Ditët e para të kësaj jave, përfshirë edhe ditën e sotme (17.06.2020 ) regjistruan 201 raste të reja të infektuara nga virusi dhe dje (16.06.) numrin rekord prej 82 rastesh në ditë. Shqetësimi rritet pasi grafiku i infektimit mga COVID-19 është i paqëndrueshëm, herë ulet e herë ngrihet me shifra të larta infektimesh, të panjohura më parë. Autoritetet e Shëndetësisë informuan sot se nga 333 përsona të testuar në 24 orët e fundit, 50 rezultojnë të prekur nga virusi. Dita e sotme shënoi edhe një viktimë, që e ꞔon numrin total të jetëve të humbura në 38, shifër kjo e…
Author: tirana
Shqipëria rikonfirmon pjesëmarrjen e saj në të gjtha misionet, ku Forcat e Armatosura janë të angazhuara. Kështu ka theksuar Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, gjatë ministerialit të mbrojtjes të 30 vendeve anëtare të NATO-s, i mbledhur për të dytën herë online për shkak të COVID-19. Ky takim ishte parashikuar që të mbahej në Tiranë, por pandemia e 3 muajve të fundit bëri të pamundur organizimin në vendin tonë, të një prej eventeve më të rëndësishme vjetore të Aleancës. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj, tha se “Shqipëria konfirmon praninë e saj në Kosovë, Afganistan, Letoni…
Ditën e sotme është zhvilluar tryeza për Reformën Zgjedhore, mbledhje e organizuar nga “Nisma Thurje”. E pranishme në këtë mbledhje ishte edhe deputetja Rudina Hajdari. Pas takimit në një postim në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se ndryshimi i sistemit dhe listat e hapura janë shumë të rëndësishme. “Çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor nuk mund ti takojë vetëm partive sepse është një çështje e gjithë shoqërisë.Prandaj sot u bashkova me Nismën Thurje dhe organizatat e shoqërisë civile për të ndarë me ta ecurinë e deritanishme të proçesit për ndryshimin e sistemit zgjedhor si edhe për të dëgjuar propozimet e…
Janë tre shenja të horoskopit që sipas astrologëve arrijnë të lexojnë mendjen e dikujt tjetër. Ujori Të lindurit në shenjën e Ujorit janë ndër qeniet më intuitive të zodiakut, aq sa mund të besosh se kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me valët universale ose një lloj dhuntie të pashpjegueshme. Ata kanë një aftësi të jashtëzakonshme analitike, kanë një pamje të zgjeruar të secilës situatë dhe arrijnë të nënvizojnë detajet që të tjerët nuk do të ishin në gjendje t’i perceptonin. Kjo është zakonisht rezultat i kuriozitetit të tyre, me kalimin e kohës ky tipar shndërrohet në një sens shumë të…
Si gjithmonë, fokusi i vajzave kryesisht është pamja e jashtme. Format fizike, celuliti, flokët… Kur vjen puna tek kjo e fundit, vetëm vajzat e kuptojnë se sa e vështirë është të zgjedhësh modelin ideal, sidomos në plazh. Uji i kripur shpesh na mban larg stilit të dëshiruar, por disa nga emrat e njohur shqiptarë e kanë gjetur zgjidhjen. Flokë të gjatë të kapur gërsheta, për një pamje ndryshe dhe që tërheq gjithmonë vëmendje. (Po, kjo tendencë u rikthye!) Dafina Zeqiri i zgjodhi për xhirimet e klipit të ri. Anxhelina Hadërgjonaj preferoi ta kalonte kështu fundjavën në jugun e Shqipërisë. Edhe…
Ditën e sotme në Top Talk ka qenë e ftuar ministria e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila ka folur për mundësinë e një bashkëqeverisjeje PS-PD. Denis Drynjaja: Duke shmangur detajet e imta teknike. A mund të më thoni cilat janë dallimet dhe pikat e përbashkëta me opozitën jashtë parlamentare përsa i përket Reformës Zgjedhore. Elisa Spiropali: Ne kemi një pikë të përbashkët si me opozitën jashtëparlamentare dhe opozitën parlamentare. Të paktën ne kemi menduar se jemi dakordsuar për parimin. Parimi është i thjesht, interesi kombëtar integrimi europian. E gjithë përpjekja jonë për të gjetur fjalën edhe germën në…
Në një reagim në Facebook, Ahmetaj, njëkohësisht këshilltar për sigurinë kombëtare në PD, shkruan se marrëveshja po celebrohet me entuziazëm jo vetëm në Athinë por edhe në NATO. Teksa e konsideron papërgjegjshmëri heshtjen e Tiranës zyrtare në kontekstin strategjik, Ahmetaj thotë se kjo heshtje mund të lexohet si kapitullim pa kushte. “Gjithsesi, mbetet emergjente që: “Tirana të kërkojë̈ informacion zyrtar Athinës dhe Romës”, nëse kjo marrëveshje prek interesat kombëtar të RSH, dhe nëse kështu, a mbetet rrezik potencial që Qeveritë̈ e 2 vëndeve (pa dijeninë e RSH) ta çojnë për njohje në IMO (International Maritime Organization – OKLB) këtë marrëveshje”,…
Cristiano Ronaldo feston këtë të mërkurë ditëlindjen e djalit të tij Cristiano Jr, i cili mbush plot 10 vjeç. “Nuk mund ta besoj se djali im është 10 vjeç! Ndërsa koha kalon, ti ke qenë gjithmonë burim krenarie për babin që të do kaq shumë. Gëzuar qenush! Kalofsh një ditë të gëzuar, të dua shumë!”. Cristiano së fundmi nxori një version të ri të takave sportive të futbollit Mercurial Safari që dolën fillimisht kur lindi djali i tij. Ai i dhuroi të birit një palë për ditëlindje dhe vetes sigurisht, duke u kombinuar me njëri-tjetrin. Më pas atë e bir…
Ditën e djeshme, Enca mori vëmendjen e Instagram-it me një pozë topless në një plazh në jug të Shqipërisë, duke i vënë flakën rrjetit. Ajo ka vendosur të shijojë disa ditë pushime larg zhurmave të kryeqytetit, mirëpo gjejeni pak kush e shoqëron? Dy vajzat habitën fansat teksa publikuan në InstaStory foto me njëra-tjetrën ndërkohë që laheshin në det, ndërsa Rina tregoi me humor se Enca po i mësonte notin. Nuk e dimë për ju, por ne nuk mendojmë se takimi ka qenë thjesht rastësi. Ku i dihet, Enca dhe Rina mund të jenë duke realizuar bashkëpunimin e tyre të parë,…
Studiuesit britanikë të Universitetit të Oxford thanë se deksametazoni (Dexamethasone) që përdoret që prej viteve ‘60 për të zvogëluar inflamacionin për sëmundje të tilla si artriti, ulë shkallën e vdekjes me rreth një të tretën në më shumë se 2 mijë pacientë të sëmurë rëndë me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Por a përdoret ky ilaç tek personat e prekur nga COVID-19 në Shqipëri? Shefja e Infektivit, doktoreshë Najada Çomo deklaron në një prononcim për “BalkanWeb” se ky bar përdoret nga ky shërbim tek pacientët që kanë insuficiencë respiratore. “Bari dexamethasone është një bar i përdorur në shërbimin infektiv…
Materniteti i Vlorës rrezikon të mbyllet dhe i gjithë stafi të futet në karantinë. Mësohet se materniteti rrezikon të mbyllet për shkak se dy sanitaret e spitalit, të cilat janë motra, kanë rezultuar pozitive me Covid-19. Ajo që ka ngjallur frikë është se djali i njërës prej sanitareve është infermier në urgjencën e Vlorës. Kujtojmë që vendi ynë prej disa ditësh ka shfaqur një numër të lartë të të prekurve me koronavirus. Dje u shënua rasti rekord me 82 raste në 24 orë, ndërsa ditën e sotme numri është ulur me 50 raste.
Eskorta e Boris Johnson është përfshirë në një aksident automobilistik pak minuta më parë, pasi u shenjestrua nga një protestues. Ky i fundit i doli para eskortës, duke bërë që motori që udhëhiqte makinat, të frenonte me shpejtësi. Si pasojë, makina goditi motorin, por pa asnjë dëm në njerëz. Automjetet u larguan menjëherë pas ngjarjes, ndërsa makina e eskortës pësoi disa dëme.