Author: tirana

“Besoj se nuk do të ketë valë të dytë të njëjtë me atë të marsit, por duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me Covid dhe të jemi gati të përballojnë raste të reja gjatë vjeshtës”. Kështu shkroi në “Facebook” Matteo Bassetti, shef i Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Genova-s. Specialisti i Infektimit shqyrton disa trajtime të përdorura kundër Covid-19. “Kortizoni është treguar se ul vdekshmërinë me 30% në pacientët e shtruar në spital. Këtë e tregojnë rezultatet e studimit anglez ‘Recovery’. Është i njëjti studim që hodhi poshtë klorokinën, e cila gjithashtu u tërhoq nga tregu edhe nga Fda-ja, shpjegon Bassetti.…

Read More

Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj ka ndarë së fundmi me ndjekësit një moment tek i cili duket se ka gjetur kënaqësi. Artisti ka publikuar një foto ku shfaqet duke mbushur me karburant makinën dhe krah saj shkruan: “Duket sikur jam duke vjedhur karburant, por nuk është ashtu. E bëra sa për foton. Më hoqi mallin e perëndimin ku njerëzit vetëshërbehen”. Siç duket Albanit i mungon shumë kjo mënyrë jetese, ndaj dhe kq zgjedhur të ndajë këtë moment me fansat e tij. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Skënderaj publikoi dhe projektin më të fundit muzikor, në bashkëpunim me Elgit…

Read More

Përfundimi i karantinës ka ardhur me ndryshime të mëdha tek personazhet e njohur të shoëbiz-it shqiptar. Thuajse të gjitha vajzat VIP kanë ndryshuar pamjen e tyre këtë verë dhe këtij grupi i është bashkuar edhe aktorja Delinda Disha. Ajo nuk ka rezistuar dot më gjatë dhe ka hequr dorë nga flokët brun. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Delinda tregon se është kthyer në bjonde dhe është super e lumtur me pamjen e re. Aktorja ka publikuar disa poza ku duket shumë e ëmbël me look-un e ri, të cilin besojmë se do ta mbajë gjatë.

Read More

Nënshkrimi i marrëveshjes për kufijtë detarë mes Italisë dhe Greqisë ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik turk, të cilët e konsiderojnë këtë marrëveshje si dorëzim të Greqisë. Xhihaid Yajci, ish-komandant i Flotës Detare turke, i dorëhequr para pak javësh, e konsideron një marrëveshje të tillë si pranim nga ana e Greqisë se nuk ka të drejtë të kontrollojë ishujt në mënyrë të pavarur. Admirali, në fjalën e tij, sjell ndërmend edhe marrëveshjen për kufijtë detarë të Shqipërisë me Greqinë, e nënshkruar në 2009 dhe e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese në 2010. Yayci, u shpreh se qeveria turke…

Read More

Jonida Maliqi prej shumë kohësh ka zbuluar se videot ku merr pjesë edhe mamaja e saj janë atë më të pëlqyerat në instagram. Kështu ajo nuk lë rast pa e nxjerrë mamanë. Këtë herë Jonida dhe e ëma ishin duke udhëtuar me makinë, kur këngëtarja ndez muzikën dhe fimon fshehurazi të emën e cila gjithë lezet nis të kërcej me këngën ritmike “Mi gente”. Si fillim ajo u mërzit pasi Jonida e filmoi fshehurazi, por më pas vendosi të bënte edhe disa batuta të tjera, duke i shtuar edhe më shumë ndjekmëshi Jonidës në Instagram.

Read More

Një i ri shqiptar i akuzuar për vrasje në Belgjikë, ka ardhur në Shqipëri pasi procesi i tij gjyqësor u ndërpre më 16 mars për shkak të izolimit të urdhëruar nga qeveria belge. Robert Frroku nuk u paraqit kur seanca rifilloi këtë të mërkurë duke pasur parasysh se kufijtë me Evropën janë ende të mbyllur. Sipas avokatit të tij, Sokol Vljahen, klienti i tij kishte dy vjet në liri në pritje të gjykimit, ndërsa fluturoi me avion nga Brukseli për në Tiranë në 20 mars, kur kufijtë nuk ishin mbyllur akoma. “Klienti im qëndroi në Belgjikë dhe priti gjyqin e…

Read More

Plot 5900 punonjës të zanateve berberë e parukierë, nga 4200 subjekte të regjistruara kanë përfituar deri tani tre paga lufte nga 26 mijë lekë, falë paketës financiare të qeverisë shqiptare në ndihmë të bizneseve të vogla që u mbyllën për shkak të covid19. Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, u ndal në njërin prej përfituesve, Lulzim Meta, berber në qytetin e Cërrikut, i cili deklaroi se kishte përfituar tre pagat e luftës. “Është realitet që kemi marrë pagën e luftës dhe çdo gjë është online në sistem. Të them që nuk e mora, nuk gënjej dot. Aplikimi ka qënë shumë i…

Read More

Ditën e nesërme, nga ora 09:00 deri në orën 14:00 do ketë mungesë energjie në zonën e Selitës, kryesisht Kopshti Botanik dhe Misto Mame. Shkak është remonti i parashikuar në NST Selitë. Njoftimi bëhet me dije nga vetë OSHEE, përmes një shënimi në facebook. Njoftim për abonentët Tiranë Stakim, 18 qershor Për shkak të remontit të parashikuar në NST Selitë, në datën 18 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë Pjesërisht zona e Kopshtit Botanik, Biznese në zonen e “Misto Mames”

Read More

Raporti i SHISH-it për vitin 2019 vë në dukje kontraktimin në rritje nga grupet kriminale të vrasësve me pagesë. SHISH ka informacione se këta individë përdorin identitete të ndryshme dhe disponojnë pasaporta origjinale ose false nga disa vende evropiane. Burime konfidenciale nga policia thonë për emisionin ‘Unpublished’ të Euronews, se Departamenti i Krimeve të Rënda disponon një listë me emrat e killerave që dyshohet se veprojnë dhe janë përfshirë në ngjarje kriminale. Drejtues të policisë shprehen se deri tani janë përballur me dy lloje vrasësish me pagesë; ata që punojnë për llogari private dhe mund të kryejnë punë për llogari…

Read More

Mjetet për transportin e udhëtarëve dhe të mallrave të projektuara me shpejtësi mbi 25 km/h të ndara sipas katër kategorive do t’i nënshtrohen kontrollit teknik në rrugë. Në Fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi i përbashkët i Ministrisë të Infrastrukturës dhe Ministrisë të Brendshme që përcakton se përzgjedhja e mjetit për kontroll në rrugë nga inspektorët do të jetë e rastësishme ose do të kontrollohen mjetet që operojnë në ndërmarrje të identifikuara me risk të lartë. Udhëzimi përcakton se kontrollit teknik në rrugë do t’i nënshtrohen të paktën 5% e numrit të përgjithshëm të mjeteve të regjistruara. Pas çdo kontroll teknik…

Read More

Opozita i kërkoi maxhorancës një formulë të re për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, e cila të reflektojë dakordësinë e arritur mes palëve në 5 qershor. Në përgjigje të qendrimit të pandryshueshëm të PS për të refuzuar formulën e opozitës për KQZ, e njëjtë me formulën konsensuale të përzgjedhjes së organeve të drejtësisë dhe e pranuar edhe nga Komisioni i Venecias, opozita i kërkoi PS të shpjegojë se “me cilën pjesë të propozimit nuk është dakord dhe arsyet pse, si dhe të bëjë një propozim të saj alternativ në përputhje me dakordësinë e 5 qershorit, pra sesi të garantohet me ligj…

Read More

Nga 23 vrasje që kanë ndodhur për këtë vit pa u mbyllur 6-mujori i parë, disa prej ekzekutimeve dyshohet të kenë qenë të paguara. “Unplubished” solli profilin e një “killeri” shqiptar dhe tipologjinë e vrasësve me pagesë në skedarët e Policisë. Ata që marrin porosi nga individë apo banda të ndryshme dhe qitësit apo ekzekutorët e grupeve kriminale. Lidhur me ngjarjet e fundit si atentati me snajper në Elbasan apo vrasja e Hekuran Billës në “Komunën e Parisi”t, eksperti kriminalist Artan Rexhepi që ka hetuar dhjetëra vrasje tha për Unplublished se në çdo rast nuk ka krim perfekt. Sipas tij,…

Read More