Prej disa vitesh në treg ka dalë një profesion i ri. Influencuesit kanë pushtuar tregun duke u shndërruar kështu në një prej kanaleve më të kërkuara të reklamimit, për markat e reja, apo dhe për ato legjendaret. Në këtë pikë të gjithë mund ta kemi pyetur veten në lidhje me përfitimet që vijnë nga ky profesion. Për të na shuar kuriozitetin ka menduar agjencia Hopper HQ, e cila ka publikuar listën e çmimeve të influencerave më në zë në botë. Një ndër blogeret më në zë në botë, Chiara Ferragni paguhet plot 53 mijë euro për një postim. Bashkëshorti i…
Author: tirana
Flokët janë një shënjestër e lehtë e rrezeve të dëmshme të diellit, pluhurit dhe faktorëve të tjerë dëmtues që gjenden në ajër. Përpos tyre, gjatë stinës së verës flokët djersiten dhe ndoten më shpejt ndaj natyrshëm lind pyetja a duhen larë shpesh flokët gjatë stinës së verës? Sa Herë Në Javë Duhet Të Lani Flokët Gjatë Verës? Ekspertët thonë se floku dhe nevojat e tij bazohen tek organizmi unik i secilit individ dhe se kriteret për larjen e flokut duhen bazuar në tre faktorë. Djersitja Nëse jeni person që djersini shumë , atëherë duhet t’i lani flokët më shpesh por…
Nga gjithsej shtatëqind shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, vetëm edhe 130 shtretër kanë mbetur në dispozicion për personat e infektuar me koronavirus. Kështu ka deklaruar të shtunën kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus në Kosovë. Hoti ka thënë se tri instrumentet e vetme që mundësojnë menaxhimin e situatës është mbajtja e detyrueshme e maskës, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës personale. Ai tha po ashtu se aktualisht institucionet përkatëse janë duke punuar në riorganizim të ri në QKUK dhe ndoshta mbylljen…
Gjykata italiane ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Aurela Perhatit, 25-vjeçares që vrau një 53-vjeçar më 31 dhjetor 2019. Pas hetimeve të Prokurorisë, gjyqtarët italianë dolën në vendimin se ajo e kishte kryer vrasjen për vetëmbrojtje pasi ai kishte tentuar ta përdhunonte. 25-vjeçares iu hoq arresti në shtëpi dhe u la e lirë. Sipas mediave italiane, shqiptarja e kishte goditur në mënyrë që të vetëmbrohej dhe nuk kishte dashur t’i shkaktonte vdekjen. Pas ngjarjes, e reja shqiptare u largua nga vendngjarja. Ajo banonte në komunën Ovada në provincën e Alessandrias. Falë gjurmëve të lëna në xhupin e viktimës nga marmita…
Ish- deputeti i PD, Ervin Salianji ka shpërndarë në FB shembullin e fletës së votimit që fillimisht e nxorri Bylykbashi pak më parë që përfshin Listat e Hapura 100% dhe koalicionet parazgjedhore. Salianji thotë se fleta është kaq e thjeshtë por shton se Rama ka frikë nga koalicionet parazgjedhore dhe nuk është se ato nuk ia mban fleta siç edhe ka pretenduar më parë për pamundësinë e koalicioneve parazgjedhore me Listat e Hapura. Shembulli i fletës që shfaqi sot Opozita e Bashkuar në konferencën për shtyp tregon nga një kolonë emrat e partive dhe nga ana tjetër kandidati por për…
Gjendet i pajetë një shtetas italian në Kavajë. Italiani banonte në lagjen nr. 2 të Kavajës, në katin e gjashtë të një pallati, dhe ishte i martuar me një shqiptare prej më shumë se 20 vitesh. Bëhet me dije se ai i kishte humbur kontaktet me familjarët e tij në Itali që prej orës 08:15 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk ju është përgjigjur thirrjeve të tyre në telefon, raporton BW. Viktimë mësohet se është shtetasi Xhuzepe Klemente, rreth 70 vjeç, i cili mësohet se kishte pasur probleme të shumta shëndetësore në të kaluarën. Në trupin e viktimës nuk ka…
E ndërsa të gjithë në këto kohë jemi të fokusuar tek siguria jonë shëndetësore, shumë shqiptarë e kanë të pamundur të qëndrojnë larg vendeve relaksuese që kryesisht i gjejmë kur shkojmë me pushime. Por çfarë po ndodh, ku dhe si po pushojnë shqiptarët, të paktën ata që nuk e “i tremben” COVID dhe që sigurisht kanë kursyer nga vitet e shkuara. Në rrjetet sociale na serviren shumë foto nga vendet më të bukura të Rivierës Shqiptare, sidomos nga Dhërmiu që duket se është edhe trendi i të rinjve këto vitet e fundit. Në një intervistë për Tirananews.al, Enxhi Picori menaxhere…
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore përmes numrit unik të telefonit 127 ka marrë 540 thirrje në ditë dhe më shumë se 2200 thirrje në dy javët e fundit për shqetësime të ndryshme nga qytetarët në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, shpërndau sot një video nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ku shihet stafi mjekësor në krye të detyrës. Stafi i QKUM ka kryer mbi 350 misione në ditë në të gjithë vendin duke i’u përgjigjur në kohë qytetarëve. Situata e krijuar nga përhapja e COVID19 ka rritur numrin e thirrjeve dhe në dy javët…
Vijojnë të regjistrohen shifra të larta viktimash dhe infektimesh nga koronavirusi në vend. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë. Gjithashtu, janë regjistruar 67 raste të reja infektimi. Deklarata e Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit. I drejtohemi me një thirrje çdo qytetari: Tregoni kujdes çdo ditë me respektimin e rregullave.Shmangni grumbullimet. Ruani distancën me njeri-tjetrin. Përdoreni me patjetër maskën kudo në ambientet e mbyllura. Fatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar dot…
Reperi i njohur, Capital T ka publikuar pak minuta më parë projektin e tij më të fundit “C’est la vie”. Protagoniste e klipit është modelja bukuroshe, Adrola Dushi, e cila ka treguar në postimin e fundit në rrjetet sociale se ka qenë e lumtur që ka marrë pjesë në këtë projekt. “E lumtur të jem pjesë e këtij projekti dhe kësaj kënge me të cilën rashë në dashuri me dëgjim të parë. Shpresoj t’iu pëlqejë”, ka shkruar Adrola krah fotos me Capital T. Në këtë mënyrë modelja i ka hedhur poshtë spekulimet për një lidhje mes tyre, duke sqaruar se…
Në seancën plenare të ditës së enjte, republikania amerikane Alexandria Ocasio-Cortez mbajti një fjalim me tone të forta dhe kritikuese drejtuar një anëtari të Kongresit, i cili përdori gjuhë poshtëruese ndaj saj dhe më pas e mohoi. “Para gazetarëve, republiani Ted Yoho më quajti, po e citoj, “një dreq k*rve”. Këto janë fjalët që përdori Republikani Yoho ndaj një gruaje kongresi, “tha Ocasio-Cortez, duke përdorur frazën e plotë. “Nuk kam nevojë që republikani Yoho të më kërkojë falje. Duket qartë se ai nuk dëshiron. Është e qartë se kur i jepet mundësia ai nuk e bën. Dhe unë nuk do…
Të gjithë jemi në dyshim nëse jemi prekur nga koronavirusi. Megjithëse është e vështirë të thuhet një përgjigje e saktë, vetëm nëpërmjet simptomave, këtu janë disa shenja që tregojnë se në të shkuarën ju mund të keni qenë të infektuar. Nëse keni qenë shumë sëmurë në shkurt! Adam Spivak, një doktor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Utah në Salt Lake City, thotë se nëse keni qenë shumë sëmurë, midis periudhës janar-shkurtit, ka gjasë ta keni kaluar koronavirusin. Nëse keni pasur ethe dhe kollë! Nëse për disa ditë, në këtë periudhë, keni pasur ethe, kollë dhe lodhje të tepërt, ka…