Author: tirana

Tetë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë. Ndërkohë janë shënuar 220 raste të reja të infektuara nga 472 tamponë të marrë. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Pejë 23 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste,…

Read More

Ledri Vula dhe Sara vendosin të tregojnë gjininë e bebit ata do të bëhen prindër të një vajze Lajmin e kanë ndarë zyrtarisht të dy në rrjetin e tyre sociale në Instagram, teksa publikuan një video ku edhe zbuluan gjininë e foshnjës së tyre. Pasi kanë plasur balonën të dy kanë mësuar se do të bëheshin prindër të një vajze. “Jom ka des syt me ti pa,”-shkruan Ledri në videon e shpërndarë prej tij, ndërkohë që Sara i komenton disa emoji me sy të përlotur. Prej kohësh çifti përflitej se ishte në pritje të ëmbël por derimë tani asgjë nuk…

Read More

Nga Denar Biba-Nënkryetar i KQZ-së Dje doli në media një projekt-fletëvotimi me emrat e subjekteve në të majtë dhe një seri numrash (34), në kuptim të 34 kandidatëve për deputetë që konkurrojnë nën siglën përkatëse të subjektit politik. 34 numra, sepse fleta e votimit i referohej si shembull qarkut (rajonit) të Tiranës, i cili ka 34 deputetë (sipas përllogaritjeve të Zgjedhjeve 2017). Fleta u paraqit si zgjidhja magjike e cila paqton “hapjen e listave të kandidtëve të partive politike” me ruajtjen e “koalicioneve parazgjedhore” mes tyre, në mënyrën siç funksionojnë aktualisht, pra ku çdo parti konkuron me listën e saj…

Read More

Njerëzit e zgjuar kanë famën se bëjnë gabime idiote, sidomos në situata që kërkojnë arsyetim. Shkencëtarët kanë filluar të kuptojnë se pse ndodh kjo. Njerëzit e zgjuar janë të prirur të kenë dështime të pamenda, sepse ka pika “të verbëra” në mënyrën e tyre të përdorimit të logjikës. Të gjithë, pavarësisht nga niveli i tyre i inteligjencës, fundosen dhe shohin vetëm gabimet e të tjerëve. Ata i pikasin fare mirë gabimet e të tjerëve, por jo të tyret. Funksionet e trurit tonë janë të përfshira në zgjedhjet dhe gabimet që bëjmë. Prandaj, tendenca e njerëzve inteligjentë për të kryer gabime…

Read More

Peligrinazhi në Haj të Arabisë Saudite këtë vit do të jetë krejt i pazakontë si pasojë e pandemisë globale. Autoritetet saudite kanë vendosur që në këtë sezon të peligrinazhit mos të ketë më shumë se 1 mijë besimtare, të gjithë rezidentë vendas, 70% e të cilëve, të huaj që jetojnë dhe punojnë në vend. Por, pavarësisht situatës së krijuar dhe frikës që mbizotëron rreth virusit sars-cov-2, besimtarët e parë kanë mbërritur në vendin e shenjtë të myslimanëve këtë të shtunë. I gjithë procesi, që nga zbritja nga autobusi e deri te hyrja në hotel, është shoqëruar nga masa mjaft strikte…

Read More

Prodhuesi i makinave gjermane Mercedes-Benz do të tërheqë rreth 155,000 makina nga tregu për shkak të problemeve me kondicionerët dhe sistemet anti-rrëshqitje të ESP, tha Daimler AG, pronari i Mercedes. Siç u njoftua, rreth 135,000 automjete të klasit A do të tërhiqen nga tregu për shkak të problemeve të mundshme me kondicionerin. Shpjegohet se gypi i kondensatës së ujit të këtij modeli, i prodhuar midis shtatorit 2017 dhe shkurtit 2019, mund të jetë i vendosur dobët, kështu që uji mund të hynte në brendësi të makinës. Riparimi në gjysmë ore Një tjetër kontigjent prej 20,000 Mercedes luksozë dhe sportiv AMG…

Read More

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në Bypassin e Fierit në afërsi të fshatit Shtyllas. Mësohet se shkak është bërë një defekt në automjet. Automjeti është i tipit benz i cili është shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë zjarrëfiksja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Read More

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, me anë të një postimi të gjatë në Facebook shpalosi sfidat që ai mendon se duhen adresuar pas hapjes së listave të kandidatëve. Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi nga Partia Demokratike. Gazment Bardhi teksa publikon një nga përgjimet që nxori ‘Blid’ për Gjiknurin shprehet se Rama po tenton të prishë rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i frikësuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal. “Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar…Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të…

Read More

Shalqiri është fruti i pandashëm në tryezë gjate stinës së verës. Por sa i siguritë është ky frut? Për këtë çështje ish-ministri i bujqësisë Edmond Panariti tregoi mënyrën që duhet të ndjekë konsumatori për të provuar nëse ky frut ka nitrate ose jo. Prova numër 1 Ky është një testim në kushte shtëpie. Si fillim përdorim shqisat organoliptil, pra e shohim. Kjo njolla e verdhe në shalqi tregon se ka qëndruar shumë në tokë dhe është pjekur. Prova numër 2 Nëse shohim damarë të bardhë në shalqi është tregues i nitrateve. Gjithashtu në zemër të frutit është krijuar një zgavër…

Read More

Në shumë vende të botës, testimi për Covid-19, mbetet i vështirë ose i pamundur, ndërsa në Ruanda, njerëzit testohen edhe rastësisht, kur janë duke ecur në rrugë. Vendi që ndodhet në Afrikën Lindore ka arritur t’ia dalë mbanë, vetëm me 5 viktima deri më sot. Sa herë që dikush po i jep biçikletës, makinës apo motorit, ai pyetet nëse dëshiron të testohet. Edhe pse klasifikohet si një prej vendeve me të ardhurat më të ulëta nga Banka Botërore, me burimet e saj të kufizuara, Ruanda ka arritur sidoqoftë të identifikojë çdo rast të koronavirusit. Kushdo që testohet pozitiv vendoset menjëherë…

Read More

Një 40-vjeçare është përdhunuar në grup në Bologna, nga një grup shqiptarësh, rumunësh dhe italianësh. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatën e së enjtës, duke gdhirë e premtja. Sipas dëshmisë së rumunes në polici, sapo ajo doli nga një bar, iu afrua një makinë me 5 persona brenda. Njëri prej tyre, të cilin ajo e njihte, e kishte detyruar me zor që të hipte në makinë. Më pas mjeti ishte drejtuar në një ofiçinë të vjetër, ku ndodhi edhe përdhunimi. Gruaja rrëfen, se pasi e kërcënuan dhe dhunuan fizikisht, 5 burrat abuzuan me të deri në mëngjes. Rumunia, të cilën…

Read More

Xhesina Xhika nga Elbasani është e vetmja pilote femër nga Shqipëria që po “ndez turbinat” për t’u bërë një ditë profesioniste. Në një intervistë për tirananews.al, Xhesina tregon si nisi kjo ëndërr e bukur për të fluturuar, ndërsa flet dhe për paragjykimet që ka ndjerë në këtë rrugëtim. Vajza e cila studio për degën Financë-Kontabilitet në Tiranë, thotë se gjithçka nisi kur u angazhua në një kompani ajrore me qendër në Dubai. Aktualisht femrat pilote nëpër botë përbëjnë vetëm 6% të tregut. Për çfarë keni studiuar? Studimet e larta i kam kryer pranë Fakultetit Ekonomik në Tiranë për degën Financë-Kontabilitet.…

Read More