Author: tirana

Maqedonia e Veriut ka shënuar këtë të shtunë një bilanc të rëndëtuar nga COVID-19 teksa 9 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit. Ndërkohë po ashtu ka pasur një rritje rastesh sot pasi u regjistruan 137 të tilla me koronavirus. Shkupi regjistroi më shumë raste 60, pasuar nga Kumanova 13, Shtipi 16, Gostivari 11 apo Tetova 7. Por ndërkohë i lartë ka qenë edhe numri i të shëruarve, pasi 103 pacientë me COVID-19 fituan luftën me virusin.

Read More

Lidhja e Xherdan Shaqirit dhe Dhurata Ahmetajt tërhoqi vëmendjen e mediave shqiptare kur në fillim të këtij muaji dyshja u raportua se kishin nisur një histori rozë. Por duket se ky lajm shpejt u shndërrua në kryeartikull edhe ne mediet angleze, ku shqiptari luan dhe jeton. “Xherdan Shaqiri ka gjetur një shpërqëndrim nga ndjekja e titullit të ndalur të Liverpoolit, duke u takuar këto ditë me një yll të pop-it kosovar”. Kështu e nisi shkrimin e përditshmja britanike ‘The Sun’. Bukuroshja është një yll i muzikës pop dhe njihet si një ndër vajzat më të njohura në rrjetet sociale. Por…

Read More

Aleanca për Mbrojten e Teatrit ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me qëndrimin e aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika i cili në një prononcim tha se kishte parë projektin e ri të Teatrit Kombëtar dhe se në të nuk kishte asnjë centimetër ndërtime e kulla. “Pikërisht në momentin kur ishim në kulmin e betejës sonë ligjore ndaj abuzimeve dhe shkeljeve në lidhje me çështjen e ndjeshme të shembjes së Teatrit Kombëtar, aktori i madh i skenës Robert Ndrenika, u shpreh i kënaqur me projektin e Teatrit të Ri, pavarësisht se nuk e kuptuam se për cilin nga projektet…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, teksa çmon vendin tonë, si një vend të bekuar për të jetuar, me diell për të gjithë, bën edhe një apel të fortë. “Shqiptarë duan që zëri i tyre të dëgjohet! Koha është tani!’- thekson kreu i shtetit, ne nje shenim te bere ne faqen e tij ne Facebook. Sipas presidentit, “Shqiperia ka nevojë për procese të reja që u japin njerëzve shpresë për të ndërtuar këtu të ardhmen e tyre të sigurtë”. Mesazhi i Metës Shqipëria ka diell për të gjithë! ☀️🇦🇱 Është një vend i bekuar për të jetuar, por ka nevojë për…

Read More

Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka publikuar një variant të fletës së votimit për zgjedhjet e ardhshme, ku në përmbajtjen e saj vendosen edhe listat e hapura, por edhe mundësia e koalicioneve. Kryeministri Rama ka thënë se koalicionet do hiqen pikërisht se s’mund të pasqyrohen në fletën e votimit për shkak se ajo do të ishte shumë e gjatë madje duke përdorur termin ‘libër i trashë’ ose tapën do shtrihej deri te Sheshi “Skënderbej”. Por për demokratin “Fleta e votimit me koalicione nuk është libër i trashë, siç thotë Edi Rama. Do të vazhdojë të jetë e…

Read More

‘Kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda është infektuar me Covid-19’. Vetë kreu i bashkisë nuk ka pasur asnjë reagim, por ka qenë një gazetar ai që e ka uruar për shërim të shpejtë, me një mesazh të bërë publik në rrjetin social “Facebook” Në shënimin e bërë, teksa i uron shërim të shpejtë, ai shkruan se Deda, është karantinuar në banesë prej më shumë se një jave. “I uroj shërim të shpejtë kryetarit të Bashkisë Mirditë, Ndrec Deda, i cili prej më shumë se një jave ndodhet i karantinuar në shtëpi për shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.”, shkruan gazetari.

Read More

Mjeku Pëllumb Pipero ka reaguar pas videos ku ai shfaqej me disa miq duke festuar. Në një reagim në mediat sociale, Pipero shprehet se video është bërë disa muaj me parë dhe ka qenë në një festë me disa miq të tij në Velipojë. Mjeku shton se festa ka qenë në kushte të tjera edhe pse me COVID-19, me virusin që duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me te. Po ashtu ai shton se dreka ishte mes miqsh, të cilëve duke i respektuar ju ka besuar jo vetëm fytyrën por edhe jetën. “Të jesh person publik mesa duket ka nje kosto…

Read More

Anëtari i opozitës në Këshillin Politik, Petrit Vasili, deklaroi se Ramës i ra alibia se listat e hapura kërkoheshin nga populli, por Kryeministri i do ato vetëm të ndalojë koalicionet. Vasili në një konferencë për mediat, Rama kërkon të ndalojë koalicionet, pasi e di shumë mirë që opozita e bashkuar është fituese në zgjedhjet e ardhshme. “Farsa bie në tokë brenda pak sekondash, ajo e listave të hapura të Ramës, në parim një Kryeministër bashkë me ca të tjerë, që kanë qenë ata që vidhnin votën e qytetarëve, u bënin presion, e shisnin e blini, nuk mund të flasin në…

Read More

Në një bashkëbisedim me mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dhe dy përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, informuan edhe një herë mbi propozimin e opozitës së bashkuar për hapje 100 % të listave. “Opozita dje ka bërë një hap të madh para për konsesus për disa çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Propozuam për hapje të listave 100 % duke mbajtur në fuqi mandatet dhe koalicionet. Është një qëndrim koherent i opozitës. E kemi bërë të qartë që prioritet i Shqipërisë është garantimi i votës së lirë, garantimi i…

Read More

Nga Pogradeci, ambasadorja franceze në Tiranë Christine Vasac komentoi ngërçin e fundit politik në vend, atë për ndryshimet kushtetuese, hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore. Për ambasadoren franceze kjo është një çështje e brendshme dhe u përket shqiptarëve për të vendosur. “Ka një projekt të rieditimit të të gjithë Kushtetutës shqiptare. Kryeministri është shprehur në mënyrë publike dhe në Parlament në lidhje me këtë. Ka edhe një qëndrim të Presidentit të vendit, i cili na mblodhi ne të gjithë ambasadorëve të BE dhe të Mbretërisë së Bashkuar dje. Iu përket shqiptareve dhe vetëm atyre që ta trajtojnë këtë çështje. Ka…

Read More