Author: tirana

Gazetari dhe publicisti i njohur grek, Stefanos Chios, ka rënë pre e një sulmi me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mediat fqinje raportojnë se persona ende të paidentifikuar i kishin zënë pritë botuesit jashtë shtëpisë së tij. Ai është qëlluar me dy plumba në qafë dhe brinjë rreth orës 2 të mëngjesit, teksa kthehej në banesë u qëllua, ndërsa dy plumba të tjerë kanë goditur në makinën e tij. Autori i krimit arriti të shpëtojë me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, bazuar në informacionet e para të medieve greke. Stefanos Chios u paraqit në spital…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë nis javën e tri seancave maratonë, ku pritet të shqyrtohen dhe të përmbyllen disa nga çështjet më të nxehta të këtij sesioni. Seanca e sotme do të nisë në orën 10:00, ku në rend dite është vetëm një pikë “e nxehtë”. Bëhet fjalë për raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. “Raporti përfundimtar i komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për…

Read More

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, publikon disa pamje të frikshme në ‘Facebook’, duke kujtuar edhe disa infeksione mjaft të rrezikshme të stinës së nxehtë të verës, të cilat sipas tij, janë lënë në harresë, për shkak të koronavirusit. Mjeku Kalo rendit një nga një të gjitha këto infeksione, që kanë ekzistuar edhe para koronavirusit, dhe që janë mjaft të rrezikshme, por që aktualisht vëmendja njerëzore është fokusuar vetëm te COVID-19. Mesazhi i Kalos: KOHË KOVIDIANE…RIKUJTESË….Çfarë mundet të fshihet në hijen e infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….FIKSIMI pas rrezikut të përhapjes dhe infektimit nga Sars-Cov2, ka lënë në hije dhe ka zbehur…

Read More

Publikohen disa dokumenta arkivore të nxjerra nga një dosje voluminoze e Arkivit Qendror të Shtetit të cilat i përkasin fondit të ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku bëhet fjalë për një raport-informacion të bërë nga ana e organizatës bazë të partisë të Kinostudios “Shqipëria e Re” më datën 18 dhjetor të vitit 1973, që i dërgohet Komitetit të Partisë së Rajonit Nr.1 në Tiranë. Në dokumentin në fjalë është bërë një analizë e thellë lidhur me filmin dokumentar “Në shtigjet e revolucionit tekniko-shkencor”, me skenar të Vangjush Gambetës dhe regji të Mit’hat Fagut të realizuar në gushtin e atij viti, i…

Read More

Shqipëria u rendit e pesta në Europë sa i përket peshës së lartë të vdekjeve nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut (zemra, tensioni), pas Bullgarisë, Rumanisë, Lituanisë dhe Letonisë. Me zemër më të dobët në Europë janë bullgarët, ku 66% e totalit të vdekjeve erdhi nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut, të ndjekur nga Rumania (58%), Lituania (57%), Letonia (55%) dhe Shqipëria (53.7%). Pas Shqipërisë renditet Serbia me 51.9%. Të dhënat për vendet e BE-së dhe disa shtete të tjera janë dhënë nga Eurostat, dhe i referohen vitit 2017, për Shqipërinë nga INSTAT, ndërsa përpunimi i shifrave të Eurostat dhe…

Read More

Aktori i humorit Julian Deda është prej vitesh anëtar i Partisë Demokratike, por këtë herë duket se do të kandidojë për deputet. Madje ai ka pasur edhe një kërkesë nga ish- deputeti i PD, Ervin Salianji. Deda ka postuar në rrjetët sociale një foto ku duket duke larë një makinë ngjyrë blu. Dhe krahas saj shkruan “Laje o jul” Menjëherë ka ardhur edhe një koment nga ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ku shkruan: “merre kovën me vete futi një dorë dhe parlamentit” Këtë herë ftesa është bërë e hapur edhe publike kështu që edhe Juli i është përgjigjur publikisht: “Gati…

Read More

Dashi Nesër do të jetë një ditë rikuperimi, edhe më të mirë se fundjava. Në dashuri duhet të përmbaheni nga çdo formë diskutimi ose sqarimi. Në punë, megjithatë, përpiquni të merrni një qëndrim më aktiv dhe më pak shqetësues. Demi Duhet të ketë një ditë kur do të ndjeheni mjaft të qetë. Prandaj përpiquni të menaxhoni nervozizmin tuaj, si në dashuri, ashtu edhe në punë. Shtyni krahasimet dhe diskutimet në një kohë më paqësore. Gjërat do të përmirësohen së shpejti! Binjakët Do të jetë një fillim i javës me zhurmë, falë bashkëveprimit të Venusit dhe Hënës. Të dyja, ndjenjat dhe…

Read More

Vetëm pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se modelja seksi Oriola Marashi i kishte dhënë fund lidhjes me futbollistin Eros Grezda. Dyshja nuk ndiqej më në Instagram dhe nuk ishin parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndaj kaq mjaftoi të aludohej se nuk ishin më bashkë. Megjithatë, dyshimet u shuan kur futbollisti i komentoi Oriolos, pasi kjo e fundit postoi disa foto tepër të bukura, duke na lënë të kuptohet janë ende bashkë dhe të lumtur. E megjithatë, duket se gjërat mes tyre nuk kanë qenë edhe aq të qeta kohët e fundit, pasi kanë hasur në…

Read More

Denocimet e qytetarëve ndaj gjyqtarëve e prokurorëve nuk kanë ndalur as përgjatë periudhës së pandemisë, kur Komisionet e Vetting-ut ndalën aktivitetin. Scan Televizion ka zbardhur të dhënat zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të cilat tregojnë se megjithë një rënie të ndjeshme gjatë muajve të izolimit, janë regjistruar në total 436 për 5 muajt e parë të vitit 2020. Ka qenë muaji prill ai që ka shënuar numrin më të ulët të denoncimeve, që korrespondon edhe me kulmin e izolimit. Ndërkaq, në total ka arritur në 4,856 numri total i denoncimeve të qytetarëve pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit…

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet në rrugën “Bardhyl”. Si pasojë e përplasjes është lënduar lehtë drejtuesja e një prej mjeteve. Mësohet se e reja ka qenë shtatzënë dhe bashkë me të në automjet ka patur dhe fëmijën e mitur të moshës 4-vjeç. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Read More

Në një takim në Përmet, ku Partia Demokratike po “interesohej” të mblidhte propozime nga baza, një nga anëtarët e PD, propozoi Ilir Rusmalin, meqë e kanë pasur si përfaqësuesin e zonës së tyre në PD dhe një nga figurat më të larta të tyre në kohën që PD ishte në pushtet. I deleguari i Lulzim Bashës ju përgjgj prerë, se nuk mund të propozoni njerëz që nuk janë më të afërt me PD. Pas kësaj vazhduan propozimet për Tritanin, Dashon etj. Ilir Rusmali ndoshta nuk dëshiron vërtet të jetë kandidat i PD, por keqkuptimi që kanë krijuar demokratët në bazë…

Read More

Plazhi i Bisht Kamzës, 11 kilometra nga Durrësi, në ketë periudhë pandemie është një destinacion që po lakmohet shumë nga pushuesit. Në 13 kilometër vijë bregdetare, sipërfaqe të bollshme me rërë e ujë të pastër, pushuesit pranojnë se janë aty për qetësinë që ky plazh ofron. Por sipas tyre, investimet aty janë të domosdoshme. “Në përgjithësi është mirë, vetëm do investime për rrugë, dushe, roje bregdetare”. “Vend shumë i qetë”. “Shumë mirë, pastër qetë”. Për të apasionuarit e natyrës, kjo zonë turistike ofron edhe një nga lagunat më të rëndësishme në vend, e pasur me flor dhe faunë. Laguna shtrihet…

Read More