Author: tirana

Data 31 Korrik është afati i fundit për dorëzimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave, një detyrim për të gjithë individët që gjatë 2019-s kanë realizuar mbi 2 milionë lekë të reja të ardhura. Këtu përfshihen krahas pagës, edhe të ardhura të tjera nga qiraja, fitimi nga shitja e pronave, dividenti i kompanive apo çdo burim tjetër. Për të plotësuar formularin, duhet të shkoni tek faqja online e Drejtorisë së Tatimeve, në seksionin e-Shërbime, për individë. Nëse nuk jeni regjistruar më parë në sistemin E-Tax, plotësoni të dhënat tuaja personale dhe merrni automatikisht akses. Për herë të parë nga ky…

Read More

Një 47-vjeçar S. Rr banues në Kurian, Roskovec është arrestuar nga policia e Fierit. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë ditës së djeshme, në Patos, ka hyrë në shtëpinë e ish bashkëshortes së tij pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës. Shtetasja E. S, 38 vjeçe, ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata. 38-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë,…

Read More

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik Damian Gjiknuri në një postim të gjatë në llogarinë e tij në rrjetet sociale ka listuar sfidat që duhet të adresohen pas hapjes së listave. “Dakordësia e arritur fillimisht midis opozitës parlamentare dhe mazhorancës e më tej edhe pëlqimi publik i dhënë prej Partisë Demokratike për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë na bën të reflektojmë për masat që duhen marrë me synim garantimin e një procesi të suksesshëm të administrimit të zgjedhjeve. Amendamentet kushtetuese të cilat tanimë kanë marrë mbështetjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën publike…

Read More

Moderatorja e sportit, Viola Spiro, ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën e saj private, por çështjet e saj të zemrës kanë tërhequr vëmendjen e kujtdo. Këtë verë, vajza me linjat e kuruara duket se ka hequr dorë jo vetëm linjat perfekte, por edhe nga djemtë problematikë. Viola duket se ka shtuar pak në peshë me barkun e rrumbullakosur, kilogramë që nuk ia zbehin sharmin. Ndërsa për sa i përket jetës private, ajo duket se ka hequr dorë nga lidhjet problematike. Mediat po flasin se dy vite pas nga ndarjes nga i ashtuquajti “bos i drogës”, Viola ka nisur një…

Read More

Në Tiranë u arrestua me qëllim ekstradimin Bujar Sejdini, i quajtur “Xhaxhai”, përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit, dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze “Bellocco”. Ky person ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë. Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja lidhur me këtë arrestim. Ajo tha se masa e sigurisë është mbajtur top sekret, pasi kështu ka qenë kërkesa e autoriteteve të huaja, pasi operacioni vijonte në Argjentine dhe Costa Rica. Po ashtu, Lala ka arritur të sigurojë detaje nga dëshmia e tij para togave të zeza, ku Sejdini…

Read More

Ermal Pashaj, një nga mjekët i cili u nis më 28 mars drejt Italisë, për të ndihmuar vendin fqinj për të kaluar situtaën e vështirë të COVID-19, ka rrëfyer përjetimet përpara nisjes. Në një intervistë për mediat italiane, Pashaj shkruan, se të gjithë ishin të rënduar psikologjikisht, për shkak të informacioneve që merrnin nga mediat për numrin e të vdekurve. Më tej ai shton, se me gruan bëri sherr përpara nisjes, ndërsa prindërve nuk u tha asgjë për të kursyer reagimet. Ndër të tjera mjeku ka treguar, se kur u kthye, djali i tij 2 vjeç nuk e njohu pasi…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një një postim në mediat sociale hedh akuza kundër qeverisë për rënien e ekonomisë në vend. Në një reagim, teksa ka publikuar disa biznese që janë mbyllur, Basha shkruan se ritmet e mbylljes së bizneve të vogla po rriten çdo muaj. Numri një i opozitës shton se plani i tij ekonomik ka në themel të tij mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëve. Sipas Bashës një taksë e vetme sa 0.5% e xhiros, dhe do të heqim të gjitha taksat dhe tarifat lokale, për të luftuar informalitetin, për…

Read More

Policia ka arrestuar pronarin e ‘BAR BARONS’, i cili ndërhyri në biznesin e tij në Durrës dhe si pasojë u shemb pallati 6-katësh nga tërmeti i fuqishëm. Bari në fjalë u bë lajmi kryesor në situatën post-tërmet pasi pronari kishte holluar kollonat për të pasur më shumë hapësirë për lokalin e tij e për rrjedhojë, pallati në Durrës u shemb totalisht dhe për pasojë, humbën jetën dy persona. “Kishte bërë ndërhyrje në biznesin e tij lokal dhe për pasojë u shemb pallati 6-katësh nga tërmeti i datës 26.11.2019, Policia e Durrësit ndalon pronarin e lokalit “Barons”, i cili ishte i…

Read More

Shumë prej vajzave të njohura të ekranit kanë lënë pas një martesë apo marrëdhënie duke u përballur me ndarjen. Vajzat e shoëbiz-it kanë vazhduar jetën me një dashuri të re. Për koncidencë, zhgënjimi duket se i hodhi Jonida Maliqin, Arbana Osmanin, Bora Zemanin, Teuta Krasniqin, apo edhe Dua Lipën në krahët e meshkujve të cilet janë vite më të rinj se ato. Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj Për moderatoren e Top Channel, në fillim të këtij viti mediat online përhapën me shpejtësi lajmin se i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj prej 16 vitesh me Ardit Keron, me…

Read More

Rrjetet sociale tashmë prej kohësh janë bërë hapësira më e mirë për politikanët pasi kanë një komunikim të drejtpërdrejtë me audiencën pa pasur nevojën për të pasur ndërmjetësues. Rrjeti social që përdoret më shumë nga shqiptarët aktualisht është gjiganti Facebook ku ndodhet rreth 50% e popullsisë. Por kush janë politikanët më të ndjekur? Me një kërkim të thjeshtë, Kryeministri Rama është aktualisht në fron me 1.3 milionë ndjekës. Pas tij vjen ish-Kryeministri Sali Berisha me 1 milion dhe më pas kryetari i opozitës Lulzim Basha me 586 mijë fansa. Ndërkohë lista vijonte si më poshtë: Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion…

Read More

Një autobus që transporton punëtorët e fasonerisë në Fier është përfshirë nga flákët në mesnatë teksa ishte i parkuar. Mjeti siguron transportin e punëtorëve nga fshatrat Peshtan, Kafaraj, Frakull të njësisë administrative Levan dhe me gjerë. Nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan flákët, por burimet thonë se ka përfshirë një pjesë të mjetit duke shkaktuar dëme materiale edhe në pjesën e brendshme të autobusit.

Read More