Author: tirana

Zvicra do të bëhet një nga vendet e fundit në Europën Perëndimore që ndryshon ligjet lidhur me martesat e së njëjtës gjini.Dhoma e Lartë e parlamentit votoi për të miratuar barazinë në martesë me 124 vota pro dhe 72 kundër. Si pjesë e së njëjtës paketë, qeveria miratoi një ligj që lejon çiftet homoseksuale të kenë fëmijë.Vetëm një pjesë e vogël nga partia konservatore SVP dhe disa parlamentarë të tjerë votuan kundër legjislacionit. Sondazhet e fundit kanë treguar se shumica e qytetarëve zviceranë janë mbështetës të martesave homoseksuale.

Read More

Mosha është thjesht një numër, e disa nga personazhet më të famshëm në botë e kanë vërtetuar sërish. Megjithëse e kanë kaluar moshën 40 vjeç, ato vazhdojnë të ruajnë një fizik mahnitës. Duke filluar nga Fergie, Jennifer Lopez, Halle Berry e deri te Cindy Crawford, këto janë disa nga VIP-at që ende kanë muskuj barku dhe i shfaqin sa herë veshin bikini.

Read More

Secila prej shenjave të horoskopit ka veçorinë e saj, por vetëm këto shenja i bëjnë meshkujt të dashurohen me to që me shikim të parë. 1.Femrat e shenjës së “Luanit”. Femrat e lindura me këtë shenjë janë të mahnitshme dhe kjo është arsyeja pse meshkujt dashurohen me to në shikim të parë e pastaj kur shohin edhe karakterin e tyre të fortë, dashurohen akoma më shumë, aq sa për to kjo lloj femre bëhet e paharruar. 2.Femrat e shenjës së “Peshores”. Meshkujt dashurohen pas femrave të lindur në këtë shenjë pasi ato janë shumë të vështira për t’u “kapur”. Kjo…

Read More

Në 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, busti i një prej figurave më të shquara të saj, Heroii PopullitSelam Musai (Salaria), u vendos pranë rrethrrotullimit te Komuna e Parisit. Zbulimi i bustotit të heroit u bë në njëceremoni të posaçme, ku morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryetarii Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, e mjaft personalitete të tjera. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është mënyra më e mirë për të kujtuar edhe 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet. “Të presim Selam Musanë në Tiranë pas 100 vitesh është mënyra më e…

Read More

Në Derven të Fushë-Krujës ka nisur puna për ndërtimin e shkollës së re “Kastrioti” dhe kopshtit të integruar si objekt më vete në hapësirën e saj, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit. “Hapet me këtë objekt, seria e kantiereve të Rindërtimit nga themelet të 129 shkollave, të cilat do të rilindin me standarde arkitektonike e arsimore shembullore, në përputhje me standartet europiane, mbi rrënojat e ngrehinave të shëmtuara e të degraduara që shkatërroi tërmeti”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook. Ndërsa gjatë inspektimit në terren, Rama kërkoi që afati të jetë para 26 nëntorit të këtij viti, me qëllim…

Read More

Mot i paqëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të hërëpashershme ka karakterizuar ditët e para të qershorit. Rrebeshet e shiut dhe breshërit kanë përfshirë këtë mesditë edhe Tiranën. Ndonëse jemi zyrtarisht në stinën e verës dhe data shënon 11 qershor, kryeqyteti është pushtuar nga reshjet e dendura.Menjëherë, kjo është shoqëruar me ulje temperaturash. Sinoptikanët parashikojnë ditë të paqëndrueshme edhe në vazhdim.

Read More

Presidenti i Shoqatës Italiane të Virologjisë, Arnaldo Caruso, thekson se agresiviteti i koronavirusit po bie dhe në vjeshtë ai mund të bëhej si një grip. Duke folur për mediet italiane, virologu Caruso deklaron se maskat dhe distancomi social mund të mos jenë më të nevojshëm, për shkak se koronavirusi po përshtatet dhe po bëhet më pak i rrezikshëm për njerëzit. “Maska dhe distancomi social nuk mund të jenë më të nevojshme, kjo për shkak se virusi po përshtatet dhe po bëhet më pak i rrezikshëm për njerëzit, edhe pse për momentin nuk është e mundur të përjashtohen shkaqe të tilla…

Read More

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu firmos urdhrin për gjashtë ndryshime në kupolën e policisë së shtetit. Lëvizjet e firmosura nga kryepolici prekin disa drejtori në qarqe dhe postet drejtuese të kufirit në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër. Pas skandalit, që fillimisht solli ndalimin dhe më pas gjykata e liroi nga qelia dhe e pezulloi Enkeleda Toskën, të akuzuar si të implikuar në trafikun e arabëve, në vendin e saj në drejtorinë e kufirit dhe migracionit në Tiranë u emërua Arben Ibro. Lëvizjet në Policinë e Shtetit Ferdinad Mara nga kabineti i drejtorit të përgjithshëm është emëruar drejtor…

Read More

Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë për t’u kuptuar, edhe kur bëhet fjalë për ndjenjat e tua. Por ka edhe spekulime intriguese që me shumë gjasa na ndihmojnë që t’i shohim gjërat e zakonshme nga një tjetër perspektivë. Pra, pse njerëzit e zgjuar e kanë aq të vështirë të bien në dashuri? Ata i analizojnë ndjenjat e tyre dhe të njerëzve të tjerë. Njerëzit e zgjuar janë brilantë në mbledhjen e informacionit dhe nxjerrjen e konkluzioneve dhe ky është njëkohësisht avantazh dhe disavantazh, pasi ata janë më të prirur për t’ia ‘mbathur’ nga një lidhje që me sinjalin e parë…

Read More

Saimir Gjepali mban fjalën e dhënë gardianëve të burgut 313-të duke dalë nga qelia. Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë duke e nxjerrë nga qelia Gjepalin, që u arrestua në vitin 2018, si pjesë e grupit Avdyli të Shijakut, të akuzuar për laboratorin e heroinës në Has. Gjyqtari Vladimir Skënderi ka pranuar kërkesën e Gjepalit duke e nxjerrë në detyrim paraqitje. Prokuror i dosjes ishte Drini Pali. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura në gjykatën e Durrësit dy ditë më parë. Gjepali së bashku me Hekuran Hoxhën, të njohur ndryshe si “Roni i Shijakut” së bashku biznesmenin…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet me bizneset e vogla në vend. Këtë të enjte, kryedemokrati e ka nisur me bizneset e Njësisë Nr. 4 në Tiranë, prej ku thekson se “RAMAVIRUSI godet përditë shumicën e qytetarëve dhe majmet me paratë e taksave. Xhepat e shqiptarëve po boshatisen përditë sepse paratë e tyre, paratë e taksave të tyre pasurojnë një grusht oligarkësh”. Më tej, Basha shton se kryeministri nuk mund të ofrojë asgjë, sepse gjithçka që ka bërë në këto 7 vjet ka qenë e kundërta e asaj që ka premtuar duke përkeqësuar vit pas viti situatën ekonomike…

Read More

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, disa njerëz duhen e disa urrehen. Zodiaku na zbulon tre shenja të cilat për shkak të karakterit dhe disa sjelljeve tipike të tyre, shpesh urrehen nga shenjat e tjera. E dini se për kë bëhet fjalë? Ujori Ujori gjendet mes tre shenjave më të urryera sepse shpesh konsiderohet pa zemër. Sjellja e tij është e ftohtë dhe e distancuar, nuk i tregon lehtë emocionet. Është jashtëzakonisht racional dhe shqetësohet vetëm për veten.= Për të mos folur për faktin që ujori ka zakonin e keq të drejtojë gishtin kundra të tjerëve për të treguar se është…

Read More