Author: tirana

Një 68-vjeçare u raportua në 24 orët e fundit mes pesë personave që ndërruan jetë në vendin tonë si pasojë e Covid-19. Mësohet se ajo vuante po ashtu edhe nga disa sëmundje kronike. Por drama për familjen e 68-vjeçares është shtuar edhe më tej, pasi bashkëshorti i saj, për shkak të dhimbjes nga humbja e së shoqes, ka ndërruar jetë në banesën e tij. Ai ka pësuar arrest kardiak pak orë pasi ka marrë vesh lajmin për humbjen e bashkëshortes nga COVID 19.

Read More

Tirana duket se është ende “e dehur” nga fitimi i titullit javën e shkuar dhe “ra” ndaj Laçit. Kurbinasit arritën të fitojnë me ndihmën e dy golave në pjesën e parë dhe një në fund të ndeshjes, që bënë të pavlefshëm atë të Torasës në fund. Dy herë Nuabueze dhe një herë Xhixha, bën që kampionët bien në Laç. Në fund ka kohë për golin e nderit të Tiranës. Ishte Torasa, që shënon një gol shumë të bukur nga jashtë zonës, duke e lënë në vetëm tre numrin e ndeshjeve, ku bardheblutë nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës këtë…

Read More

Ministri i Shëndetësisë në Itali ka njoftuar se udhëtarët që vijnë nga Rumania dhe Bullgaria do të detyrohen që të futen në karantinë. Lajmin Roberto Speranza e dha me anë të një njoftimi në TWitter ndërsa shkak për këtë lëvizje të radhës duket të jetë konfirmimi i disa rasteve të importuara. “Sapo kamë firmosur një urdhër që kërkon karantinë për personat që kanë qëndruar në Rumani dhe Bullgari në 14 ditët e fundit,” shkroi Speranza në postimin e tij pasi disa raste të importuara nga këto dy vende u regjistruan. “Kjo masë është aktualisht në fuqi për shtetasit nga vendet…

Read More

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se listat duhet të hapen 100%. Pas dakordësisë si Opozitë e Bashkuar, Kryemadhi shkruan në një postim në Facebook se askush, përfshirë dhe kryetarët nuk duhet t’i fshihen gjykimit të popullit. “PO listave të hapura 100%.Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit!Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve. ”, shkruan Kryemadhi.

Read More

PS nuk ka pranuar të mbështesë propozimin e PD-së për listat 100 % të hapura. Burime nga mbledhja e Këshillit Politik bëjnë të ditur se përfaqësuesi i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i ka kërkuar PD dhe opozitës që të gjejë 28 deputetë për të paraqitur nismën e saj ligjore. Propozimi për hapjen e listavë 100% dhe jo në mënyrë të pjesshme, siç propozon PS dhe deputetët e tjerë në parlament, u bë nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, dhe u mbështet nga opozita e bashkuar.

Read More

Adela Marishta është aktorja e “Al Pazar”, Instagrami i të cilës është mjaft i populluar. Aktorja është mjaft e hijshme dhe është krahasuar shpesh me aktoren shumë të dashur shqipatre “Rubi”. Fotot e saj bëjnë mjaft “zhurmë”, por në një ndër të fundit ajo ka vendosur të zbuloj të dashurin e saj teksa po kalojnë pushimet në jug të Shqipërisë. Duke e shoqëruar foton me një gur për mos ta marrë në sysh, aktorja ka zgjedhur të mos thotë gjë tjtetër, por nga komentet zbulohet lehtë se ai është i dashuri i saj.

Read More

Nga Skënder Minxhozi/ Lulzim Basha dhe Ilir Meta zhvilluan një betejë të plotë kundër listave të hapura, gjatë javëve të fundit. Ndërsa i pari pretendonte se asnjë hapje listash nuk bëhej dot pa një referendum popullor, i dyti e pëkrahte edhe ai këtë tezë, por ju drejtua gjithashtu edhe gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për të provuar se nisma e Ramës për hapjen e listave ishte e paligjshme. “Iniciativa në vetvete është antikushtetuese. Gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave për gjendjen jashtëzakonshme nuk mund të ndryshohet kushtetuta. Asnjë rishikim nuk mund të merret kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme”, tha…

Read More

Ka nisur këtë javë faza e dytë e konkursit ndërkombëtar për projektimin e ndërtesës së re të Bashkisë Tiranë. Dhjetë studio – prej të cilave dy shqiptare, – janë vlerësuar si ndër më interesantet dhe aktualisht janë hedhur për t’u votuar online. Mirëpo vlen të theksohet se shumica e prezantimeve nuk janë përkthyer në shqip, dhe ndërkohë votimi për to nuk është lokal, pra vetëm për rezidentët në Shqipëri, por edhe për ata jashtë shtetit. Kështu për një ndërtesë të rëndësisë së veçantë në Tiranë, mund të thuhet se do të vendosin të huajt. Bashkia e re propozohet të ndërtohet në…

Read More

Lista me qytetarët që përfitojnë grante pasi iu dëmtuan shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit është publikuar. Këshilli bashkiak i Durrësit pasi zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme online miratoi listën e qytetarëve që do të përfitojnë nga granti i rindërtimit pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit. Sipas njoftimit, përfitues janë familje me banesa private që kanë një shkallë dëmi të nivelit DS4 dhe DS5. Kujtojmë se Durrësi ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit të kaluar, ku shumë banesa u shpallën të pabanuar dhe shumë qytetarë ngelën në qiell të hapur. Njesia…

Read More

Presidenti Meta tha se ai nuk është kundër diplomatëve, por kundër atyre ‘diplomatëve karagjozë’ që tallen me Kushtetutën e Shqipërisë dhe vënë në dyshim kompetencat e tij. Meta tha se është gjithmonë në shërbim të integrimit të vendit dhe plotësimit sa më parë të kushteve. “Unë s’kam qenë ndonjëherë kundër diplomatëve, por sa herë diplomatë karagjozë tallen me Kushtetutën e Shqipërisë dhe vënë në dyshim kompetencat e mia dhe nuk thonë të vërtetën dhe tallen me popullin shqiptar ky është problem. Ky është raporti i presidenti me ndërkombëtarët dhe presidenti është në shërbim të integrimit të vendit”, tha Meta.

Read More

Maturantët kanë pritur me padurim përfundimin e 3 viteve gjimnaz për të festuar në mbrëmjen e maturës. Të gjithë të kuruar në detaje, por më tepër vajzat konkurojnë për “Mbretëreshën e mbrëmjes”. Edhe vajza e politikanit Niko Peleshit ka mbaruar këtë vit gjimnazin dhe së fundmi ka publikuar disa foto nga mbrëmja e maturës në Instagram. Aleksia ka zgjedhur një fustan ngjyrë argjendi i cili i rri mjaft mirë me flokët dhe tiparet e saj të errëta. Si gjithmonë ajo ka zgjedhur të jetë e thjeshtë në stil minimalist, por shumë bukur. Detaji i dorezës e ka bërë vajzën e…

Read More