Author: tirana

Pas 2 orësh është normalizuar qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd- Elbasan pasi shirat shkaktuan rënie të gurëve. Ekzaktësisht rruga u bllokua tek vendi i quajtur ”Kthesa e Murrashit” në Librazhd dhe fillimisht aksi u bë i pakalueshëm, më pas u hap njëri krah. ARRSH informon se tashmë gjendja është normalizuar dhe aksi është i aksesueshëm në të dyja drejtimet.

Read More

Pas gati dy vjetësh që nga përpjekjet e fundit, Athina zyrtare thotë se do të rifillojë negociatat për Shqipërinë për delimitimin e zonave ekskluzive ekonomike, një dosje e njohur si pakti detar. Deklarata më e re është bërë të mërkurën nga ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, pasi Greqia nënshkroi një ditë më parë të njëjtën marrëveshje me Italinë. “Do të fillojmë të flasim përsëri me Shqipërinë. Një marrëveshje u arrit me Shqipërinë në 2009, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Dhe për fat të keq me unanimitet. E kam lexuar vendimin. Greqia ka një ambicie. Sipas…

Read More

Fatmira Hajdari, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë, do të dalë dalë në 15 qershor para Komisionit të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Verifikimet për bashkëshorten e Azem Hajdarit kanë nisur që në nëntor të vitit 2018, duke zgjatur rreth 19 muaj. Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e gjyqtares Hajdari përbëhet nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja. Fatmira Hajdari u përjashtua disa ditë më parë trupa gjykuese e Apelit për shqyrtimin e dosjes CEZ, ku i kallëzuar është Sali Berisha me një grup ish-ministrash…

Read More

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin e vjedhjes së veturës në Lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet. “Me datë 10.06.2020 rreth orës 15:10 në Rr.Fahri Fazliu në Prishtinë është raportuar një rast “Vjedhje e Automjetit”. Dyshohet se automjeti i ankuesit me targa vendore ka qenë i parkuar për kohë të shkurtër në një parking të një lokali dhe derisa ankuesi ka kryer shërbimin në lokal, personi/a i dyshuar ka hyrë në automjetin e tij dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha. Sipas Hoxhës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe…

Read More

Pas atentatit ndaj Ardian Çapjas kanë nisur verifikimet për një person nga Fushë Kruja dhe për dy të tjerë nga Elbasani. Kjo pistë, fut sërish në lojë Fushë Krujën, një nga ‘këndet’ e trekëndëshit të Bermudës, që përmendet sa herë që bëhet fjalë për ngjarje të kronikës së zezë. Një tjetër pistë ku po hetohet është jashtë kufirit të Shqipërisë. Dyshohet se konfliktet që kanë sjellë dhe atentatin mund të kenë nisur disa muaj më parë jashtë Shqipërisë, ku Çapja është përfshirë në një konflikt.

Read More

 Gazetari Arian Çani u shpreh sot se Rama do të vazhdojë ta mbajë timonin me një fuqi edhe më të madhe se sa kur e mori në vitin 2013. Çani shtoi se me humor se tashmë timoni ka frikë të kthehet majtas-djathtas, vazhdon ecën dhe se Rama nuk shfaq shenja të humbjes së kontrollit. Arian Çani: Kam përshtypjen se Rama vazhdon ta mbajë timonin me një fuqi shumë të madhe, që unë e prisja, kështu që ai e ka timonin vetëm, ashtu sikurse e mori. Mendoj se sot më shumë se kurrë ai ia ka marrë dorën makinës dhe mund ta…

Read More

Moderatori Flori Gjini i pranishëm në “Ftesë në 5 foli ndër të tjera për emisionin “Shqipëria Live” të cilin ai e drejton ku tha se që në nisje kishte menduar për të hequr dorë nga ky format. “Dëshiroja t’i thoja drejtuesve se ky kostum është më i madh se sa unë”, tha Flori. Por moderatori zbuloi se vendosi që të vijonte këtë mision kur një i moshuar në një kafene e përgëzoi për atë që po bënte. “Isha tek E Diell kur erdhi ftesa e Shqipëria Live, më pëlqeu si format, do të më rriste si profesion. Nëse kisha bërë…

Read More

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma ka komentuar lajmin e Reformës Zgjedhore, duke sqaruar se PD u angazhua për të plotësuar një nga 15 kushtet e Bundestagut gjerman, për të cilat tha se kanë ardhur si rezultat i sakrificave të opozitës. E pyetur për sistemin zgjedhor dhe listat e hapura, të cilat i ka mbrojtur, Duma tha se shqetësimi i saj i madh është mungesa e konkurrencës në vend. “Kemi shumë vite që në shoqërinë tonë kemi demotivuar konkurrencën. Në ekonomi pesë veta marrin të gjithë tenderat. Po ashtu në fushat e tjera të shoqërisë. Konkurrenca duhet t’i kthehet shinave të veta.…

Read More

Einxhel Shkira foli pasditen e sotme mbi temën e flirtimit dhe moderatorja nënkuptoi se nuk është personi i duhur për të folur për këto gjëra. Ajo gjatë fjalës së saj sqaroi se nuk flirton asnjëherë me meshkujt, kjo sepse sipas Einxhelit në Tiranë nuk ka meshkuj të bukur. “Tirana ka më shumë femra të bukura. Nëse Tirana do të kishte meshkuj të bukur unë do të flirtoja”, tha Einxhel. Më tej ajo shtoi se femrat ndihen xheloze për të. Teksa është duke darkuar me miqtë, ndodh që ato të konfliktohen me të dashurat e tyre sepse kanë dalë në takim…

Read More

Telashe për Neymar Juniorin në Brazil. Sulmuesi i PSG-së është denoncuar në vendlindje për qëndrimin e tij homofobik. Gjithçka ka ndodhur për shkak të një regjistrimi audio, që është shpërndarë në publik, në të cilin shfaqet O’Ney duke fyer Tiago Ramosin, partnerin 22-vjeçar të nënës së tij, Nadine Goncalves (30 vite më e re). Denoncimin në drejtësinë braziliane e ka bërë shoqata LBGT, që lufton në Brazil kundër diskriminimit seksual. “Neymar dhe miqtë e tij – referuar regjistrimit – flasim për një sulm të mundshëm homoseksual. Bëhet fjalë për një krim që duhet hetuar,” – pretendon shoqata LGBT për këtë…

Read More

Bashkëpunimi më i shumëpritur i verës, mes Alban Skënderajt dhe Elgit Dodës, është në YouTube tashmë dhe mund ta shijoni. Kënga më e re ritmike e titulluar “Parajsa ime” do të kthehet nga sot në hitin e verës 2020, dhe për këtë na premton vetë Albani në postimin më të fundit në Instagram. “Verë 2020, Shqiperi. Hapim zyrtarisht sezonin turistik në bregdetin më të bukur ne bote 😁🤪 #ParajsaIme #NowOnYoutube #LinkInBio ☝🏼”, shkruan Albani. Të njëjtin postim ka bërë edhe Elgiti, i cili gjithashtu përmend “bregdetin më të bukur në botë”.

Read More