Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në kantierin ku po punohet për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto” në Durrës e cila u dëmtua nga tërmeti. Rama deklaron se kjo shkollë do jetë gati për nxënësit më 26 nëntor, 1 vit nga tërmeti. Postimi i kryeministrit në FB “#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤ RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË Durrës – Në kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto”, e cila në 26 nëntor do të jetë gati për të pritur 1064 nxënës 👫🧑💻🏫 Me një infrastrukturë moderne, me standardet më të larta të sigurisë e me kushte optimale për nxënësit e mësuesit, kjo shkollë është…

Read More

“Virusi vjen n’8 t darkës, ne na vjen zëri n’1 t drekës. Të shtunën. Drymades. ora 13:00”. Kështu njofton koncertin e tij këngëtari i mirënjohur Renis Gjoka pas vendimit që ndaloi muzikën pas orës 20:00. Këngëtari e ka quajtur paaftësi vendimin e qeverisë për të mbyllur jetën e natës. Gjoka, baba i një vajze të vogël, thotë se ka mijëra euro humbje nga kjo periudhë pushimi. “Kjo është paaftësi. Në rastin më të mirë është një rënie shkurt e muhabetit, s’duan t’ia dinë që këtu ka jo vetëm një rrjet artistësh, por një zinxhir të gjatë punonjësish. Unë jam koshient,…

Read More

Arbana Osmani është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe së shpejti do të sjellë në jetë një vogëlush. Moderatorja ende nuk e ka konfirmuar gjininë, por më herët është shprehur se këtë verë, në vend të pushimeve do të shkojë në maternitet për të lindur. E megjithëse në pak ditë ajo do të bëhët nënë për herë të dytë, Arbana nuk e lë pas dore punën. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke punuar për një projekt të ri.     “Projekt i ri në krijim e sipër”, ka shkruan Arbana në foton e fundit në Instastory. Nuk duhet…

Read More

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ne Maqedonine e Veriut ka miratuar vendimin per shpalljen e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut. Gjatë seancës së hapur, kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski njoftoi se jane certifikuar rezultatet e përbërjes së re parlamentare prej 120 deputetësh. LSDM 46 mandate VMRO-DPMNE 44 mandate BDI 15 mandate ASH-AA 12 mandate E majta 2 mandate PDSH 1 mandat Gjatë këtij mandati katër vjeçar në godinën ligjvënëse, shqiptarët do të përfaqësohen nga gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme. Pa mandate mbeten Integra, GDU, Moro, Glas za Makedonija, E vetmja Makedonia, SDU, Tvoja…

Read More

Djali i vogël i kryeministrit Edi Rama bën sot 6 vjeç dhe është e ëma, Linda Rama që ka bërë publike një foto nga festa e të birit. Në foto shihet ajo, kryeministri Rama dhe Zaho të rreshtuar poshtë shkronjave të emrit të të birit dhe numrit 6. “Lumturia e Gjashtës #zaho”, shkruan Linda Rama, teksa të tre shfaqen shumë të gëzuar e të qeshur në këtë ditë të shënuar për familjen e tyre.

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një vizitë në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ ku është shoqëruar nga drejtoresha Eliona Demaliaj. Manastirliu thotë se vijojnë investimet për terapi intensive jo vetëm në spitalet COVID, por edhe në maternitete dhe spitale rajonale. “Vijojmë të përgatisim sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, me investimet në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale. Të gjithë bashkë të mbrojmë stafet mjekësore që çdo ditë kujdesen që nënat dhe të porsalindurit të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt”, apelon ministrja teksa këshillon në fund të vendosim maskën.

Read More

Policia e Shtetit ka finalizuar dje një tjetër operacion ndërkombëtar, duke vënë në pranga gjashtë persona të shpallur në kërkim. Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Kosta Rika. Në një njoftim zyrtar, Policia bëri të ditur se u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi, shtetasi Bujar Sejdinaj, i njohur me nofkën “Xhaxhai”, përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri e në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze “Belloço”. Shtetasi Bujar Sejdinaj akuzohet se ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë. Po në kuadër të operacionit është…

Read More

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë administratorin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ. Sipas policise, kontrolli zbuloi se fshatin Shkallnur, një lokal ishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administrator shtetasin G. H., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë. NJOFTIMI Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Shkallnur, një lokal që kishte organizuar…

Read More

Albana Osmani ka treguar projektin e saj më të ri për të cilin ka punuar prej kohësh dhe surpriza është se nuk ka lidhje me televizionin. Moderatorja ka publikuar një video ku shfaqet duke mbajtur në dorë librin e saj të parë, që do të vijë në gjuhën shqipe dhe në anglisht. Libri është i zhanrit shkencë dhe fantazi dhe ngjarjet janë zhvilluar në vitin 2117. Albana shprehet se është një punë kolosale, dhe nga gëzimi i madh ka fjetur me të te koka e krevatit. Libri do të vijë në muajt e parë të vjeshtës.     “MEZI PO PRESSSSSS…

Read More

PD i është drejtuar përmes zëdhënëses Ina Zhupa me disa pyetje drejtorit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, lidhur me atë që e konsideron si skandalin e patentave në këtë institucion. Në një postim në facebook, Ina Zhupa shkruan se Drejtoria e drejtuar prej tij është ndër më të korruptuarat në administratën shtetërore dhe pranohet si e tillë nga Belinda Balluku dhe Edi Rama, sepse fitimet, siç raporton media, janë mbi 300 milionë lekë në muaj vetëm nga patentat. Postimi i plotë: Blendi Gonxhe është ndër të parët zyrtarë që i vesh vetës cilësi të cilat nuk i ka: i pastër,…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur short për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci pas pezullimit të tij për çështjet që kishte në proces. Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se në vijim të vendimit të djeshëm të Mbledhjes së Gjyqtarëve për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Luan Daci, u hodh shorti për zëvendësimin e tij në trupin gjykues që do të shqyrtojë çështjen që i përket subjektit të rivlerësimit prokurorit Fatmir Lushi. Pas hedhjes së këtij shorti, gjyqtari Luan Daci u zëvendësua nga gjyqtare Ina Rama. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019, do të ketë përbërjen…

Read More

Të premten rastet e reja në Fier me Covid-19 kanë bërë që Ministria e Shëndetësisë të shtojë dezinfektimet në terren. Pallate, godina shtetërore e private, i janë nënshtruar këtij procesi, që do të vijoj për plotë 15 ditë. Mësohet se një ditë me parë pozitiv ka rezultuar një biznesmen i suksesshëm me banim në Fier, i cili gëzon shëndet të qëndrueshëm. Ndërkohe pjesë e rasteve pozitive ka qenë një grua shtëpiake, tre anëtarë të një familjeje, një vatër e re në Dukas të Patosit, si dhe disa kontakte të rasteve të mëparshëm të cilët rezultuan pozitiv me Covid në Kadastër…

Read More