Author: tirana

Një i ri shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është përfshirë në një incident me tren. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në stacionin e Brescia-s. Identiteti i të riut nuk bëhet i ditur, por mësohet se është 23-vjeçar. Incidenti ka ndodhur pasi ai kishte harruar çantën e shpinës në një prej sediljeve. Kur u kujtua, i riu nxitoi për ta marrë. Mirëpo ai u bllokua sapo do të dilte sepse çanta i ngeci tek porta e sapo mbyllur. Në këtë mënyrë, 23-vjeçari u zvarrit disa metra nga treni duke i shkaktuar disa plagë të rënda. Ai…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka publikuar një dokument ku drejtori i Policisë së Përgjithshme të Tiranës, Ardi Veliu thuhet se në vitin 2002-2003, kur shërbente më policinë e Vlorës, ka qenë i implikuar në veprimtari të paligjshme. “Kush ka patur ndonjë shpresë sado të vogël se Edi Rama do të distancohej nga drejtori i tij i policisë, sot e ka kuptuar se Ardi Veliu dhe Edi Rama janë një. “Integriteti” i Ardi Veliut, të cilit Edi Rama i ngriti lapidar sot, sqarohet në dokumentin e shërbimit sekret, që gjendet në dosjen e vetingut të Ardi Veliut. Skeda e…

Read More

Drejtori i Lazios, Igli Tare ka konfirmuar se ishte në kontakt me Milanin vitin e kaluar dhe se ka konsideruar mundësinë që të punoj te ky klub. Por në fund ka dominuar dashuria ndaj Lazios. Tare vlerësohet prej drejtorëve sportivë më të mirë në Itali. Vjet kishte pasur raportime të shumta për ofertën e Milanit ndaj Tares, për pozitën e drejtorit sportiv. Ai është dashur të zëvendësojë Leonardon, që kaloi te PSG-ja. “Kam pasur kontakt me Milanin vitin e kaluar, këtë e dinë të gjithë. Asnjëherë nuk kam mohuar se isha tifoz i Milanit si fëmijë, i dashuruar në ekipin…

Read More

Të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin motrat Lei dhe Miriam Kraja. Teksa Lei është një ndër gazetaret e njohura sportive, motra e saj, Miriam, prej vitesh jeton në SHBA dhe ndryshe nga e motra nuk njihet shumë nga publiku i gjerë shqiptar. Përsa i përket meshkujve, Miriam thotë se ka më sukses sesa motra. “Unë kam më shumë fat me djemtë. Ndërsa Leit i bien raste më të vështira”, u shpreh ajo.

Read More

Arben Bregu, 50 vjeç nga Shkodra ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës dhe pritet të ekstradohet drejt SHBA-së ku kërkohët për një vrasje. Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit mësohet se Bregu është vënë në pranga gjatë një operacioni që u zhvillua në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” dhe Interpol Tirana. Të njëtat burime bëjnë me dije se Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër, kërkohej nga drejtësia amerikane pasi rezulton që në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.…

Read More

Përfaqësuesja e komunitetit LGBT, Xheni Karaj, ishte sot e ftuar në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora. Për herë të parë, ajo ka rrëfyer gjatë emisionit planet për fëmijë me partneren. Xheni tregoi se dy vajzat dëshirojnë të bëhen prindër për herë të parë përmes insiminimit artificial. Madje, ajo shtoi se një mundësi dhuruesi është miku i saj, Kristi Pinderi, ndërsa ky opsion ende po diskutohet. “Ka mënyra të ndryshme. Nuk është ide e keqe edhe adoptimi sepse ka shumë fëmijë që kanë nevojë për familje dhe dashuri. Ne faktikisht dëshirën e kemi ta bejë ose…

Read More

Në Shqipëri bisedimet mes palëve politike për reformën zgjedhore u zhvilluan sot me praninë e ambasadores amerikane Yuri Kim, atij të Bashkimit europian Luigi Soreca, ambasadorit britanik e përfaqësuesve të OSBE-së. Por ambasadorja e SHBA Yuri Kim bën lëvizjen e papritur nga Ambasada, thërret mediat për një konferencë për shtyp.

Read More

Këngëtarja Juliana Pasha është kujdesur që të mbajë jashtë vëmendjes së publikut jetën e saj private. Por, për ata që nuk e dinë, këngëtarja e njohur është e martuar me një muzikant, më saktësisht me kitaristin Altin Llakaj. Çifti janë vazhdimisht në shoqërinë e njëri-tjetrit, pasi veç shtëpisë ndajnë edhe punën, meqë Altini është pjesë e orkestrës që shoqëron gjatë performancave live këngëtaren. Megjithatë, të rralla janë dedikimet publike të dashurisë nga çifti, si ky i ditës së sotme. Juliana i ka uruar partnerit ditëlindjen me fjalët më të ëmbla krahas fotos së tij të publikuar në llogarinë e saj.…

Read More

Stresi është akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj reperi të ri Mato Lale. Featured image of article: Shoku i Noizyt e denoncon për dhunë pasi përfundon në spital, revoltohet Stresi: Do t’ju q* motrat po më bëtë më tekste gangsterash, ju rrahin rrugëve dhe vini në komisariate. Mua edhe vëllain të më vrasin….Noizy, Mato Lale, Stresi2 Qershor, 2020 18:32 TIRANE-Reperi Stresi ka postuar një video në Instagram aty ku sqaron se sapo ka dalë nga komisariati pasi ishte denoncuar nga reperi i ri Mato Lale dhe një mik i tiji. Reperi ka shpjeguar se kanë qenë policët që kanë shkuar…

Read More

Të gjithë ato biznese që nuk kanë aplikuar për pagën e luftës për punonjësit e tyre kanë afat deri në datën 5 qershor, në rast të kundërt do të gjobiten në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Ndërsa të gjithë tatimpaguesit të cilët i kanë trajtuar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit e tyre, nuk do jenë subjekt i këtij penaliteti. Administrata Tatimore bën të ditur se tatimpaguesi në këtë raste duhet që të plotësojë formularin e ankesës, brenda datë 5 Qershor 2020, dhe ta ngarkojë atë në menunë ‘’Çështjet e Mia’’, në llogarinë në e-filing. “Brenda 30 (tridhjetë)…

Read More

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës përmes një deklarate për shtyp ka justifikuar masën e vendosur për shqiptarët në pikat kufitare. Sipas MSH-së, kontrollet që ushtrohen ndaj qytetarëve që vijnë nga Shqipëria, janë masa të cilat janë vendosur për të shmangur një shpërthim të ri të pandemisë se COVID-19. REAGIMI I MSH Së pari i ftojmë të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë si dhe zyrtarët politikë e shtetëror që të ndihmojnë në kapërcimin e situatave të vështira, para se të përhapin me qëllim apo nga mos informimi lajme të pavërteta ose të shtrëmbëruara lidhur me…

Read More