Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ka akuzuar opozitën ose qarqe të saj për krijimin e një partie të re. Deputeti Myslim Murrizi nuk e ka “fshehur” aspak planin për të krijuar një parti të re politike. Ai tha në një intervistë për Top Channel se ajo që po kërkojnë tani, ka të bëjë me vendosjen e rregullave të lojës, dhe më pas hapat konkretë. Ironikisht tha se partia do të quhet “kundër hajdutëve 30-vjeçarë”. Myslim Murrizi doli deputet në vitin 2017, në listat e Partisë Demokratike, dhe refuzoi djegien e mandatit kur PD vendosi për diçka të tillë.
Author: tirana
Dy vajzat e “Përputhen”, Edona dhe Antoneta ishin të ftuara në emisionin “Shqipëria Live”. Ato kanë folur rreth raportit mes tyre, duke treguar hapur çfarë mendojnë për njëra-tjetrën. Edona është shprehur se Antoneta flet prapa krahëve dhe ka tendencë t’i ulë të tjerët në çdo fjalë që thotë. Antoneta ka reaguar menjëherë duke i mohuar fjalët e saj. “Thjesht ideja meqë ne jemi të treja këtu dhe diskutojmë pëlqimet tona është më mirë se sa të flasësh mbrapa krahëve. Antoneta ta jep përshtypjen se është një vajzë shumë pozitive, shumë e këndshme ama duket sikur çdo fjalë e thotë me…
Vajza e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, është kthyer tashmë në një nga vajzat më të komentuara të shoëbiz-it shqiptar. Kejda bëri mjaft bujë me romancën e saj të shkurtër me djalin e ish-guverantorit shqiptar, Erik Fullanin. Gjithashu Instagrami i bukuroshes është mjaft i ndjekur ku ishte dhe mjaft aktive. Por ajo që bie në sy është se ajo nuk po publikon më asgjë duke bërë një ndryshim drastik nga postimet e shpeshta që gjendeshin në Instagramin e saj. Që prej 25 Janarit të këtij viti Kejda nuk ka publikuar asgjë në profilin e saj, por nuk dihet arsyeja…
Shtimi i rasteve me COVID 19 në vend ka shtuar edhe numrin e të hospitalizuarve te Infektivi. Një çift të moshuarish rreth 70 vjeç janë dërguar me urgjencë tek Infektivi pasditen e sotme. Të sëmurët janë pa komplikacione të rënda. Siç duket edhe në video, ata kanë zbritur me këmbët e tyre nga autoambulanca dhe janë futur në Infektiv. Burime për News 24 thonë se para urgjencës së fundit, janë paraqitur në Infektiv 13 pacientë të infektuar me Covid 19 në harkun e 24 orëve. Ndërkohë raportohen edhe disa të shëruar që janë nxjerrë nga spitali për në banesë. Zyrtarisht,…
Bashkia e Skraparit hap tender për organizimin e një dreke me rastin e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” mjekut Pëllumb Pipero. Me rastin e dekorimit të mjekut epidemiolog si “Qytetar Nderi”, Bashkia e Skraparit ka vendosur që të shtrojë një drekë për nder të tij. Për këtë arsye, Bashkia ka shpallur ftesën për ofertë për të gjithë të interesuarit. Tenderi do të zhvillohet më 11.06.2020, në orën 10:30. Dreka do të ketë 60 të ftuar, ndërsa menuja parashikon tre pjata kryesore, pije dhe fruta. Mjeku Pipero u shpall “Qytetar Nderi” i Skraparit në fund të muajit mars. Me propozim të…
Projekti u vonua për shkak të karantinës, por tashmë është gati! Enca Haxhia ka publikuar sot klipin e ri “Ku mete”, që është tipik veror me notat e tij ritmike. Për klipin është kujdesur MaxProduction, ndërsa për tekstin e këngës është marrë Enca së bashku me Mumën. Si gjithmonë këngëtarja shfaqet shumë seksi dhe tërheqëse më një veshje me super dekolte që i thekson gjoksin bombastik. Madje moderatorja Albana Osmani ka bërë edhe një shaka me modelin e klipit të ri, për të cilin thotë se mezi po i rrinë sytë në vend: 🙈🙈 Urime ty dhe të gjithëve !…
Tre presidentë që kanë mbajtur ndër vite detyrën e kreut të lartë të Shtetit janë bërë bashkë. Dhe për këtë ka shërbyer dekorimi i juristit dhe konstitucionalistit Luan Omari me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Afred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Ilir Meta ishin në ceremoninë e dekorimit të Omarit, që iu dha dekorata e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të tij të spikatur në historinë e mendimit juridik, kushtetues dhe pedagogjik të vendit. Për meritat e shquara si bashkëthemelues i institucioneve më të larta të sistemit arsimor e shkencor në Shqipëri, Universitetit të Tiranës dhe Akademisë…
Mbrëmjen e 5 majit, në një studio të Radio Televizionit të Kosovës, ka ndodhur një incident pasi mes avokatit Tomë Gashi dhe zyrtari i Partisë Social Demokrate, Nol Nushi, ka pasur një përleshje. Sipas pamjeve të filmuara nga ‘IndeksOnline’ të cilat tashmë janë bërë publike në rrjetet sociale shihet e gjithë ngjarja mes dy ftuarve të emisionit. Në video shihet Nol Nushi teksa e gjuan me ujë Tomë Gashin, por sipas Milaim Zekës ngjarja ka ndodhur duke qenë se e kishte fyer rëndë Nushin.
Një shi i rrëmbyshëm që ka filluar rreth një ore më parë, ku siç shihet edhe nga pamja e fotos së mësipërme ka mbuluar rrugët kryesore, pedonalen e qëndrës së qytetit Librazhd, parkingjet dhe fushën sportive. Raportohet nga banorë të zonës se në disa biznese uji ka vërshuar brenda ambjenteve të tyre duke shkaktuar dëme ekonomike.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një postim në facebook ka treguar se ku do ta shpenzojë kryeministri Edi Rama eurobondin 650 milion euro. Teksa ka ironizuar qeverinë që e ka konsideruar sukses marrjen e një borxhi, Bardhi shkruan se 200 mln euro qeveria do t’i përdorë për të shlyer borxhin e vitit 2015, ndërsa 450 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për t’i ndarë me 5 oligarkë në projekte PPP. “VËMENDJE! “Sukses” i jashtëzakonshëm: Qeveria ka marrë 650 milionë euro borxh! VËMENDJE! 200 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për të shlyer borxhin e vitit 2015!…
Se çfarë raporte kanë reperët mes tyre është një nga gjërat që u intereson shumë ndjekësve të tyre. Një gjë të tillë e kanë bërë edhe ndjekësit e reperit Mozzik, të cilët donin të dinin më shumë rreth jetës së tij private dhe asaj profesionale, ndërsa ai u përgjigj pa hezitim. Një nga pyetjet që iu bë atij ishte edhe “Çfarë mendimi ke per stresin”. Duke treguar edhe një herë raportin e mirë që ka me të, Mozzik shkroi “I sinqerte i fjales e i kanunit @stresi s/o badbyz”.
Myslim Murrizi si përfaqësues i grupit parlamentar demokrat, Nimet Musaj si përfaqësues i grupit parlamentar të pavarur dhe Edmond Stojku si kryetar i grupit parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi” u takuan këtë të mërkurë me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ata i kujtuan atij se kanë 31 deputetë në Kuvend dhe se pa u miratuar tre kërkesat e tyre; lista të hapura, vota e emigrantëve dhe depolitizimi i administratës, ata nuk do të votojnë ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor, më pak fjalë nuk do të votojnë paktin që kanë firmosur ata që kanë edhe mbështetjen në popull PS-PS dhe LSI.…