Edi Rama i ka uruar ditëlindjen ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare. Rama në mesazhin e tij kujton kohën kur stërvitej me ekipin e Dinamos dhe dilte për vrap në zonën e ish-fushës së Aviacionit, ku stërvitej nga babai i Igli Tares, Isa Tare. Kryeministri thekson më tej se Igli Tare është shqiptari më i suksesshëm në skenën e futbollit evropian, ndërkohë që shton se Presidentit Lotito i ka “rënë bixha” më të. “Sot Igli është aseti më i kushtueshëm i Lazios dhe në ditën e tij të lindjes, i uroj të ketë edhe 100 vjet shëndet e sukses, duke uruar…
Author: tirana
Dom Ernest Troshani, kardinali i parë shqiptar kaloi me sukses një ndërhyrje kirurgjikale në tëmth dhe tashmë ndodhet në gjendje të mirë në një spital të Firences. Nipi i tij tregon se kleriku i njohur shqiptar, simbol i kishës katolike dhe prijës i besimtarëve katolikë fillimisht u dyshua se ishte prekur me Covid-19, por analizat treguan se udhëtimi rreth 30 orë me makinë në Shqipëri i kishte sjellë probleme me shëndetin dhe për t’u rikuperuar iu nënshtrua 2 ndërhyrjeve kirurgjikale nga mjekët më të shquar në Evropë. Megjithëse kardinali nuk ka dashur që gjendja e tij shëndetësore të bëhej publike…
Arrestohet një flagrancë një 29-vjeçar në Maliq si autor i dyshuar për kultivim të kanabisit si dhe kryeplaku i fshatit për “Shpërdorim detyre”. Njoftimi i Policisë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi 2-mujor finalizuan me sukses operacionin antikanabis të koduar “Dobërçani” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 29 vjeç banues në fshatin Gopesh. Nga tërësia…
Këngëtarja shqiptare Ava Max do të performojë këtë vit në ceremoninë “MTV Music Awards” që do të mbahet më 31 gusht. Ava Max është përzgjedhur në mesin e yjeve që do të këndojnë në këtë event të rëndësishëm të muzikës që mbahet çdo vit. Por surpriza nuk mbaron më kaq pasi këngëtarja shqiptare është nominuar në “MTV Music Awards” , në kategorinë “Push Best New Artist”. “Kjo është çmenduri”, shkruan ajo teksa jep lajmin e nominimit. Përveç saj, në “MTV Music Awards” do të këndojnë edhe Big Sean, Camila Cabello, Shaën Mendes, J Baldin, Miley Cyrus, etj. Eventi është një…
Situata nga pandemia e koronavirusit në botë vijon të jetë shqetësuese me infektime të larta ditore. Në 24 orët e fundit sipas OBSH-së në botë është shënuar një tjetër rekord nga COVID-19, plot 284.196 numër i cili mund të rritet në ditët në vazhdim. Kjo është shifra më e lartë ditore që prej nisjes së pandemisë. Dy ditë më parë shifra ditore e të infektuarve më COVID-19 ishte ai 247.224, ndërsa të shtunën e e kaluar 259.848 persona të infektuar. Të vdekurit në 24 orët e fundit kanë qenë 9.753 persona. Ndërsa në total që prej nisjes së pandemisë së…
Këngëtari i muzikës popullore Ramadan Krasniqi, shkruan se pas disa shqetësimeve shëndetësore që ka pasur, është shtruar në spital ku mjekët i kanë konfirmuar se kishte një çrregullim në zemër. “Megjithatë pas kësaj i jam nënshtruar një kotrolli shëndetësorë. Mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre për të cilin menduan se duhet trajtim. Unë jam i prirë që në çdo aspekt jetësorë të dëgjoj profesionistët e lëmisë, ndaj dhe ju nënshtrova aplikimit të stentimit. Çdo gjë u krye me sukses brenda pak minutash! Po ndjehem shumë mirë, nesër pritet ti kthehem përditshmërisë dhe noramlitetit jetësorë”, shkruan ndër të tjera Dani. Shkrimi…
Mjeku Pëllumb Pipero është ndër mjekët që gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19, është kthyer në “burim informacioni” për qytetarët, me këshilla për të qëndruar të shëndetshëm. Së fundmi, mjeku ka zgjedhur të largohet pakëz nga stresi dhe mbingarkesa e ditës në spitalin Infektiv dhe ka mbledhur miqtë në shtëpinë e tij. Pasi ngre dolli për ta, Pipero e kthen me fund verën dhe gotën e hedh në mes të shtëpisë.
Policia e Shtetit ka vijuar dhe gjatë natës së kaluar kontrollet me radar në rrugë të ndryshme në kryeqytet për të zbuluar shkeljet e shoferëve. Gjatë kontrolleve një 32-vjeçar që ecte me shpejtësi 168 km/h ka sfiduar Policinë pasi nuk ka ndaluar kur i është kërkuar nga patrulla. Efektivët e kanë ndjekur dhe pasi disa minutash e kanë prangosur. Po ashtu Policia bën me dije se janë ndëshkuar dhe 15 shoferë të tjerë që ecnin me shpejtësi që varionte nga 141km/h deri në 168 km/h, të cilëve u është hequr patenta, ndërkohë janë vendosur dhe 21 gjoba për manovra të…
Kryeministri Edi Rama ka thënë ‘mirëmëngjes’ sot me historinë e kërpudhës, objektit të artit të vendosur në oborrin e Kryeministrisë në vitin 2015 që u prish gjatë protestës së opozitës në shkurt të vitit të kaluar. Rama ka dhe një mesazh dhe porosit ata që nuk e pëlqejnë të mos e ngacmojnë se rritet më shumë. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me historinë e KËRPUDHËS, duke iu këshilluar miqësisht atyre që s’e pëlqejnë, të mos e ngacmojnë se rritet më shumë, ju uroj një fundjavë të bukur😀”, shkruan Rama.
Pak javë më parë, Bora Zemani tërhoqi vëmendjen e ndjekësve në Instagram me look-un e saj të ri. Ajo u shfaq në fotot e fundit me flokët me gërsheta super të gjatë, të cilët i kishte bërë në ngjyra të ndryshme. Pamja e saj u pëlqye shumë dhe gërshetat u kthyen në trendin e kësaj vere, mirëpo vera për Borën s’mund të kalonte vetëm me një ndryshim! Pasi ka hequr gërshetat e gjatë, moderatorja i është kthyer pamjes së saj natyrale me flokët e shkurtër deri tek supet. Në ndryshim kësaj here ishte fakti që Bora kishte bërë baluke tek…
Një 74-vjeçar, i shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë nga COVID-19. Sipas informacioneve mësohet se i moshuari prej ditësh ishte shtruar në spital dhe mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë. I moshuari kishte disa ditë që ishte në terapi intensive dhe gjendja e tij ishte rënduar. Po ashtu burime bëjnë me dije se ai ka pasur dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. 74-vjeçari, bëhet viktima e 129 nga COVID-19, por ende ministria e Shëndetësisë nuk ka një njoftim zyrtar për vdekjen e tij.
Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter goditi në orën 04:38 ishullin e Kefalonias në një distancë prej 19 kilometra në jug-perëndim të Argostolit. Tërmeti pati një thellësi fokale prej 2 km, sipas matjeve të para të Institutit Evropian Gjeodinamik. Asnjë i lënduar nuk është raportuar deri më tani në Kefalonia.