashi: Takime të nxehta! I dashur Dash, ardhja e gushtit ju sjell shumë pasion dhe një lajm të mirë në dashuri! Venusi i favorshëm, së bashku me Marsin në bashkëpunim, ju bëjnë vërtet të papërmbajtshëm, duke ndezur zjarrin që është tek ju. Të mërkurën dhe të enjten, në veçanti, priten takime të nxehta … Kini kujdes, megjithatë, në fundjavë, kur një Hënë e pafavorshme mund t’ju ul humorin dhe të sjell disa pengesa. Demi: Fundjavë plot supriza I dashur Dem java juaj fillon me dy ditë mjaft stresuese: Hëna në kundërshtim me shenjën tuaj, të hënën dhe të të martën…
Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë apel qeverisë që të marrë menjëherë urgjentisht masat për të siguruar vaksinën e gripit falas për gjithë popullsinë në vjeshtë. Sipas Bashës, kjo masë do të mbronte shqiptarët nga gripi stinol dhe komplikacionet e saj, por nga ana tjetër në sajë dhe të pandemisë nga COVID-19 do të ndihmohej sistemi shëndetësor për ta patur të gjithin në dispozicion të pacientëve me koronavirus. Basha shton se vaksinimi kundër gripit, falas për të gjithë këtë vjeshtë do të ishte një masë shumë e rëndësishme, Lideri i opozitës gjithashtu u drejtohet me një mesazh qytetarëve…
Mjeku ORL në QSUT, Klevis Thomaj u është drejtuar me një apel qytetarëve, për të vendosur maskën si një nga mënyrat për të ulur rrezikun e infektimit të vetes dhe të afërmve tanë. “Bota po përballet me një virus mjaft të rrezikshëm dhe mjaft vdekjeprurës. Tani është koha që ne të gjithë të tregohemi të përgjegjshëm për veten tonë dhe për të dashurit tanë. Na ndihmoni që ta mundim këtë virus se vetëm ne mjekët, spitalet, nuk mund t’ja dalim dot. Koha është të respektojmë masat e distancimit social, të mbajmë maska, të kemi kujdes në zyra, mos neglizhojmë në…
Këngëtarja e njohur nga Tetova, “Big Mama” ka treguar fillimet e karrierës së saj në Shqipëri disa dekada më parë. E ftuar në emisionin “E diell”, këngëtarja ka treguar se në Shqipëri për herë të parë kishte ardhur që të këndonte në “Top Fest”. Ajo tregoi e nisi rrëfimin me udhëtimin drejt Shqipërisë me vetëm 10 euro në xhep, duke rikujtuar që çmimin e parë në jetë ia ka dhënë kryeministri Edi Rama. “Se kisha idenë se ku i binte Shqipëria. Erdha për herë të parë për të kënduar në “Top Fest”. Erdha me autobus dhe erdha me 10 euro…
Ish- deputeti i PD, Luçiano Boçi ka shpërndarë njoftimin e Fakultetit të Drejtësisë, i cili u kërkon studentëve të paraqiten për provim ditën e hënë 30 minuta më herët pasi rezulton se disa familjarë të studentëve janë me COVID-19 apo të karantinuar. Boçi thotë se pavarësisht Fakulteti i Drejtësisë pranon përhapjen masive të COVID-19, nuk heq dorë nga mbledhja në turma e studentëve apo në salla të mbyllura për provime. Por ai akuzon Ramën që vështron kasaphanën e orientuar nga ai vetë, pasi do të kapë Universitetet dhe nuk u duhen jetët e studentëve. STATUSI NGA LUÇIANO BOÇI KASAPHANË 2020…
Policia e Shtetit informon për akset rrugore në Shqipëri që janë përfshirë nga fluksi i automjeteve në këtë të dielë si ditë pushimi. Sipas policisë janë akset bregdetare në drejtim të Morinës dhe Tiranës që kanë një fluks të shtuar. Po ashtu nga Himara në Radhimë e deri në dalje të Vlorës ka fluks automjetesh. Nuk mbetet pas as Gjiri i Lalzit- Maminas si dhe tek rruga dyësore në ‘Plepa’ por aty nuk ka bllokime. Po ashtu edhe tek mbikalimi apo nënkalimi në Maminas ka fluks në dalje por nuk ka probleme. Edhe kryeqyteti është përfshirë nga fluks i automjeteve…
Ish- deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se qytetarët nuk besojnë më tek këshillat e gjobat e qeverisë pasi kjo e fundit ka dështuar të menaxhojë pandeminë e COVID-19. Bardhi thotë se qeveria nuk kishte strategji dhe pas 4 muajsh kuptoi që duhet të rriteshin kapacitetet e testimeve. Dhe sa i përket këtyre të fundit, Spahia thotë se sa vijnë dhe rriten denoncimet se qytetarë me simptoma të COVID-19, me ndjenjë përgjegjshmërie vetizolohen dhe presin më kot për javë të tëra për një test. Por Spahia thotë se strukturat shëndetësore janë të papërgjegjshme dhe nuk i përgjigjen situatës me transparencë.…
Kanye West po qëndron i fshehur në bunker në fermën e tij prej 22 milion dollarësh pasi ka frikë nga një sulm që mund t’i bëhet nga familja Kardashian. Kjo ka ardhur pasi reperi në një status në rrjetet sociale ka kërkuar divorcin nga Kim dhe ka ofenduar vjehrrën e tij duke e quajtur “Kris Jong-un”, të cilën e akuzoi si supremaciste të bardhë. Sipas mediave të huaja, Kim dhe Kanye po jetojnë të ndarë dhe kanë pasur shumë zënka gjatë karantinës. Kanye ka fshirë të gjithë postimet në rrjetet sociale dhe po jeton në bunkerin e pajisur me ushqime,…