A e dinit se mungesa e magnezit mund të shfaqë probleme serioze në shëndetin tuaj. Si mund ta kuptoni se trupi juaj ka nevojë për magnez? Ja disa nga simptomat: Mungesa e magnezit mund t’iu shkaktojë të përziera dhe të vjella, humbje të oreksit, lodhje dhe humbje të fuqisë duke shkaktuar dobësi. Përgjatë këtij artikulli, ne do të shqyrtojmë se përse njerëzit kanë nevojë për magnez, çfarë nënkupton mungesa e tij dhe cilat janë simptomat kryesore të mungesës së magnezit në trupin tuaj. Krahas diagnozës gjithashtu ne do t’iu sjellim edhe dietën ushqimore të rekomanduar (RDA) si edhe disa këshilla…
Author: tirana
Modelja shqiptare Angela Martini ka postuar një foto në Instastory, aty ku zbulon se këto ditë është marrë me një hobi të ri. Modelja shfaqet me shenja në krahët e saj, por nuk e ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë. “Krenare për hobin tim të ri. Mos u shqetësoni, askush nuk më ka qëlluar. Pa dhimbje s’ka fitore”, ka shkruar Angela krah postimit në ‘Instastory’ ku shfaqet e mbështetur diku dhe me një shenjë shumë të madhe në brrylin e saj. Duke parë shenjën në krah të gjithë janë bërë shumë kuriozë se për çfarë bëhet fjalë. Duket se…
Aida Shtino vite më parë ka drejtuar emisionin “Njerëz të humbur”, e cila në fokus kishte gjetjen e personave të shpallur të humbur nga familjarët. E pyetur nga moderatorja Erjona Rusi, se përse emisioni është mbyllur, Shtino tha se i kanë thënë se, nuk kishin buxhet të mjaftueshëm për të vazhduar më tej. Gjithashtu ajo shtoi se do të dëshironte të rikthehej në një format të këtij lloji, pasi e ndiente veten mjaft të përfshirë.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dhurata Dora tregohet shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto dhe video nga më të ndryshmet nga përditshmëria. Së fundmi me anë të një postimi në Instastory, Dhurata ka treguar se ka ndryshuar look. Ajo ka prerë flokët deri te supet dhe duket shumë e kënaqur me ndryshimin e bërë. Kujtojmë se përgjatë kësaj periudhe janë të shumtë personazhet e njohur që kanë bërë ndryshime në pamjen e tyre.
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka deklaruar se ditën e sotme në orën 07:00 të mëngjesit i ka shkuar Policia e Shtetit në shtëoi dhe ka dashur ta shoqërojë. I ftuar në studion e OraNews, Balliu u shpreh se prokuroria duhet t’i kishte dërguar një letër për ta firmosur dhe jo t’i shkonte policia në shtëpi. Ai shtoi më tej se procedura ishte krejtësisht normale, sepse duhet të shkonte të firmoste sepse ishin mbyllur hetimet për arrestimin e tyij të dytë, por ajo që e ka shqetësuar ka qenë shkuarja e efektivëve në banesë që në orën 07:00 të mëngjesit.…
Melania Trump i dilte gjithmonë në mbrojtje Donald në bisedat me miqtë kur ata përmendnin thashethemet se kishte organ të vogël, thuhet në pjesë të reja të librit të fundit mbi çiftin presidencial. Autobiografia e pautorizuar nga Mary Jordan, thotë se kur Melania e Donald ishin ende të dashur, ajo i dilte në mbrojtje duke thënë “Mos thuaj kështu, ai është një burrë i vërtetë”, kur miqtë e tyre bënin shaka se ish-ndërtuesi kishte “burrëri të vogël”. Libri thotë se shakaja në fjalë është bërë gjatë një bisede me fotografin Mattheë Atanian dhe një tjetër mike të quajtur Edit Molner…
Më 15 qershor hyri në fuqi rregulli për përdorimin e detyrueshëm të maskave në sistemin e transportit publik të Britanisë së Madhe, por shkencëtarët mbeten thellësisht të ndarë në lidhje me efektshmërinë e tyre. Kompanitë janë duke u prodhuar lloje të ndryshme maskash, por cilat prej tyre janë më të efektshme në mbrojtjen nga koronavirusi? Megjithëse, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon përdorimin e maskave me tre shtresa, me një shtresë të jashtme të papërshkueshme nga uji dhe me një shtresë të brendshme që e bënë më të lehtë frymëmarrjen, qeveria britanike nuk ka vendosur kushte për këto gjëra. Roz Davies,…
Ditën e sotme u zbulua bashkëpunimi bombë i kësaj vere mes Dafina Zeqirit, Ledri Vulës dhe Lumi B. Pesë vite pas bashkëpunimit të fundit të titulluar “Got your back”, Dafi dhe Ledri (dikur partnerë), tashmë po sjellin një tjetër projekt. Mirëpo, gjejeni pak kush i ka shoqëruar gjatë prapaskenave të xhirimeve! Pikërisht e dashura aktuale e Ledrit, Sara Hoxha. Duket se Sara jo vetëm që nuk e ka problem praninë e ish-it të partnerit, madje është bërë vetë shoqe me Dafinën! Ka qenë kjo e fundit që ka ndarë në InstaStory një foto me Sarën dhe një vajzë tjetër, teksa…
Shembja e ndërtimeve pa leje nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Shëngjin është shoqëruar me tensione. Pronarët e objekteve që do të prishen, kundërshtojnë shembjen me pretendimin se nuk janë lajmëruar më parë për aksionin e IKMT-së. Ata kërkojnë më shumë kohë për largimin e materialeve nga objektet e tyre, ndërkohë që nuk kanë munguar as konfrontimet pasi zona është e “mbuluar” edhe me forca policie. Prej disa kohës, IKMT ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, me qëllim lirimin e hapësirave të zëna publike .
Kriza e virusit Corona do të ndihmojë në përshpejtimin e “përzgjedhjes natyrore” dhe vetëm dhjetë prodhues makinash do të mbijetojnë në tregun global, sipas firmës këshilluese AlixPartners. Studimi i kësaj shtëpie fillon nga fakti se shitjet e këtij viti do të bien me 20 milion nën nivelet e vitit të kaluar, sikur “një treg sa madhësia e Europës të zhdukej brenda natës”. Shërimi nga kriza do të marrë, sipas AlixPartners, disa vjet, dhe pasojat e “Darvinizmit” në këtë industri është se vetëm prodhuesit dhe furnitorët financiarisht të fortë dhe inovatorë do t’i mbijetojnë “pastrimit” të ardhshëm të tregut. Drejtori i…
Fondi përkatës sipas vendimit të qeverisë, i miratuar këtë të mërkurë do të do të shkojë për bashkinë e Kamzës dhe të Kavajës. Më konkretisht, për Bashkinë e Kamzës shkojnë rreth 163 mln lekë, ndërsa pjesa tjetër për atë të Kavajës. Vendimi i miratuar sot hyn në fuqi menjëherë, ndërsa zbatohet nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe dy bashkitë përkatëse.
Mjeku i njohur kardiolog, Profesor Edvin Prifti ka komentuar zbulimin e Universitetit të Oxford për ilaçin Deksametazon se ul vdekshmërinë në mënyrë të ndjeshme në pacientët me COVID-19. Reagimi i plotë Universiteti i Oxford bën “zbulimin” e madh. Pas 5 muajsh përfunduam ku?! Deksametazoni, një nënprodukt i kortizonit që njihet prej dekadash, ul vdekshmërinë në mënyrë të ndjeshme në pacientët me COVID-19. Kortizoni dhe nën formulat e tij janë preparate imunosupresive, pra që ulin imunitetin, dhe janë pjesë e domosdoshme e terapive në pacientet e transplantuar në të cilët është e domosdoshme ulja e imunitetit për të reduktuar fenomenin e…