Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi do të zhvillohet në selinë blu, e ndërsa nuk dihet motivi apo fokusi kryesor i këtij takimi.
Author: tirana
Pamje tronditëse janë publikuar në rrjetet sociale. Në video shihen dy persona duke notuar, por papritur një krokodil sulmon njërin prej tyre, ndërsa tjetri arrin ta shpëtojë atë, duke goditur krokodilin me shkop selfie. Ngjarja ka ndodhur në Bohal të Indisë Qendrore. Teksa dy miqtë Amit Jatav dhe Gajendra Yadav, ishin duke notuar në një rezervuar në fshatin e tyre, një krokodil shfaqet papritmas dhe sulmon Amit, ndërsa Gajendra kundërpërgjigjet dhe godet zvarranikun ujor me shkopin e selfies, të cilën e mbante në duar për të realizuar foto. Nga ky sulm Amit ka përfunduar me plagë të lehta në këmbë…
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino ka folur për shtimin e rasteve të reja të koronavirusit, ndryshimet e këtij virusi dhe riinfektimin. Bino theksoi se ka pasur një shtim të rasteve ndërsa shtoi se duhet një përkushtim më i madh i gjurmimit epidemiologjik. “Gjatë kohës kur vendi ishte i mbyllur dhe izolimi ishte i detyruar, çdo kontakt i identifikuar duhet të izolohet në varësi të situatës”, tha Bino. Bino tha se nëse do të zbatohen masat korrekte, transporti publik nuk do të përbëjë rrezik. “Asnjë vend në botë nuk ka ndaluar transportin publik. Është një element…
Pandemia duket se po rikthehet sërish në ato vende të botës ku sapo kishte nisur rihapja dhe kthimi në normalitet.Për këtë arsye, firma e famshme e rrobave dhe aksesorëve “Zara” ka vendosur të mbyllë 1200 dyqane nga 7000 që zotëron gjithsej. Mbylljet do të bëhen kryesisht në Europë dhe Azi aty ku shfaqet rreziku më i madh nga pandemia. Disa mendojnë se kjo mund të jetë edhe një strategji e firmës për të shtuar numrin e shitjeve online por kjo e fundit nuk është konfirmuar ende.
Vetëm disa minuta më parë, këngëtari i njohur Ylli Limani ka lançuar projektin e tij të ri, të cilin e kishte paralajmëruar prej kohësh. “I kom kall” quhet kënga më e re e publikuar në Youtube, e cila na fiksoi që me herën e parë që e dëgjuam. Kësaj here, Ylli nuk shfaqet më në këngë si djali kokë e këmbë i dashuruar, por duket i revoltuar me ngjarjet që i kanë ndodhur së fundmi në dashuri. Këngëtari i bën të ditur dashurisë së vjetër se gjithçka ka mbaruar, madje edhe rrobat e çdo send tjetër personal të sajin e…
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka rënë gjithmonë në sy për stilin e veçantë të veshjes dhe tiparet e ëmbla të fytyrës. Sot ajo feston ditëlindjen e saj, e cila mbush 43-vjeç. Nuk dihet nëse ish-deputetja demokrate këtë ditë të veçantë do ta kalojë me miqtë duke marrë parasysh se ndodhemi në kohë pandemie dhe festat janë të ndaluara.
Qeveria ka vendosur që të ndërtojë tunelin e Llogarasë me paratë e buxhetit të shtetit. Burime zyrtare kanë konfirmuar se projektohet që në fund të këtij viti të nisë ndërtimi i tunelit, vepër e cila do të rrisë zhvillimin e turizmit përgjatë bregdetit të jugut. Në mbledhjen e ditës së mërkurë, Këshilli i Ministrave ka vendosur që t’i japë një fond prej 7.5 milionë dollarësh hartimit të studimit të fizibilitetit dhe projektit të detajuar inxhinierik të veprës, i cili do të nxjerrë koston e ndërtimit dhe të ardhurat potenciale që do të vilen nga kalimi i automjeteve në tunel. Kalimi…
Videoja që po shikoni tregon momentin kur i moshuari dhe një djalë i ri janë përleshur pas një konflikti të çastit. Në videon e publikuar nga JOQ, shihet se si fillimisht i moshuari godet biçikletën e të riut dhe e prish atë. Kjo ka bërë që djali të vijë pranë mjetit të tij, dhe i është hedhur në kokë të moshuarit. Madje në një pjesë të videos, ai shihet që e godet burrin edhe me pantofla kokës.
Me 6 vota pro dhe 3 kundër KLGJ ka vendosur për përfundimit e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Realtorja Marcela Shehu është shprehur, se Dvoranit i ka mbaruar afati kushtetues për të pritur pasardhësin. Sipas saj, qëndrimi i tij në detyrë cënon parimet e Kushtetutës. “Dvoranit i ka mbaruar afati kushtetues për të pritur pasardhësin. Qëndrimi në detyrë mbi afate rrezikon dhe cënon parimet e Kushtetutës“, tha Shehu. Ndërkohë njëri nga anëtarët, Alban Toro, kërkoi që Këshilli të shprehet dhe të konstatojë mbarimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në gjykatë. Mendim të kundërt shfaqi…
Reperja Iggy Azalea më në fund ka konfirmuar se është bërë nënë, disa javë pasi djali i saj erdhi në jetë. Rrjetet sociale dhe mediat në fakt kanë qenë të mbushura me lajmin se Iggy dhe partneri i saj, reperi Playboi Carti, ishin bërë për herë të parë prindër. 29-vjeçarja vendosi të flasë për këtë vetëm ditën e djeshme, ku shkruajti në Instagram: “Unë kam një djalë. Pritja për momentin e duhur për ta thën diçka të tillë, por ndjeva që sa më shumë kohë të kalojë, aq më në ankth do të ndihesha për të ndarë një lajm kaq…
Kryeministri ka bërë të ditur se do të ketë një amnisti fiskale, për të legalizuar lekët e emigrantëve shqiptar nëpër botë, duke theksuar se do të ketë një barrier pë rata që janë dënuar apo akuzohen për trafik narkotikësh apo krim të organizuar. Rama ka bërë të ditur se ligji do të bëhet në konsultim me ekspertë të huaj dhe në korrik do të miratohet. Drafti paraprak ka nisur të diskutohet në media, por ka hasur në kundërshtimin e fortë të amerikanëve. Gjon Nunçaj, një prokuror shqiptaro-amerikan që ka shërbyer gjatë në Tiranë, si krahu i djathtë i ambasadorit Donald…
Këshilli i Lartë Gjyqësor po diskuton sot në mbledhjen e radhës çështjen e mbarimit të mandatit të kreut të KED, Ardian Dvorani, si gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Mësohet se relatorja e çështjes Marcela Shehu gjatë seancës u shpreh se qendrimi në detyrë mbi afate cenon dhe vë në rrezik parimet e kushtetutës. Ndërsa anëtari tjetër Alban Toro ka deklaruar se Këshilli duhet të shprehet, të konstatojë mbarimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë. Sakaq edhe Brikena Ukperaj është shprehur kundër largimit të Dvoranit, duke theksuar se detyrimi i tij për të qëndruar në Gjykatën…