Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur hetimet e SPAK-ut për vendosjen para drejtësisë të komisionerëve që mbushën kutitë e votimit në 2017 në tre qendra në Durrës. Për Edi Ramën, kjo që ka ndodhur është një mësim se përse duhet depolitizimi i administratës zgjedhore, të cilin e kundërshtoi PD-LSI në Këshillin Politik. Nga 22 të arrestuarit për krim zgjedhor, kryeministri Edi Rama shkruan se 14 të pandehur janë të PD-LSI dhe 8 të PS dhe ky numër sipas tij është provë se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, referuar opozitës jashtë parlamentit i ka duart të zhytura thellë në…
Author: tirana
Menjëherë pasi disa deputetë rezultuan pozitivë me koronavirus, Kuvendi i Shqipërisë ka marrë masa.Mësohet se Kuvendi nuk do të pezullojë seancat plenare, por ka vendosur të shkurtojë afatin kohor të diskutimeve. Gjithashtu, ka nisur menjëherë dezinfektimi i ambienteve të Kuvendit. Gjatë ditës së sotme u bë e ditur se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus deputetët Ralf Gjoni, Eljo HYsko dhe Enver Roshi.
Strukturat e Emergjencave Civile, pjesë e Forcave të Armatosura do të shumë herë më të mirëpajisura dhe më dinjitoze në përballimin e fatkeqësive natyrore. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, gjatë ceremonisë së prezantimit të uniformave dhe mjetëve të reja të strukturave të emergjencave civile, vlerësoi bashkëpunimin me aleatin e NATO, Turqinë në kuadër të emergjencave civile. Duke përmendur investimet e viteve të fundit në Forcat e Armatosura, ministrja Xhaçka theksoi vëmendjen që i është dhënë modernizimit dhe riorganizimit të strukturave të EC. “Të gjithë jemi dëshmitarë sesa shtuar sfidat prej fatkeqësive natyrore. Ligji i ri “Për Mbrojtjen Civile” e vendos…
Gjykata e Fierit ka dhënë sot vendimin përfundimtar për shtetasin Albert Zeka, i cili akuzohet për vrasje. Gjykata e ka dënuar me burgim të përjetshëm Zekën, pasi masakroi barbarisht me çekiç dhe më pas ia ndau trupin në disa pjesë, shokut të tij të dhomës në Fier, Kreshnik Beqiraj. Ngjarja horror ndodhi më 22 qershor 2017, ndërsa ishte Prokuroria që kërkoi dënimin e Zekës me burgim të përjetshëm, ndërsa gjykata sot ka rënë dakord me Akuzën.
Përveç 22 komisionerëve në zgjedhjet e Durrësit dhe një votuesi atje që janë implikuar në vjedhje votash, SPAK ka lëshuar urdhër-arrest edhe për një tjetër anëtar të grupit të strukturuar kriminal që kishin ngritur një laborator të prodhimit të heroinës në Has. Gazetarja e News 24, Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dokumentin e SPAK, ku ndër të tjera theksohet se është kërkuar nga gjykata “arrest me burg” edhe për shtetasin Fisnik Sadiku (Smaili), pjesë e këtij grupi. Në kuadër të hetimeve të kryera për llogari të procedimit penal nr.29/2019 i Prokurorisë së Posacme është konfirmuar se fakti i ndodhur…
Pas konfirmimit të deputetit Ralf Gjoni pozitiv me koronavirus, edhe dy deputetë të tjerë ne Kuvendin e Shqiperise kanë rezultuar te infektuar me Covid-19. Mësohet se edhe Enver Roshi e Eljo Hysko janë infektuar me koronavirus. Më parë gjatë ditës, edhe kryebashkiaku Erion Veliaj konfirmoi se kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
Një tym i madh ka përfshirë zonën e Kasharit në Tiranë pas një zjarri të ndezur në atë që duket se është një pikë grumbullimi makinash të vjetra. Siç duket dhe nga pamjet tymi i madh i zi ka mbuluar banesat përreth. Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po mundohen të mbajnë flakët nën kontroll.
Pronari i një biznesi ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës këtë mëngjes, pasi është alarmuar kur ka gjetur tek dera e dyqanit, disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 08:25, është njoftuar salla operative nga shtetasi S.A., pronari i një dyqani elektro-shtëpiake ku pretendon se tek dera e dyqanit, ka gjetur disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer. Grupi hetimor dhe shërbimet e…
Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se “do të urdhërojë testimin e detyrueshëm për Coronën për udhëtarët që vijnë në Gjermani nga zona me rrezik të lartë”. Spahn njoftoi se testimi me detyrim bazohet në Ligjin për Mbrojtjen ndaj Infeksioneve dhe sipas konstatimit nga ana e Bundestagut në rastin e Coronës kemi një situate epidemike që ka përfshirë gjithë vendin. Për këtë shkak Ministria Federale e Shëndetësisë do t’i detyrojë udhëtarët që vijnë në Gjermani dhe që kanë qenë të ekspozuar ndaj një rreziku të shtuar infektimi që t’i nënshtrohen një ekzaminimi mjekësor. Pas heqjes së masave kufizuese miliona…
Bashkia e Tiranës ka publikuar edhe lista e re me 1560 emrat e tjerë që përfitojnë pagesat cash, shtëpitë e të cilave pësuan dëme që mund të riparohen, të kategorisë DS1, DS2, DS3. Dje, Këshilli Bashkiak miratoi listën me 1560 mijë emra, ndërkohë që kreu i Bashkisë siguroi se puna po vijon me intensitet për të përmbyllur plotësisht 10 mijë dosjet. Ky proces u realizua në kohë rekord, duke bërë të mundur që familjet të kompensohen shumë shpejt nga fondi i rindërtimit. Më poshtë do të mund të lexoni emrat e 1560 familjeve të tjera që përfituan dëmshpërblimet: Lista Fituese…
Pas kryebashkiakut Erion Veliaj, ka rezultuar pozitiv me koronavirus edhe deputeti Ralf Gjoni. Mesazhi i Gjonit: Mirëmëngjes miq 🤗 Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale.Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj, drejt rikuperimit. Mirënjohje të thellë për gjithë mjekët e komunitetin mjekësor që po përballet çdo ditë me këtë ‘armik’ të panjohur më parë.Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët. Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do…
Presidenti Ilir Meta i uron shërim të shpejtë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili doli pozitiv me koronavirus. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta thekson se “Ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur, fatkeqësisht edhe të numrit të viktimave, shtrojnë si domosdoshmëri një strategji më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme”. Më tej, Kreu i Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë udhëzimet e bëra publike për mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancave fizike, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik. Mesazhi i Metës:…