Rastet e shtuara të Covid-19 po shihen me shqetësim edhe nga përfaqësuesja e OBSH në vendin tonë, Bettina Menne. Në një intervistë për Tv Klan, Menne thotë se masat e ndërmarra në fillim të pandemisë ishin pozitive, por mosrespektimi i tyre mund të rikthejë karantinën. “Jam shumë e lumtur që vendi juaj është hapur sërish por epidemia nuk ka mbaruar dhe ajo që ne shohim është rritje e rasteve, që do të thote se të afërmit tuaj mund të infektohen. Ne rekomandojmë që i gjithë stafi që punon në spital dhe mund të ketë kontakt me persona të infektuar, duhet…
Author: tirana
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Nëse raporti në çift është i konsoliduar do keni mundësi që të organizoni diçka bashkë për fundjavën. Duhet të mendoni për të ardhmen, ndaj mundohuni që të mos stresoheni shumë duke u fiksuar pas gjërave që nuk kanë ecur siç duhet. Demi Mundohuni që të shmangni zënkat me njeriun e zemrës, pasi do të ishte mirë që të lini pas shpine…
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, ku është shprehur kasta politike është e korruptuar dhe po bëjnë marrëveshje për të amnistuar pasuritë e tyre të paligjshme. Postimi i Topallit Ata kane bere ligj per te glorifikuar pasurite e tyre te paligjshme! Kasta politike e korruptuar dhe krimi kane bere marreveshtje edhe per te amnistuar pasurite e veta te paligjshme, te vendosura deri ne 2017.( lexo linkun me poshte) Ky eshte nje nder skandalet me te urryera e brutale qe kam degjuar ne keta tre dekada. Asnje qeveri ne bote nuk do guxonte jo…
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri teksa doli nga GJKKO pas seancës prej disa orësh ku u paraqit mbrojtja për akuzat që ka ngritur ndaj tij prokuroria,tha se e ka bërë detyrën e tij shumë më mirë nga ata që kanë qenë dhe ata që janë. I pyetur a do rikthehet në politikë, Tahiri tha se nuk ka ikur dhe se nuk e tundon politika. “Saimir Tahiri nuk ka ikur. Kjo historia e politikës nuk më tundon siç nuk më ka tunduar në momentin që ika nga deputet për t’u përballur me drejtësinë. Kur nuk më ka tunduar, detyra si deputet…
Mbyllet pas 6 orësh seanca ndaj Saimir Tahirit. Vendimi për ish-ministrin e Brendshëm do merret në orën 09:30 në datë 24 qershor. Tahiri ka paraqitur një mbrojtje prej 138 faqesh, ndërkohë që prokurorët e çështjes kanë kërkuar shfuqizim të dënimit të konvertuar në shërbim prove. Tahiri një vit më parë është dënuar 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit…
Policia e Italisë ka arrestuar gjithsej 17 persona nën akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës. Gjykata vendosi që 17 prej të arrestuarve të qëndrojnë në burg, 13 në arrest shtëpiak dhe 4 të kenë detyrimin që të shkojnë tek policia gjyqësore, raportojnë mediat e vendit fqinj. Arrestimet janë bërë në provincat e Brindizit, Taranto, Romë, Arezzo, Rimini, Forlì dhe Matera. hetimi i nisur nga autoritetet italiane në vitin 2017 çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal, që dyshohet se trafikonte lëndë narkotike në sasi të mëdha. Droga që trafikohej më së shumti ishte marijuanë. Sipas akuzës, droga vinte nga ajo…
Ushtria greke zhvillon sot stërvitjen vjetore të quajtur “TAMS” disa kilometra në kufi me Turqinë duke angazhuar në të reparte të artilerisë si edhe të helikopterëve. Nga fotot e shpërndara prej Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Greqisë duket se në këtë stërvitje janë angazhuar edhe helikopterët e avancuar “Apache”.Stërvitja është duke u zhvilluar në zonën e Aleksandropulosit në Greqinë Lindore, vetëm pak kilometra larg kufirit me Turqinë. Dy shtetet kanë patur raporte të tensionuara gjatë viteve të fundit për shkak kërkimeve për gaz në Egjeun Lindor si edhe përplasjen që vijon për çështjen e ishujve. Muajt e fundit ka…
A do të besonit se koronavirusi është zhvilluar nga një qeveri për të dobësuar rivalët e saj të huaj? Apo që “patriotët” e krijuan atë për të nxitur një revolucion kundër “qeverisë së madhe” dhe “shtetit të thellë”? Mjerisht, shumë njerëz që kanë hasur në një dezinformim të tillë në internet, e kanë ndarë atë me miqtë dhe familjen e tyre. Sidoqoftë, ne po mësojmë më shumë se kush prodhon lajme të rreme pandemike dhe si të ndalojë qarkullimin e tij. Përveç punonjësve të kujdesit shëndetësor që rrezikojnë jetën e tyre dhe shkencëtarëve që punojnë me trajtime dhe për gjetjen…
Një 28 vjeçare është aksidentuar pasi ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka goditur një shtyllë. Sipas policisë, e reja është dëmtuar dhe u dërgua menjeherë në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:53, në rrugën dytësore Vorë – Tiranë. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 11.06.2020, rreth orës 13:53, në rrugën dytësore Vorë – Tiranë, mjeti me drejtuese A.L., 28 vjeçe, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka goditur një shtyllë, për pasojë është dëmtuar dhe u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe…
Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP u shpreh në Report Tv se numri rekord i të infektuarve në vendin tonë në ditët e fundit ka ardhur si pasojë e rihapjes graduale, por edhe shkeljeve nga baret, restorantet dhe biznese të tjera, pasi qytetarët e ulën vigjilencën. Ajo u shpreh se në terren për kontrolle për të monitoruar janë Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, i Punës dhe Task Forcën e Kryeministrisë. “Aktualisht është vërejtur një trend në rritje në 7 ditët në vijim dhe sigurisht është e pritshme për kundrejt strategjisë së lehtësimit të masave. Normalisht edhe…
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhet në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit, ku edhe po zhvillohet seanca ndaj tij. Ndërkoha jashtë ka njerëz që e presin. Siç shihet dhe nga fotot, një prej zonjave e cila është deklaruar si fanse e zjarrtë e tij, ka shkuar sërish pranë ambienteve të Gjykatës për ta mbështetur. Vëmendje ka tërhequr stampimi në bluzës e saj, ku ndodhej e printuar një foto e saj me ish-ministrin me mbishkrimin: Gjigandi Saimir Tahiri!
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi sot nga selia e kësaj partie se “mbushja e Durrësit me plehra dhe djegia e tyre masive në Manzë ishte një shfaqje e inskenuar e mafias së plehrave”. “Në kulmin e pandemisë, mbyllën venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano, përmes një tenderi të paracaktuar nga Edi Rama. Më pas, shpërndanë në disa vende të dukshme mbetjet e Durrësit. Pastaj, mafia e la Durrësin pa pastruar, në mënyrë që qytetarët të mërziten dhe të mos interesohen për aferën korruptive 100 milionë euro për largimin e plehrave nga qyteti. Dhe në fund, i dogjën plehrat…