Author: tirana

Moderatorja Ilda Bejleri është gjithmonë e komentuar për pamjen e saj. Ajo ka qenë jo shpeshherë në qendër të mediave rozë për shkak të formave trupore. Mirëpo, duket se me mbylljen në karantinë Ilda ka vendosur të bëjë një ndryshim në ‘look’. Ajo është kthyer nga bionde në brune dhe kjo gjë ka rënë në sy të ndjekësve në Instagram. Ka qenë një foto e publikuar nga blogeri Olti Curri, që ka ngjallur edhe shumë reagime.

Read More

Kolegji i posaçëm i apelimit pritet të rikthehet javën e ardhshme ku do të merret më 16 qershor vendimi edhe për prokuroren kandidate për SPAK, Manjola Kajana. Ndërsa një ditë më pas do të shqyrtohet edhe ankimi i komisionerit publik për ish drejtuesen e prokurorisë së krimeve të rënda Donika Prela. Prela u konfirmua nga shkalla e parë e vettingut ndërsa në kolegjin e apelimit, komisioneri publik kërkon shkarkimin e saj. Ndër seancat e radhës janë edhe ato për gjyqtaren Regleta Panajoti dhe drejtuesin e prokurorisë apelit tiranë Dritan Peka.

Read More

Modelja shqiptare Heidi Lushtaku ka reaguar pas lajmeve që bënë bujë në media në lidhje me marrëdhënien që ekziston mes saj dhe yllit Sylvester Stallone E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Heidi i ka hedhur poshtë aludimet për një lidhje mes tyre duke i quajtur absurde, pasi sipas saj, Stallone ka moshën e babait të saj. “Kemi qenë në një darkë. Sylvester një njeri i mire, i thjeshtë. Kemi qenë bashkë por thjesht punë. Mediat e kanë komplet gabim. Ai ka moshën e babait tim. Nuk dua të përgjigjem shumë. Normale dhe ata do i fitojnë paratë në…

Read More

17 persona janë arestuar nga autoritetet italiane, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Po ashtu, edhe gjykata e Brindizit vendosi arrest me burg për të 13 prej tyre, dhe la në arrest shtëpiak katër të tjerët. Arrestimet janë bërë në provincat e Brindizit, Taranto, Romë, Arezzo, Rimini, Forlì dhe Matera. Hetimi i nisur nga autoritetet italiane në vitin 2017 çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal, që dyshohet se trafikonte lëndë narkotike në sasi të mëdha. Droga që trafikohej më së shumti ishte marijuanë. Sipas akuzës, droga vinte nga ajo që njihet si “Rrugë ballkanike”, që përfshin edhe Shqipërinë,…

Read More

Në njoftimin për media, policia bën me dije se një shtetas ka goditur me biçikletë dhe më pas është konfliktuar fizikisht me një 58-vjeçar, ku ky i fundit është dërguar në spital për të marrë mjekim. Ndërkohë çiklisti është dërguar në ambientet e Komisariatit Nr.3 për veprime të metejshme. Informacion paraprak Rreth orës 15:40, tek 9 katshet, si pasojë e konflikt te çastit shtetasi R.C., ka goditur me biçikletë dhe me pas është konfliktuar fizikisht me shtetasin F.H., 58 vjeç. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F.H i cili është dërguar ne spital për të marrë mjekim. Shtetasi R.C.,…

Read More

Vetëm pak kohë pasi u ribashkuan dhe u rikthyen në qendër të vëmendjes së mediave, Stresi dhe Keisi kanë pësuar sërish një krizë në marrëdhënien e tyre. Keisi la të kuptohej me postimet e fundit se ata janë ndarë. Bukuroshja tregoi se nuk ka ndërmend të kthehet në Shqipëri sepse nuk ka arsye. “Nuk kam çfarë të bëj në Shqipëri. Nëse tradhton dikë që është gati të bëjë gjithçka për ty, ti në fakt ke tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë”, u shpreh Keisi. Ndërkohë Stresi ditën e sotme i ka çuditur fansat me një postim ku shprehet se dëshiron…

Read More

Shpërthimet me lëndë plasëse janë tashmë një fenomen që nuk po ndalet pavarësisht se Policia Kriminale ka nisur hetime në rrugë operative në disa zona që i konsideron “të nxehta”. Rreth orës 15.00 të kësaj të enjteje një sasi eksplozivi është gjetur pranë një banese në Vlorë. Ende nuk ka të dhëna të plota nga Policia, por deri më tani informacioni bën fjalë se banesa në afërsi të së cilës ishte vendosur lënda plasëse është në pronësi të shtetasit me inicialet G.H. Policia nuk jep të dhëna, duke pretenduar se ende është në veprim e sipër të kryerjes së procedurave…

Read More

Deklarata e Adrianës në “Dua të të bëj të lumtur”, ku u shpreh se mësuesi i fesë islame në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër ka abuzuar me të, shkaktoi reagimin e hoxhës Ahmed Kalaja. Ky i fundit iu drejtua moderatores Arbana Osmani me një status në rrjete sociale ku e quante dështake dhe sipas tij ajo po trillon histori kundër islamit. “Arbana Osmani moderatorja e pastorëve të hershëm historia e Gëzimit e deri më sot po trillon ngjarje e histori kundër Islamit ja e radhës…Oj ti! Dështimet, paudhësitë, shthurjet e tua nuk është përgjegjës për to, as Islami as muslimanët.…

Read More

“Nuk është rrjedhje informacioni, është një mënyrë kriminale për të shitur tezat dhe për të fituar votuesit…” Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka denoncuar shpërndarjen e tezave të provimeve të maturës, nëpër grupe Whatsapp-it ndërsa thotë se minitrja e Arsimit, Besa Shahini e ka damkosur emrin e vet duke përdorur skema të tilla për të fituar votues të rinj. Sipas tij fletët janë shpërndarë nëpër grupe para zhvillimit të provimit, ndërsa thekson se është i shtati vit radhazi që raste të tilla bëhen publike, megjithatë, asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e këtij fenomeni. Postimi i plotë: Këto janë…

Read More

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku tashmë janë një nga çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale dhe çdo foto e re e tyre tërheq vëmendjen. Kështu ka ndodhur edhe me foton e tyre më të fundit nga seti i ri fotografik. Rudina shfaqet duke i dhuruar një puthje Markut dhe shkruan se ai është me fat. Moderatorja është veshur me një fustan të bardhë dhe duket shumë elegante. Kjo foto ka bërë që komentuesit ta urojnë çiftin për celebrimin, por Rudina ka sqaruar se ata nuk janë martuar ende. “Urime çifti, u celebruat? Jetë të lumtur”, shkruan një…

Read More

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në përfundim të seancës së sotme, deklaroi se ka qënë dhe mbetet ministri më i mirë i Brendshëm që ka pasur qeveria Rama. “E kam bërë detyrën si ministër më mirë nga ata që ishin dhe nga ata që e kanë”. Ai shtoi se është i bindur se ka bërë në çdo hap të duhur gjatë detyrës së tij si ministër. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të shtyjë në 24 qershor vendimin për Tahirin. Më 20 shtator 2019, ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë…

Read More

Një pako me eksploziv e lidhur me një fitil përcjellës është gjetur pranë banesës së një 60 vjeçari në Vlorë. “Rreth orës 15:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse (artizanale) e pa plasur, pranë banesës së shtetasit G.H” njoftoi policia. Fatmirësisht eksplozivi është gjetur i pa plasur. Banesa ku ishte vendosur është e Gramos Habilajt. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e ngjarjes.

Read More