Author: tirana

Dy administratorët e 2 lokaleve në Durrës janë gjobitur me 2 milion lekë gjobë pasi kanë organizuar dasma në kundërshtim me aktin normativ, duke sheklur rregullat kundër përhapjes së Covid. Në Njësinë Administrative Manzë, një lokal që s’ka respektuar distancën e sigurisë midis personave, për pronarin R. H., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, në lagjen nr. 1, Durrës kanë evidentuar një tjetër lokal, me menaxher shtetasin F. K., që organizonte ceremoni martesore në kundërshrim me Aktin Normativ. Edhe për këtë subjekt është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë edhe një herë thirrje për mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura. Sipas Manastirliut, çdo qytetar duhet të marri përgjegjësitë individuale për të ndihmuar sistemin shëndetësor në përballimin e situatës. “COVID19 Maska ose barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh në normalitetin e ri dhe vendosja e saj është LIGJ në të gjitha ambientet e mbyllura! Që të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nevojitet që çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale, duke vendosur detyrimisht maskën, për të ulur përhapjen e infeksionit!”- shkruan Manastirliu teksa poston videon. 

Read More

Studiuesi Ardian Ndreca i është kthyer edhe njëherë debatit mbi të shkuarën e shkrimtarit të njohur Ernest Koliqi. Për këtë të fundit, ish-kreu i Agjencisë Kombëtare të Turizimit, Auron Tare, në studimin e tij, pretendon se ka qenë i lidhur me agjenturat e huaja. Në reagimin e fundit, Ndreca hedh poshtë faktin, se Koliqi mund të ketë lidhje me KGB-në ruse. Studiuesi shkruan, se Koliqi ka qenë nën shënjestrën e KGB gjatë kohë që ishte në Romë, por agjenti shqiptar i CIA-s, Ton Koka arriti ta shpëtonte. Reagimi i Ardian Ndrecës Kohët e fundit emni i Ernest Koliqit asht përfolë…

Read More

Prurjet e reja muzikore të reperit Mozzik, e rikthyen fuqishëm në tregun muzikor shqiptar këtë verë. “Madonna” dhe “PP” e renditën reperin në vendin e parë si ndër artistët në të dëgjuar. Ndjekur më pas me “Baby”, kënga e cila është gjithashtu pjesë e albumit “MozzArt” që pritet të lançohet tërësisht me 31 Korrik. Sipas Billboard Albania, Mozzik vijon të qëndrojë në vendin e parë si artisti më i suksesshëm i momentit në Shqipëri. Ndjekur më pas nga Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj. Ishte “Panorama” që i solli fuqishëm këtë verë, e cila prej dy javësh është renditur si kënga…

Read More

Një 26 vjeçar nga Shkoda i shpallur në kërkim që në muajin shkurt është arrestuar ditën e sotme nga policia. Bëhet me dije se në pranga është vënë G. U., 26 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër.Arrestimi i tij u bë pasi pasi më datë 12.02.2020, në vendin e quajtur “Parrucë” në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz ML”, së bashku me një shok, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa…

Read More

Pplicia ka vijuar me kontrollet për parandalimin e aksidenteve të rënda si pasojë e shpejtësisë dhe ka konstatuar automjete deri në 164 km/h në rrugën Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Sauk-Tuneli i Kërrabës-Tiranë. Mbrëmjen e kaluar pezulluan 10 leje drejtimi, nga të cilët ishin 4 shoferë debitor me mbi 5 masa administrative te pashlyera si dhe dy rezultuan të pasiguruar dhe certifikuar teknikisht.

Read More

E shtuna e 25 korrikut 2020 do të mbetet një datë e shënuar në karrierën e Elseid Hysajt, futbollitstit të Kombëtares që shënoi golin e parë në Seria A pas 9 vitesh si profesionist, 5 të fundit me Napolin. Futbollisti i klasit 94 realizoi golin e parë në ndeshjen që Napoli fitoi 2-0 kundër Udinese-s për javën e 36 të Seria A. Në minutën e tetë mbrojtësi avancoi drejt hyrjes së zonës dhe me një të djathtë e bëri të pakapshme goditjen.

Read More